Kur Cameron vizitoi Yalding-un, vendin e prekur nga stuhia në Kent, Erica Olivares u shpreh se këshilli lokal nuk kishte bërë asgjë për rikthimin e energjisë elektrike.
Ajo u ankua para kamerave se ishte lënë në një gjendje të vështirë në shtëpi pa elektricitet.
“Ende nuk kemi energji elektrike. Kemi nevojë për elektricitet. Jam përpjekur të kontaktoj këshillin, por ata kanë vendosur të shkojnë që të gjithë me pushime”, u shpreh Olivares.
Cameron i premtoi asaj se do të kontaktonte personalisht me këshillin për të përshpejtuar procesin dhe vizitoi shtëpinë e zonjës për të parë dëmtimet e shkaktuar nga katastrofa.
Ndërsa, disa banorë të tjerë të Yalding-ut janë shprehur se kanë parë më shumë policë gjatë vizitës së Cameron-it se sa në tre ditët e përmbytjeve në prag të Krishtlindjeve.