Trajneri i kombëtares sonë Xhani De Biazi mes dyshimesh të mëdha ka përcaktuar 23 kuqezinjtë që zyrtarisht do të përfaqësojnë Kombëtaren e Shqipërisë në eventin më të madh të historisë të futbollit tonë.
Të sakrifikuarit janë katër futbollistë të rinj dhe me prespektivë. Natyrisht qe edhe ata e meritonin, si të 27 që ishin në Austri dhe jo vetëm…. por vetëm 23 është numri që do na përfaqësojë.
Milot Rrashica ishte emri më i lakuar, përpos formës së shkëlqyer që ka kaluar në kampionatin holandez.
Futbollisti i Viteshes ishte një ndër futbollistët që konsiderohej se mund të ishte një i ri surprizë, për kuqezinjtë.
I dyti ishte Berat Xhimshiti i cili suprizisht mori një KO nga italiani Xhani De Biazi.
Katërshen e futbollistëve të pafat e kompletojnë Armir Rrahmani dhe Herolind Shala.
I pari ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer në Kroaci duke qënë edhe në 11 më të mire të kampionatit kroat.
I dyti pra Shala, ende nuk ka bindur që të jetë në top listë.
Gjithsesi futbollistët do të jenë pranë ekipit, vetëm thjesht nuk do të jenë pjesë e skuadrës zyrtare.
Ja lista e plotë:
Portier:
-Etrit Berisha
-Alban Hoxha
-Orges Shehi
Mbrojtës:
-Arlind Ajeti
-Naser Aliji
-Mergim Mavraj
-Lorik Cana
-Elseid Hysaj
-Ansi Agolli
-Frederic Veseli
Mesfushor:
-Ledian Memushaj
-Ergys Kace
-Andi Lila
-Burim Kukeli
-Migjen Basha
-Odise Roshi
-Ermir Lenjani
-Taulant Xhaka
-Amir Abrashi
Sulmues:
-Bekim Balaj
-Sokol Cikalleshi
-Armando Sadiku
-Shkelzen Gashi