Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Bushati falenderoi për gatishmërine e ODIHR-it për të vijuar me ndihmën e tij për Shqipërinë dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë per vijimin e reformave.
“Jemi gati për të vijuar reformat në bazë të rekomandimeve për t’i paraprirë në kohë zgjedhjeve vendore e më pas parlamentare. Mora gatishmërinë e ODIHR për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë proces”- tha Bushati.
McComack deklaroi, se ndodhet në Shqipëri për një vizitë të shkurtër për të rishikuar me përfaqësues të partive dhe grupet e interesit rekomandimet e raportit perfundimtar të ODIHR-it për vendin tonë.
“Kthehem për disa ditë për të rishikuar rekomandimet e bëra nga raporti përfundimtar i ODIHR-it. Ne kemi monitoruar 11 zgjedhje në vendin tuaj, kemi ardhur për të riparë rekomandimet me përfaqësues të partive të përfaqësuar në Kuvend ose jo dhe me grupet e interesuara të shoqërise civile”- tha ajo.