Tages Woche
Fotografi Florian Bachmeier sjell për gazetën zvicerane Tages Woche një foto reportazh nga brezi kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kufiri greko- shqiptar: kufiri mes një vendi të BE dhe një vendi tjetër. Një rrip terra nullius, një tokë e askujt, që ndan, por edhe bashkon. Një vend ku përzihen historitë e së shkuarës, të emigrantëve të uritur që u arratisën në fillim të viteve 90 pas anarkisë postkomuniste.
Sot kufijtë ndajnë prindërit e mbetur dhe fëmijët e emigruar, fituesit dhe humbësit e krizës ekonomike greke.
Që prej liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë në vitin 2010, kufiri ka një imazh të ri: delet shqiptare transportohen me kamionë dhe shiten në Greqi, muzikantët shqiptarë i fitojnë paratë e tyre në dasma greke- dhe më pas janë të rikthyerit, për të cilët nuk ka një perspektivë as në Shqipërinë e dobët ekonomikisht dhe as në Greqinë e tronditur nga kriza, thuhet në shpjegimin e foto reportazhit.