Gjinushi, akuza ish qeverisë për grabitje

49

gjinushiKryetari i PSD, Skënder Gjinushi gjatë një konference për shtyp ka sqaruar se situata e djeshme ishte një tentativë e pastër për t’i grabitur selinë PSD-së, me urdhër të ish Ministrit të Brendshëm Flamur Noka.

Kjo është inertësia e qeverisë që humbi zgjedhjet dhe strukturat e saj në mënyrë të organizuar krahas vjedhjes së vendit kishin programuar edhe grabitjen e selisë. Ish-ministri i Brendshëm tentoi të na largonte pa gjyq. Ka vetëm një gjyq mes nesh dhe pretenduesit dhe këtë e vërtetoni në Gjykatën e Lartë, është në rekurs nga ana e atij që ka humbur. Vendim i formës së prerë ku i rrëzohet kërkesa për largimin tonë me gjyq nga selia. Kur flet gjykata, hajdutët heshtin”,- tha ai.

Sipas Gjinushit, Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formës ë prerë të gjykatës, duke akuzuar ish qeveritarët si hajdutë me letra.

Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formës së prerë të gjykatës, ku ne jemi palë me pretenduesit, ka mbrojtur pronën e shtetit sepse 2/3 janë shtet me vërtetime nga shteti. Ky nuk është pronari, ky është blerësi i blerësve dhe pronari nuk e ka të gjithë godinën, ka vetëm 1/3. Banditët vijnë në emër të drejtorit apo të përmbaruesve. Hajdut me letra, kurrë nuk keni parë, ja ku i keni”.