Sipas burimeve nga policia, një nga pistat e hetimit mund të jenë konfliktet e tij, por përfaqësues të kompanisë “Kotorri – SL sh.p.k.”, që drejtohej nga i ndjeri, thonë se ai s’ka pasur konflikte me askënd dhe kanë mbetur të befasuar nga lajmi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, por ende nuk dihet asgjë për autorët e vrasjes. Ikmet Kotorri 45 vjeç është babai i tre djemve. Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia në momentin që persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar 4 herë me pistoletë.
Kotorri ka themeluar në Tiranë në vitin 2008 kompaninë “Kotorri – SL sh.p.k.”, e cila erdhi nga një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Viktima është ortak edhe në dy shoqëri të tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. Policia bëjnë të ditur se para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës.