Nisin negociatat për bashkimin e Qipros

18

qipro hartaPala greke dhe turke e Qipros kanë rënë dakord dje, nën kërkesën e OKB-së, për të rihapur diskutimet për ribashkimin e ishullit që është ndarë në vitin 1974, ka njoftuar presidenca e Qipros turke.

“Pala turke dhe ajo greke të ishullit të Qipros kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët për të rihapur negociatat”, ka deklaruar në një komunikim për shtyp presidenca e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTCB, e panjohur ndërkombëtarisht).

“Dy drejtuesit qipriot, ai grek Nicos Anastasiadhis dhe ai turk Dervis Eroglu, do të takohen në zonën jeshile, zonë kjo nën kontrollin e kaskove blu që ndan ishullin”, ka njoftuar KOB-ja në një deklaratë për shtyp. Sipas marrëveshjes së arritur, parashikohet që negociatat të rifillojnë javën që vjen, të martën, raporton ATA.

Bisedimet që nisën nën drejtimin e OKB-së u ndërprenë nga qipriotët turq kur qeveria e Qipros greke, e vetmja e njohur ndërkombëtarisht, morri presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në verën e vitit 2012. Më pas kriza financiare në Qipron greke i shtyu edhe më shumë këto bisedime.