Granit Xhaka tërbon zviceranët, mbështet Shqipërinë

51

Xhaka1_602765Granit Xhaka ka tërbuar zviceranët me një postim në profilin e tij në Twitter. Xhaka që luan për kombëtaren zvicerane ka shkruar: “Forca Shqipëri”, në momentin që po luhej ndeshja Islandë-Shqipëri.

Uebfaqja zvicerane “sport.ch”, i ka kushtuar një tekst të veçantë 20-vjeçarit, për ta bindur se gaboi me këtë postim.

Mesfushorit të njohur nga Bundesliga i është kujtuar fakti që ka kënduar himnin shqiptar, duke ngritur pyetjen se, përse Xhaka nuk këndon himnin e Zvicrës?

“Sepse nuk mundem. Nuk e kam mësuar në mënyrë logjike si fëmijë, sepse prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit.

Gjithashtu, ky portal shkruan se nëse Zvicra do të dështonte në Norvegji dhe Shqipëria po të fitonte në Islandë, helvetikëve do t’u rrezikohej vendi i parë, pasi më 11 tetor do të luajnë pikërisht kundër kuqezinjve në Tiranë.

Për zviceranët, është i papranueshëm fakti se Xhaka e përkrah pikërisht një kundërshtar të Zvicrës, pavarësisht faktit se ka prejardhje shqiptare. Ata kërkojnë që lojtari të jetë më i kujdesshëm në të ardhmen me postimet e tij.