Facebook injoron të drejtat themelore

48
dw
DW

Max Schrems nga organizata “Europe versus Facebook” thotë per Deutsche Welle, se Facebook dhe degët e kompanive amerikane të internetit në Europë shkelin ligjet e privatësisë.

DW: Ju drejtoni organizatën “Europe versus Facebook” prej dy vitesh tashmë. Cilat kanë qenë kundërshtimet kryesore kundër Facbook deri tani?

Max Schrems: Gjithesej ne kemi ngritur 22 ankesa kundër Facebook, që prekin pjesë të ndryshme të ligjeve të privatësisë në Europë. Problemi më i madh është se kompanitë amerikane mendojnë se mund të injorojnë ligjet Europiane dhe asgjë nuk do të ndodhë.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, po ashtu edhe kompani si Apple, raportohen se i kanë kaluar të dhëna Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Amerikane NSA në kuadër të programit të përgjimit PRISM. Cila është ankesa juaj në këtë rast?

Ka dy gjëra të ndryshme që ju duhe të ndani. Është idea e të kërkuarit informacion për një person të caktuar, dhe si në Europë si në SHBA është në rregull. Çështja është tek të dhënat e njerëzve të thjeshtë. Ne kemi bërë ankimime për pesë kompani që japin të dhënat e europianëve. Një ndër këto kompani është edhe Facebook, që i ka dhënë informacione NSA-së. Sipas ligjeve Europiane, degët e kompanive të huaja në Europë e kanë të ndaluar japin të dhënat në vendet e tyre në rast se këto të dhëna nuk ruhen atje ku jepen. Kjo është diçka që ata nuk mund ta bëjnë sipas raporteve që kemi dëgjuar deri tani.

Çfarë i’u motivoi të krijonit organizatën “Europe versus Facebook”?

Çështja më e madhe për mua është injorimi total i të drejtave themelore nga kompanitë amerikane. Por përgjegjësi për këtë ka edhe BE. Ata nuk bëjnë asgjë për të forcuar ligjin. Komisioni Europian tani ka propozuar të ndryshojë situatën, por ka patur lobing të fortë nga kompanitë dhe qeveria amerikane për të bërë një ligj që mbron të dhënat në Europë. Situata më e frikshme ishte kur arrita të marr 1200 faqe me të dhëna të ruajtura në faqen time të Facebook-ut. Kishte shumë informacione që unë nuk i kisha futur në kompjuter. Kompanitë marrin të dhëna nga miqtë tanë.

You e përdorni vetë Facebook?

Po. Ne nuk jemi duke bërë asgjë të gabuar. Janë kompanitë ato që nuk janë duke u sjellë sipas rregullave dhe veçanërisht Facebook, që ka monopolin e rrjeteve sociale.

Unë nuk mendoj se zgjidhja është të mbyllim profilet apo të kodojmë mesazhet, ne duhet të ndihemi të lirë.

Cila do të ishte këshilla juaj për përdoruesit e Facebook-ut? Si mund të mbrojnë ata më mirë privatësinë e tyre?

Nuk mund të bëni shumë në Facebook, përveç mënjanimit të postimit të gjërave pa vlerë. E vetmja gjë që do t’iu mbrojë paksa është nëse ju çaktivizoni të gjitha platformat aplikative. Ky është shteg i madh: secili prej miqve tuaj mund të instalojë një aplikim që mund të shfrytëzojnë të dhënat tuaja. Ju mund ta parandaloni këtë plotësisht duke çaktivizuar të gjitha platformat e aplikimeve, ka një mundësi zgjedhjeje për këtë në Facebook.

Max Schrems, është student i Juridikut nga Vjena, dhe ka themeluar organizatën “Europe versus Facebook” në vitin 2011. Organizata ka bërë ankesa ndaj Facebook, Apple, Microsoft, Skype dhe Yahoo në Gjermani, Irlandë dhe Luxembourg, aty ku janë edhe zyrat qëndore të këtyre kompanive në Europë.