Eichhorst: Kompromis për zgjidhjen e krizës politike

69

Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst, u ka bërë thirrje palëve politike në Shqipërisë të gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.

Duke folur në Forumin Ballkanik për Shoqërinë Civile në Tiranë, Eichhorst tha se bojkoti nuk i shërben askujt dhe duhet të gjendet një kompromis mes palëve.

“Politika shqiptare duhet të ketë në axhendë integrimin e vendit”, tha Angelina Eichhorst.

Ndërsa Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal,  Ballkani po përjeton një moment pasigurie një muaj para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

“Një muaj para raportit për integrimin, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pritshmëri të lartë. Shpresoj që të mos jetë vetëm Brexit ajo që do ta eklipsojë mbledhjen e Këshillit Evropian” deklaroi Bregu.

Sa i takon rolit të shoqërisë civile, Bregu kërkoi më tepër angazhim të saj, duke kujtuar këtu edhe fondet e marra nga BE.