Greqi, policia përleshet me klandestinët

52

ImmigratiPolicia greke u përball gjatë mbrëmjes me disa dhjetëra emigrantë klandestinë, të strehuar në kampin e pritjes së Amygdalezës, në afërsi të Athinës.

Lajmi u raportua ditën e dielë nga mediat kryesore helene.

Struktura, e cila pret në të disa qindra klandestinë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azia u dogj pjesërisht nga protestuesit.

Klandestinët shprehën nëpërmjet revoltës irritimin e tyre për vendimin e Athinës zyrtare për riatdhesimin e tyre e për trajtimin e rezervuar nga policia.

Në të shkuarën, forcat greke të rendit janë vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për trajtimin e keq rezervuar emigrantëve.

Nuk dihet se cili është numri i plotë i të shoqëruarve në komisariate apo i të lënduarve.