Floresha Rasha gojëkyçur para Anti-Terrorit

80

Floresha Rasha, gruaja e cila u kthye nga Siria rreth një muaj më parë është marrë në pyetje nga Anti-Terrori. Gjatë marrjes në pyetje, Floresha, nënë e tre fëmijëve të cilët i kishte me vete në Siri, nuk ka treguar asgjë lidhur me rrugëtimin e saj nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

Sipas informacioneve të fundit Rasha nuk ka përmendur asnjë emër të personave që ka takuar apo bashkëpunuar në Siri. Po kështu janë pyetur dhe fëmijët në praninë e psikologut, por edhe ata nuk kanë treguar për shkak dy vajzat Emel e Hatixhe kanë lindur në Siri dhe nuk dinë asgjë, e ndërsa Amar ka iku nga Shqipëria në moshë shumë të vogël.