Ekstradohet nga Italia 47-vjeçari, ishte dënuar me 6 vjet për trafik narkotikësh

67

burguEkstradohet nga Italia, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjon Kola, 47 vjeç nga Puka, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, me Vendimin nr. 5, datë 22.09.2009, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike“ dhe “Fallsifikim i dokumentave te identitetit“, parashikuar nga nenet 283 dhe 186 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Roma më datë 14.08.2012, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tone i shtetasit Gjon Kola.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.