Kristina, e lindur me sindromën Daun, ka një energji shpërthyese në shtëpi. Nëna e saj Linda, kishte nuhatur aftësitë e saj prej gjimnasteje që në vogëli, por mungesa e insitucioneve rehabilituese thotë ajo, ka sjellë sot deforimimin e vajzës në këtë izolim.
Në rrethana akoma më të rënda jeton Valbona, për të cilën kujdeset i ati 73-vjeçar, Agimi. I lodhur nga kushtet ekonomike dhe nga fatkeqësitë në jetë, ai mbledh çdo ditë fuqitë e mbetura nga mosha dhe përballon sëmundjen e vajzës.
Për Lindën bashkëjetesa me Kristinën është në kufijtë e mbijetesës nga të dyja palët, ndërsa për Agimin pleqëria i shtron pyetje pa përgjigje.
Trokitja e nevojës së rreth 40 familjeve të tilla nga drejtuesit e shoqatës në dyert e Fondacionit “Fëmijë Shqiptarë” , bëri që fondacioni të mundësojë një mbështetje financiare në vlerën 2 milion lekë, për ti bërë ditët e festave më të lehta…
Shoqata për kujdesin e këtyre fëmijëve u bën apel institucioneve shtetërore të marrin përsipër strehimin dhe përkujdesjen e tyre.