FMN: Deficiti buxhetor reduktohet vetëm në 2018-tën

58

Fondi_monetar_nderkombtar_-_ndertesaEkonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të ngadalta dhe vitin e ardhshëm. Kështu konstatohet në një raport më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi parashikimet e ecurisë së ekonomisë botërore.

FMN parashikon për Shqipërinë se në vitin 2013, rritja ekonomike do të jetë 1.7 për qind ose 0.1 për qind më e lartë se vitin e kaluar. Rritje më e lehtë parashikohet në 2014 me 2.1% dhe kurse më pas rritja ekonomike pritet të përshpejtohet dhe në vitin 2018 ajo parashikohet të arrijë në 2.5%. FMN vlerëson në raport se problem për Shqipërinë mbetet gjendja e buxhetit veçanërisht defiçiti buxhetor i krijuar me disbalanca të forta mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas raportit të FMN, defiçiti buxhetor parashikohet të arrijë këtë vit në 9.3 miliardë lekë dhe pritet reduktimi i tij vetëm në vitin 2018, me 7.4 miliardë lekë.

Përsa i përket kostos së jetesës, pra çmimeve të mallrave të shportës FMN, vlerëson se këto do mbeten të stabilizuara. Sipas FMN, në tre vitet në vijim inflacioni do të luhatet në 2.4% duke mbetur brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Në nivel global FMN, parashikon një rritje ekonomike botërore më të ngadaltë se ishte parashikuar në vitin 2013 dhe 2014. Rritja mund të kompromentohet edhe më shumë në rast se problemet fiskale në SHBA do të vijojnë ndërsa kriza në eurozonë nuk ka përfunduar ende thuhet në raport.