Krijohet partia partinë më e re në vend, Sfida për Shqipërinë

sfidaProblemet e shumta që nuk po gjejnë zgjidhje si dhe largimi i të rinjve nga vendi janë arsyet që një grup qytetarët të angazhuar në jetën publike thonë se i nxitën të krijojnë partinë më të re në vend, Sfida për Shqipërinë. Disa prej tyre ishin pjesë e garës për kryetar bashkie të Gjergj Bojaxhi në 2015
Blendi Salaj: “Shpallim sot krijimin e partisë ‘Sfida për Shqipërinë’. Duke reflektuar mbi domosdoshmërinë dhe detyrimin moral dhe politik që kemi ndaj këtij vendi si dhe brezave pararendës dhe atyre pasardhës ne propozojmë dhe bëjmë thirrje për një marrëveshje të re mes qytetarëve për qytetarët dhe nga qytetarët që respekton dhe reflekton interesin e tyre mbi ato të klasës politike”.
Me synimin për të marrë vota qytetarësh të zhgenjyer në terrenin e vështirë politik shqiptar, SFIDA PËR SHQIPËRINË premton se do të garojë e vetme dhe nuk do të bashkëpunojë me asnjë nga partitë kryesore në vend.
Blendi Salaj: “Është premtuar dhe është vendosur që nuk do bashkëpunojmë me asnjë nga partitë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë”
Modeli i funskionimit të partisë duket se do të jetë ai amerikan, ku kryetari administron dhe në këtë rast është Hektor Ruci, ndërsa figura me të cilin identifikohet kjo parti Gjergj Bojaxhi zgjodhi që të mos dilte në plan të parë në ditën e prezantimit, duke thënë se është vetëm një anëtar i thjeshtë i partisë.

Aksidentohen policët e burgut të Drenovës,1 i vdekur

aksident i rendeNjë efektiv i burgut të Drenovës ka humbur jetën në një aksident automobilistik dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Plasë dhe sipas burimeve policore bëhet e ditur se makina veturë me të cilin policët po udhëtonin u përplas me një furgon mallrash.
Sipas informacioneve efektivët e burgut ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

50 kuriozitetet që mahnitën botën

hillary clinton1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Klintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë

Clinton dhe Trump bëhen gati për debatin e fundit televiziv

clinton-trumpHillary Clinton dhe Donald Trump do të debatojnë sot në mbrëmje për herë të fundit, 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, për të cilat mbetet favorite kandidatja demokrate.

Ashtu si gjatë dy dueleve të para, ish-shefja e diplomacisë amerikane është përgatitur për disa ditë me dyer të mbyllura në një hotel pranë shtëpisë së saj në Chappaqua, në Nju Jork.

Një kohë e konsiderueshme, strategët e Clinton mendojnë se këto debate kanë pasur deri tani një ndikim vendimtar në fushatë.

Donald Trump vazhdon mitingjet duke i kushtuar vetëm disa orë në ditë përgatitjes për duelin që do të ndiqet nga dhjetëra miliona amerikanë, edhe pse rekordi prej 84 milionë në debatin e parë duket i vështirë të arrihet.

Duke siguruar një popullaritet në rritje tek gratë dhe minoritetet, Hillary Clinton ka siguruar mesatarisht 46 për qind të votave kundër 39 për qind për Donald Trump dhe 6,4 për qind për Gary Johnson.

