Daçiç: Do të ishte më e lehtë ta qëlloja me shpullë Thaçin

54

daçiçKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar gjatë fjalës së mbajtur në një forum ekonomik në Beograd, se për të do të ishte me lehtë ta qëllonte me shpullë se sa të negocionte me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Do të ishte shumë më e lehtë dhe më e këndshme për mua, që ta qëlloja me shpullë Thaçin, sesa të negocioja me të gjatë fushatës elektorale”, ka deklaruar Daçiç.

Por, kreu i qeverisë serbe ka shtuar se është i detyruar të vazhdojë negociatat me Prishtinën pasi kjo është kërkesë e kreut të politikave të Jashtme në BE, Katherine Ashton.

“Ata duan që bisedimet të vazhdojnë më 13 mars, që është edhe dita e fundit e fushatës dhe pikërisht në këtë ditë më duhet të shoh Thaçin – është vërtet një fushatë e mirë”, ka vazhduar ai.

Daçiç më tej ka komentuar edhe mbi lajmin se, Kosova do të krijojë ushtrinë e saj. Ai u shpreh se, kjo nuk është në linjën e marrëveshjes së Brukselit. “Kemi kërkuar garanci nga KFOR-i dhe NATO për këtë. Ushtria e Kosovës nuk duhet të shkojë në veri pa miratimin e KFOR-it”, tha kryeministri serb.