E gjithë familja Peca jeton në dhomën e spitalit që kur djali i madh i saj u aksidentua. Dy djemtë e tjerë lanë shkollën për të ndihmuar vëllain, ndërsa edhe nëna dhe babai i tij janë të detyruar që të qëndrojnë këtu për t’i ardhur në ndihmë. Por as dashuria dhe sakrifica e tyre nuk është e mjaftueshme për rehabilitimin e 17-vjeçarit, që kërkon ndihmë nga gjithkush për të mund të ecur sërish me këmbët e veta. E vetmja ndihmë deri tani ka qenë ajo e komunës Golaj, që i ka dhënë një sasi prej 50 mijë lekësh.