Une jam shqiptar kosove

marin-memaUne jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mi kane dhene shpirtin per kete vend . Une jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mij nuk shihnin kufij mes Shqiperise. Une jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element te masakrave te tmerrshme te bera mbi vellezerit e motrat e mija kosovare ! Une jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Isen e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shume te tjere. Ata jane heronj per mua !! Ata kane nje gjak me mua !!! Une jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shume te tjere, luftuan per te njejtin flamur, sepse ne shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qemoti !!!
Une jam shqiptar kosove sepse kurre nuk do te pranoj qe historine te ma beje ndonje burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjeter. Une jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk behet uje, sepse gjakun edhe pse une jam nga Kolonja e kam te njejte me çdo shqiptar kosove !! E kete nuk e ndalon askush !!
Nuk prishet e perçudnohet historia sepse disa tuafer ( me qellim) duan te ngrene pengesa e biles edhe”arme” moderne duke ndezur armiqesi mes te njejtit komb.!! Nuk dua te di nese ne pushtet eshte Edi apo Lulzimi (sepse per çeshtjen kombetare nuk ka te majte e te djathte, nuk ka as flamuj politike), por ate qe s’mundet ta ndaloje askush nga keta BURAT me nje R eshte te qenit shqiptar, te menduarit bashke, te ecurit bashke, drejt nje historie qe do apo s’do Enverushi eshte e perbashket !!
Historia nuk eshte loder, nuk eshte telekomande ku çdo kush mund te shtype stacionin qe deshiron, por eshte identitet, pasion, ndjenje, eshte gjak, eshte e mbetet HISTORI !! Ndaj shpesh eshte me mire te heshtesh se te broçkullisesh !! Hesht Enverushke eshte me burrerore se te hollosh zerin e te besh si burre ! Ti nuk behesh kurre burre duke mohuar historine !!
Une e kuptoj se te jesh pushtetar si keta, nuk te intereson identiteti kombetar, por kjo s’do te thote se ne, njerezit e thjeshte duhet te hapim rruge, e te lejojme keta pseudoshqiptare te hapin goje e te nxjerrin te vjella antikombetare !! Historine e bejne burrat e jo gjysme burrat !! Une jam shqiptar kosove dhe i tille do te mbetem !!! Ndaj Enverusherit dhe gjithe çeta pas tij duhet te kafshojne gjuhen nese nuk u pelqen, duhet ta bejne me zorr, sepse fatin e shqiptareve te Kosoves nuk e vendos askush tjeter perveç historise qe ka dritheruar çdo shtepi ne ate toke !! I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsite , i ndjeni ??? E pra ato jane shpirtera, shkuan per te qene te lire, e jo per tu drejtuar nga askush qe per interesa personale shpik, mohon, hedh poshte, shkel identitetin, siç po bejne ca nga pushtetaret xhepa plote e shpirt te boshatisur !!! Une jam shqiptar kosove e kete s’ma ndalon askush !! Historia eshte per burrat e jo per dallaveraxhinjte !!
PS : Kush u merzit le te kerkoje yjesine ne qiellin blu per hir te pushtetit te disave… Ne te tjeret nuk kemi ndasi , perkundrazi jemi shqiptare Kosove, Çamerie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice , Shkupi e keshtu me rradhe !! Jemi shqiptare !!!

Operacion ndërkombëtar në 52 shtete, sekuestrohen 2. 4 ton kokainë

Panama DrugsNjë operacion i koduar “Ciconi Alba” është ndërmarrë mes 52 shteteve, përfshirë dhe Shqipërinë, duke arrestuar 314 persona të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale.
Operacioni ndërkombëtar i cili ka zgjatur për 6 ditë, nga data 10-16 tetor është raportuar sot nga Europol
Mësohet se mes të arrestuarve janë 10 shqiptarë me banim në Gjermani.
Qëllimi i këtij operacioni “ishte ndërprerja e rrjeteve të rrezikshme kriminale aktualisht aktive” duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me emigracionin ilegal, njerëzve dhe trafikut të drogës dhe krimit kibernetik.
Në këtë operacion janë arrestuar 314 persona janë sekuestruar 2.4 ton tonë kokainë si dhe janë liruar 529 viktima të trafikut
Operacioni “Ciconia Alba” është koordinuar nga Europol nga seli në Hagë dhe kishte qëllim “një goditje të madhe për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.”
Në deklaratën e agjencisë së Europol thuhet se gjatë operacionit janë bastisur bordello, sallone masazhi, aeroporte, apartamente si dhe qendra të pritjes së emigracionit.
Lajmi u publikua nga AFP.
o.n

