Më shumë se 40 krerë shtetesh dhe udhëheqës nga e gjithë bota, përfshi presidentin rus Vladimir Putin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon ishin të pranishëm. Presidenti amerikan Barack Obama dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian nuk morën pjesë në këtë ngjarje.
Rusia është përballur me kritika për ligjin kundër homoseksualëve. Atletë nga 88 vende që konkurrojnë në Soçi marshuan në stadium. Masat e sigurisë vazhdojnë të jenë të larta sot në fshatin olimpik dhe për rreth tij. Autoritetet janë në gadishmëri për sulme të mundshme terroriste.
Megjithatë, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach tha se është e padrejtë të veçohen Lojrat e Soçit si të vetmet që përballen me këtë kërcënim sigurimi. Ai tha kërcënime terroriste janë bërë edhe në Olimpikë të tjerë, përfshi ato në Sidney në vitin 2000, Athinë në 2004 dhe Salt Lake në vitin 2002.
Presidenti rus, Vladimir Putin i deklaroi “të hapura” Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit, gjatë një ceremonie zyrtare për fillimin e tyre që është gati në përfundimin e saj. “I deklaroj të hapura Lojërat e XXII Olimpike Dimorëre në Soçi”, deklaroi Putin, i cili ka këmbëngulur shumë për organizimin e Olimpiadave Dimërore që përfundojnë më 23 shkurt, nga një tribunë me zyrtarë të lartë e vendosur në stadiemin ”Fisht” në Soçi.
Obama Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se Rusia po përballet me sfidën madhore të parandalimit të çdo lloj atentati gjatë Lojërave Olimpike të Soçit që u hapën dje, duke shtuar se Uashingtoni po bënte gjithçka për të ndihmuar në mbrojtjen e atletëve.
“Rusët po përballen me një sfidë tepër të madhe që është parandalimi i çdo lloj akti terrorist ose dhune në vendin ku zhvillohen Lojërat Olimpike. Ata kanë investuar shumë për këtë qëllim”, theksoi Obama në një intervistë për televizionin NBC.
”Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, po ashtu në nivelin e forcave të rendit, ushtrisë dhe zbulimit”, shtoi lideri amerikan. ”Po bashkëpunojmë pa ndërprerje me ta për t’u siguruar që jo vetëm atletët tanë, por edhe të gjithë personat që dëshirojnë të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike të jenë të sigurtë”, theksoi ai.
Një avion pasagjerësh që fluturonte nga Ukraina në Turqi tentoi të devijonte dhe të shkonte në Soçi të Rusisë, ku kanë filluar Lojrat Olimpike Dimërore. Avioni që u nis nga qyteti Kharkov i Ukrainës me destinacion për në Stamboll u ul pa problem në aeroportin Sabiha Gocken të Stambollit.
Zyrtarët turq thanë se pasagjerët pretendojnë se kishte një bombë në bordin e avionit të shoqërisë Pegasus Airlines dhe kërkoi të devijojë për në Soçi. Kina Lojërat Olimpike të Soçit (7- 23 shkurt) janë një rast për Pekinin që të afrohet edhe më tepër me Moskën, shprehte kënaqësinë dje shtypi kinez duke akuzuar Perëndimin se po e politizon këtë ngjarje me kritika ndaj Rusisë.
Presidenti Xi Jinping u prit mirë dje në Soçi nga homologu rus Vladimir Putin, në prag të pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së lojërave. Kjo është hera e parë në histori që një kryetar shteti kinez merr pjesë në një ngjarje të madhe sportive jashtë vendit. (Marrë nga ATSH dhe Zëri i Amerikës
“Efekti Soçi” si problem serioz i Putinit
Pr e s i d e n t i r u s Vladimir Putin ndjehet në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi si këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Barbra Streisand para disa vitesh.
Në vitin 2003 ajo kishte hedhur në gjyq një fotograf, për shkak të fotografimeve të shtëpisë së saj nga ajri. Por pikërisht hedhja në gjyq bëri që këto fotografi të jenë në fokusin e interesimit të mediave.
Prej atëherë, gazetarët dhe mediat flasin për “efektin Streisand“. Në përpjekje për të evituar informacionet e padëshirueshme, arrihet efekti i kundërt dhe informacionet zgjojnë vëmendjen e opinionit të gjërë.
Një efekt të ngjashëm ka arritur edhe presidenti Putin: “efektin Soçi”. Presidenti rus Putin është angazhuar para 10 vitesh me plot fuqi për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2014 në Soçi. Para sysh në atë kohë kishte një qëllim të qartë: Bota do të duhej të shihte Rusinë e re të udhëhequr nga ai, 20 vjet pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.