Në Egjipt kanë vazhduar protestat për gjatë gjithë natës për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit Morsi.
Mijëra protestues të grumbulluar i kanë kërkuar Morsit të largohet dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Atij i është lënë afat deri nesër në orën 15.00, dhe pastaj do të kalohet në një mosbindje civile.
Megjithëse protesat janë raportuar të jenë të qeta, përleshje të pashmangshme kanë ndodhur midis mbështetësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij. Përleshjet kanë degjeneruar në dhunë dhe janë raportuar 5 viktima dhe qindra të plagosur.
Që pas rrëzimit të Hosni Mubarak më 2011, këto janë protesat më të mëdha që po sheh sërish Egjipti. Me qindra protestues kanë protestuar në mbarë Egjiptin.
Morsi ka tërhequr vëmendjen gjatë qeverisjes së tij një vjeçare pasi kritikohet, se i ka dhënë shumë pushtet Vëllazërisë Myslimane si edhe nuk ka arritur të zgjidhë problemet ekonomike në vend.
Ndërkohë që presidenti i vendit Morsi e ka theksuar qartë, se nuk do të japë dorëheqje ai i përsëriti publikut ofertën e tij për dialog, duke pranuar, se qeverisja e tij nuk ka qenë perfekte.