Vajza e Llallës dhe mejhanet e medias

Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur ne 21 janar 2011

Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur ne 21 janar 2011
Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur ne 21 janar 2011
Ju kujtohet Michelle Obama 7 vjet më parë, vetëm pak ditë pasi ishte bërë zonja e parë e SHBA, kur doli në publik ndërsa mbante veshur një palë këpucë 540 USD? Edhe pse ka kaluar shumë kohë dhe atëherë çifti Obama u detyrua të kërkonte ndjesë për luksin e shfrenuar të ‘first lady’, por, nëse do të kërkojmë sot në internet, rreth kësaj çështjeje ekzistojnë qindra artikuj të publikuar nga mediat anë e kënd botës.
Po mbreti i Belgjikës ju kujtohet pak kohë më parë kur e bënë ‘për ujë të ftohtë’ në Parlamentin Federal, pasi djali i tij, kishte firmosur restaurimin e pjesshëm të njërës prej rezidencave të familjes, rreth 150 mijë euro. Kaq u desh saqë eksponentë të partive ekstremiste të arrinin deri atje saqë të kërkonin edhe largimin e mbretit. Çka detyroi të parin e Belgjikës që jo vetëm të kërkonte ndjesë publike por edhe të kthente mbrapsht të gjitha paratë e shpenzuara nga arka e shtetit.
Po Enrik Fullani ju kujtohet? Djali i Ardian e Arjana Fullanit. Pikërisht ai që nuk mjaftohej nga Ferrari, koleksionet e orëve të shtrenjta por i fuste edhe një të fshirë djersëve me 500 euro.
Tani ka dalë dhe vajza e Adriatik Llallës, luksi i shfrenuar i së cilës ka qenë objekt i disa shkrimeve të publikuar njëri pas tjetrit ditët e fundit. I çuditshëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit shqiptar, i cili jo vetëm i ka ndërprerë pushimet të bijës në plazhin e Jalës, dhe i ka zhdukur çdo gjurmë nga rrjetet sociale, por ka nisur edhe një fushatë shantazhimi ndaj botuesve. Gjatë të hënës shumë prej mediave shqiptare, përfshi edhe ‘dashnorët e fjalës së lirë’ nuk u morën fare me këtë lajm, ndërsa pjesa më e madhe e atyre që publikuan online shkrimin e gazetarit Bledi Mane, pas presionit të Llallës u detyruan ta hiqnin atë.
Kolegu Mane i ka bërë hesapet e çiftit Llalla (referuar asaj çfarë vetë kanë deklaruar), dhe sipas tij, për katër vjet të dy prindërit e 17 vjeçares nuk kishin fituar aq sa të paguanin çmimet e veshjeve dhe bizhuterive të vajzës, edhe nëse si familje do ishin ushqyer veç me përshesh me llallë.
E mirëkuptoj, çiftin Llalla që ndoshta e ka merak të bijën më tepër se prindërit e tjerë dhe nuk kursen asgjë për të. Mundet të kenë marrë kredi ose kanë hyrë borxh për të mos prishur qejfin e vajzës dhe nga sedra nuk e kanë deklaruar këtë. Por nuk arrij të kuptoj mediat dhe kolegët e mi që edhe pse pretendojnë se janë zëri i fjalës së lirë shantazhohen nga kryeprokurori dhe pse jo, ndonjë prej mejhaneve mediatike rrezik t’i fusë edhe ndonjë antilajm në mbrojtje të Llallës apo përgënjeshtrim, për gabimin e pafalshëm që bënë të hënën. Ndër të paktat, për të mos thënë e vetmja që ka rezistuar deri tani është newsbomb.al, ku dhe po publikoj këtë shkrim, çka i vlerësoj për kurajën dhe mospëruljen para shantazheve apo favoreve që Llalla ashtu siç do zyrtar shqiptar, në raste të tilla i ofron me shumicë.
Fatos Mahmutaj
Bruksel më 2 gusht 2016

Schulz: Ishim të përgatitur

European Parliament - Martin SchulzPresidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schuls mohoi që dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian të kishte një efekt domino, duke deklaruar se BE-ja është e “përgatitur”.
“Vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja nuk do të shkaktojë vendime të ngjashme tek vendet e tjera anëtare”, tha Presidenti i Parlamentit të BE-së, Schulz.
“Unë nuk jam i tronditur”, tha ai, duke shtuar: “Ne ishim të përgatitur.”

Memushaj më i miri i ndeshjeve të treta në Euro 2016

as-1Ledian Memushaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e kombëtares shqiptare kundër Rumanisë.
Pavarësisht se lojtari i ndeshjes u shpall Arlind Ajeti, Memushaj ishte mbreslënës në atë ndeshje, duke dhuruar dhe asistin për gol.
Për performancën e tij të mirë, futbollisti vlonjat është zgjedhur në formacionin më të mirë të Europianit të ndeshjeve të treta të grupit, sipas formacionit që ka bërë “France Football”.
Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të treta në grupe, në portë ndodhet kroati Danijel Subashiç, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Xhoshua Kimish i Gjermanisë, turku Mehmet Topal, islandezi Arnason dhe uellsiani Neil Teilor. Në mesfushën me tre, Ledian Memushaj rreshtohet në qendër, ndërsa përkrah tij janë uellsiani Ramsey nga e djathta dhe irlandezi Bredy majtas. Cristiano Ronaldo është sulmues i vetëm, ndërsa mbështetet nga krahët nga hungarezi Xhuxhak dhe kroati Ivan Perisiç.
Memushaj është vlerësuar me notën 7 nga “France Football”.

Tifozët shqiptarë marrin në krahë gazetarin turk në Lion

[embedyt] http://www.youtube.com/watch?v=ULtuLIP4eGw[/embedyt]Pas fitores me Rumaninë atmosfera në Lion ka qenë tepër e ndezur nga tifozët kuq sa në një moment tifozët shqiptarë kanë marrë në krahë dhe një gazetar turk.
Videoja është postuan në youtube. Tifozët shqiptarë kanë rrethuar gazetarin e TRT, Serkan Saydam teska ai bën raportimin live dhe vazhdojnë të bëjnë tifo duke e marrë në krah edhe atë.