Dimër i vonuar, reshje bore në Korçë, Dibrër dhe Pukë

27

deboreZonat e qarkut të Dibrës, Pukës dhe Korçës janë mbuluar nga dëbora ditën e sotme. Në të gjithë vendin temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, edhe pse jemi në stinën e pranverës.

Raportohet se në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës arrin30 cm, ndërsa në zonat e thella të Dibrës shkon edhe deri në 40 cm.

Reshje të dendura dëbore janë regjistruar edhe në Korçë, në zonat rurale dhe ato urbane.

Si pasojë e reshjeve ka pasur probleme edhe me qarkullimin rrugor në disa zona të Dibrës. Drejtoria e Rrugëve dhe Policia Rrugore kanë marrë masa për zhbllokimin e akseve rrugore.

Reshje të dendura bore vijojnë të bien edhe në Qafë Mali të Pukës, ndërsa në akset Fushë Arrëz- Kukës, Mali- Fierzë ka vështirësi në qarkulli. I pamundur qarkullimi është në aksin rrugor Bardhet-Iballë.

 

Reshjet e dendura të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona, ku është ndërprerë energjia elektrike.