Tare ka zbuluar një gjë të tillë në emisionin “Zone e Lirë” të gazetarit, Arjan Çani, ku është shprehur se, e ka gjetur njeriun e jetës.
Tare dhe Selami janë njohur rastësisht (?) në Tiranë dhe lidhja e tyre ka ardhur duke u forcuar.
Ata tashmë bashkëjetojnë dhe madje, gazetarja ka marrë dhe një unazë “Tiffany” nga ish-kreu i PD-së.
Si Tare, ashtu dhe Selami, nuk kanë qenë “të suksesshëm” në martesat e para të tyre. Deputeti i PD-së ka dy fëmijë nga martesa me ish-Miss-in, Pegi Vreto, ndërsa Ilva nuk ka fëmijë nga martesa me jordanezo-amerikanin, Majd Nuri Shafiq.
Zakonisht, Ilva Tare në emisionin “Ilva Tare Tonight”, i pyet të gjithë të ftuarit e saj me buzëqeshje, por gjatë emisionit ku të ftuar ka pasur Selamin (7 qershor 2013), buzëqeshja e saj duket pak më ndryshe!