Drejtorët e rinj të qeverisë Rama

62

elisa2-spiropaliDrejtorët e emëruar nga qeveria e re përgjithësisht janë të rinj pa shumë eksperiencë dhe me një moshë fare të re. Katër drejtorët e emëruar dje dhe sot janë nën moshën 30-vjeçare. Sot është prezantuar Luneda Sufali, një tjetër vajzë e re, e cilat do të qëndrojë në krye të Drejtorisë së Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Sufali dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, dhe ka punuar në disa kompani të njohura vendase e të huaja.

Ndërsa ditën e djeshme janë prezantuar tre të rinj të tjerë, të cilët do të qëndrojnë në krye të disa drejtorive.

Drejtuesja e FRESSH, Elisa Spiropali, është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Spiropali zëvendësoi në këtë post Flamur Gjymishkën.

Ndërkohë, Ardit Çela nga LSI u emëruar si administratori i përgjithshëm i Postës Shqiptare. “Çela, ndër objektivat e tij kryesorë, do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg. Rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe plotësimi maksimal i kërkesave të klientëve, do të jenë në themel të veprimtarisë së Postës Shqiptare,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Si Spiropali, ashtu edhe Çela janë të rinj në moshë dhe janë aktivizuar me forumet rinore të partive në koalicion qeverisës.

Briseida Shehaj sakaq u emëruar në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore.

Shehaj zëvendëson në këtë post Gazmir Spahiajn, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Doganave

Datëlindja: 15 mars 1983

Vendlindja: Tiranë

Brisida Shehaj, Drejtoreshë e Tatimeve

Datëlindja: 18 prill 1984

Vendlindja: Sarandë

Ardit Çela, Drejtor i Postës Shqiptare

Datëlindja: 13 korrik 1987

Vendlindja: Poliçan