Të njëjtat burime shtojnë se aktualisht vazhdon kqyrja e makinës të braktisur dhe të djegur në Lushnje, që mendohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit. Nga ana tjetër, dëshmitarë okularë pohuan se automjeti ku po udhëtonte Gjepali dhe Fici, së bashku me dy persona të tjerë është qëlluar për dhjetra metra me breshëri automatiku në ecje e sipër. 45-vjeçari Astrit Gjepali, njihej si kreu i “Bandës së Gjepalajve” në vitin 1997. Ai ishte i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia për të paktën 5 vrasje të kryera në vitin 1997. Në momentin e ekzekutimit, ai po kthehej në burgun e Peqinit, pas përfundimit të lejes shpërblyese që kishte marrë.