Cana del kundër kalimit me Kosovën

62

canaKombëtarja shqiptare është grumbulluar në Durrës para ndeshjes miqësore me Maltën, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Niko Dovana”. Para kësaj përballje, kapiteni Lorik Cana ka mbajtur një konferencë për media. Në këtë konferencë nuk u fol vetëm për ndeshjen ndaj Maltës, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Mesfushori kosovar, vazhdon të mbajë qëndrimin se të gjithë shqiptarët duhet ta kenë “një komb, një kombëtare”. “Skuadra përfaqësuese e shqiptarëve duhet të jetë vetëm një”, ka thënë Cana.

Ai mbajti një qëndrim kategorik në lidhje me këtë çështje. “Të dyja vendet duhet të bashkojnë forcat për një skuadër sa më solide dhe konkurruese”.

Cana ka folur edhe për Samir Ujkanin dhe Loret Sadikun, të cilët do të luajnë me Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit.

“Unë mendoj se vendimet duhet të merren pas konsultimit me të gjithë pjesëtarët e kombëtares shqiptare”, tha Cana, duke shprehur pakënaqësinë që Ujkani dhe Sadiku kanë vendosur t’i bashkohen Kosovës.

Cana ka folur edhe për e eliminatoreve për “EURO 2016” e sidomos për përballjen e dyfishtë me Serbinë. “Ndaj përfaqësueses së Serbisë duhet të zbres në fushë një skuadër e bindur në forcat e veta”,tha ai.