Drejtuesit e furgonëve në protestë, pritet të hyjnë në grevë

53

furgonatSërish ditën e sotme drejtuesit e furgonëve të Tiranës kanë dalë në protesta. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa qeveria të reflektojë, ndërsa javën tjetër pritet të organizohet greva e përgjithshme e të gjithë furgonëve.

“Kjo është dita e 17 që ne po protestojmë në gjithë Shqipërinë. Çdo rreth po proteston në vendin e vet. Ne po presim edhe javën që vjen të përshkallëzojmë protestën në Tiranë gjithë vendi. Presim njoftim nga qeveria të heqë pikat që ka caktuar, kthimin bosh. Ne kthimi plot dhe ardhja bosh nuk na intereson, qeveria e di shumë mirë sa e ka shkuar nafta. Ne jemi taksapagues me të gjithë dokumentet, me makina të kushteve që i kërkon qeveria. Shteti nëse thotë që s’do punojnë taksitë 8+1 mos të japë licenca më, se unë nuk e di që janë dy qeveri, një Bashkia që jep licenca dhe tjetra Haxhinasto me Tahirin. Jemi 17 ditë pa bukë”, tha njëri nga drejtuesit.

Edhe në Korçë drejtuesit e mjeteve të transportit 8+1 kanë bllokuar sërish sot njërin kah të rrugës Korçë-Pogradec, ndërsa vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhje të situatës.