Dua Lipa, veshje me çmime marramëndëse në eventin GD

89

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të marrë çmime në industrinë e muzikës. Mbrëmjen e kaluar ajo u vlerësua si “artistja më e mirë e vitit” sipas GQ.

Në event u paraqit e veshur me një fustan të firmës ‘Yves Saint Laurent’, çmimi i së cilës arrin në 3.990 euro.

Veshjen e kombinoi me një palë sandale të po së njëjtës firmë që kushtojnë 895 euro.

Aksesorët i zgjodhi nga firma Cartier. Byzylyku arrin në vlerën 84 mijë euro, ndërsa ora 19.100 euro.