Elmer Sorija, drejtuesi i lartë i policisë, ka deklaruar se nga të dhënat e para, rezulton se 70-80% e rajonit është shkatërruar.
Raportohen gati 4 milionë persona të zhvendosur, ndërsa gjysmë milioni ndodhen nëpër qendrat e evakuimit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në qytetin Tacloban, kryeqytet i provincës Leyte, në qendër të arqipelagut.
Në OKB është shprehur shqetësimi se numri i viktimave nga super tajfuni, do të jetë shumë më i madh se 1.200, nga sa ishte vlerësuar fillimisht nga Kryqi i Kuq.
Super tajfuni, i kategorisë 5 vërshoi në Filipine, fillimisht në provincën Cebu, pas shkatërrimeve në disa fshatra bregdetarë me erëra që arrinin deri në 315 km në orë.
Deri më tani mbeten të pezulluar totalisht trafiku i tragetëve, autobusëve si dhe rreth 200 fluturime janë anuluar.
Ndërkohë 600 mijë persona janë evakuar në Vietnam ku tajfuni pritet të mbërrijë të hënën në mëngjes.