Fyle: Marrëveshja e dy kryeministrave moment historik

47

Stefan-Fyle-2Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fyle, e ka cilësuar marrëveshjen e dy kryeministrave,atij serb dhe kosovar, si “kthesë historike” në rrugën drejt Evropës. Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se marrëveshja e prillit ishte vetëm e para sepse, sipas tij, Kosova dhe Serbia do të arrijnë edhe marrëveshje tjera në të ardhmen, raporton “Koha Ditore”.

Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, Fyle tha se normalizimi i raporteve me Kosovën, duhet të lidhet me këtë proces, ashtu siç e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për procesin e stabilizim-asociimit, që po bëhet me Prishtinën zyrtare.

Nisjen e negociatave të MSA-së, Fyle e cilësoi si një fillim të mirë.