Sipas organizates, dy emigrantet jane sulmuar ne mes te rruges, pa asnje shkak nga nje grup prej 20 personash te veshur me rroba te zeza, te cilet i kane rrethuar ne fillim me makina dhe motiçikleta, e me pas i kane qelluar me sende te forta dhe me thika.
Ne vazhdim, pasi i kane rrezuar pertoke, i kane shkelmuar per disa minuta. Te frikesuar, emigrantet nuk kane shkuar ne polici per te kerkuar ndihme, por ne zyrat e “Amnesty International” dhe anëtare te kesaj organizate i kane shoqeruar ata per mjekim ne spital pasi kishin frike se do te lajmerohej policia dhe do te deboheshin.
Ne fotografite qe jane publikuar dhe kane shokuar edhe njehere opinionin publik, duken qarte plaget e thella me thike qe kane marre ne dore dhe ne mjeker si dhe shenjat e goditjeve ne brinje dhe ne kurriz.
Sipas “Amnesty International”, sulmi eshte kryer pikerisht disa ore pasi ne kete qytet eshte zhvilluar nje tubim i anetareve te partisë neonaziste “Agimi i Arte”.
Ne deklaraten per shtyp te organizates thuhet se organet greke duhet te veprojne sa me shpejt per te reduktuar rritjen e madhe te sulmeve me motive racore e ksenofobike.
Megjithese ne fund te vitit te kaluar ne Greqi jane ngritur njësi speciale të policisë për perballimin e krimeve me motive racore, ende nuk ka asnje dispozite që do të mbrojë viktimat, emigrantet e paligjshem, qe rrezikojne përzënien e tyre nëse arrestohen, ndërsa nga ana tjeter autoret e krimeve, vandalet neonaziste qe i kane sulmuar mbeten te lire, pasi nuk denoncohen nga askush.