Memushaj më i miri i ndeshjeve të treta në Euro 2016

55

as-1Ledian Memushaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e kombëtares shqiptare kundër Rumanisë.
Pavarësisht se lojtari i ndeshjes u shpall Arlind Ajeti, Memushaj ishte mbreslënës në atë ndeshje, duke dhuruar dhe asistin për gol.
Për performancën e tij të mirë, futbollisti vlonjat është zgjedhur në formacionin më të mirë të Europianit të ndeshjeve të treta të grupit, sipas formacionit që ka bërë “France Football”.
Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të treta në grupe, në portë ndodhet kroati Danijel Subashiç, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Xhoshua Kimish i Gjermanisë, turku Mehmet Topal, islandezi Arnason dhe uellsiani Neil Teilor. Në mesfushën me tre, Ledian Memushaj rreshtohet në qendër, ndërsa përkrah tij janë uellsiani Ramsey nga e djathta dhe irlandezi Bredy majtas. Cristiano Ronaldo është sulmues i vetëm, ndërsa mbështetet nga krahët nga hungarezi Xhuxhak dhe kroati Ivan Perisiç.
Memushaj është vlerësuar me notën 7 nga “France Football”.