Bëhu i marrë, jo i mjerë!

Rudina Xhunga
Kur unë mbarova studimet e mia, ishin katër vitet e fillimit të tranzicionit shqiptar.

Juve që diplomoheni sot, nuk di t’ju them, nëse jeni në vitet e fundit të tranzicionit shqiptar, ndërsa bota po kalon tranzicionin e saj, nga njeriu te teknologjia.

Është koha e parave të shpejta, makinave të shpejta, konsumit të shpejtë, rregullave pa rregulla.

Si orientohesh në këto kohë?

Nga brenda, jo nga jashtë. Pyetjet i bën vetë, përgjigjet i jep vetë.

Ti më dëgjon e mendon, se unë e kam të lehtë te flas, se e kalova. Çfarë kam të lehtë? Çfarë kalova?

As harroj, as kaloj dot, mbi çfarë kam parë dhe bërë.

Ajo kohë nuk zhduket nga memoria ime.

Nuk dija ç’do bëja me jetën time. Kisha frikë. Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit, apo hidheshin në rrugë.

Kisha frike nga frika ime. Dhe e sfidova. Duke treguar histori për frikërat tona, vrava friken time.

Shkova nëpër zyra redaksish në kërkim të një pune, të papaguar në fillim, pastaj me pagesa modeste.

Kujtoj veten pa para, por jo pa shpresë.

Shpresa nuk ka të bëjë me vitin kur lind , por me vitet e tua, adrenalinën natyrale të tyre.

Sepse mosha jote, mosha juaj është çelësi që hap çdo derë. Është e vetmja moshë që ka guxim të marrë dhe besim fëmije.

Përdori! Ti mbase nuk e di se i ke këto armë, por i ke.

Shoqëria të kthen në humbameno, në të kërrusur, në medioker, në intrigant, në të dëshpëruar me rregullat dhe parregullat e saj, kur kalojnë ca vite.

Vetëm tani mundesh të bësh çudinë që nuk pret dot për nesër.

Sikur ta dije çfarë vlere në ar ka mosha jote, çfarë guximi, çfarë besimi, çfarë mundësish, që o përdoren, o digjen.

Ke gjithë jetën para për t’u dorëzuar, po ke vetëm këtë çast për të sfiduar. Ky çast është tani.

Tani nuk i jep askujt llogari, veç vetes. Tani nuk mban përgjegjësi për askënd, veç për veten.

Tani ti nuk ke pasuri. Ti je vete pasuria. Përdore, investoje!

Mos shko të punosh në call center, mos shko të transportosh drogë, mos u bëj skllav, mos u bej mish për top!

Të pengon sistemi? Denoncoje sistemin! Bërtit! Ke zë, pse e hesht zërin tënd?

Bërtite zërin tënd, derisa të ketë veshë që dëgjojnë.

Nuk ka sistem që nuk ka frikë të rinjtë.

Mos fol me vete, mos fol për vete. Hyr në network.

Mos hyr në kafe të qash hallet, as Instagram të gënjesh hallet, bëhu grup të zgjidhesh hallet.

Grupin e kujt, me lider kë? Bëhu lider, bëje ti grupin tënd, ose zgjidhe ti liderin dhe grupin me probleme të ngjashme dhe dëshirë të njëjtë për t’i ndryshuar.

Kur shoh të rinj që mbushin kafenetë, kazinotë, lotot e dhe call center, kur i shoh të lëshuar dhe dorëzuar në pritje të një mundësie për të ikur, më vjen të bërtas.

Nga kush po ikën, nga vetja jote, nga jeta jote?

Bëhu i marre, jo i mjerë! Do të ta falin marrëzinë, por jo mjerimin.

Ju nuk jeni të mjerë, se ju ia dolët. Ia dolët të diplomoheni. Ka të tjerë që nuk e kanë bërë.

ra ka të tjerë që e nisin me një minus, ju e keni nisur me plus.

Tundjani diplomën tuaj në fytyrë atij që ju thotë pija lëngun këtij kartoni.

Diploma ka për tjetrin, vlerën që ti i tregon se ka. Po shkove me nënshtrim e pa vetëbesim, si i tillë do trajtohesh.

Po të thanë: sa si puna jote, ka me diploma, thuaji: Unë vlej, diploma ime vlen, rinia ime vlen. Ti që me demotivon, e përzë, pa me trego pak diplomën tënde!

Nuk të duhet se ke bërë para? Po si i ke bërë?

Kur një njeri kërkon llogari për paratë e pista vërdallë, zëri i tij humbet. Por kur shumë zëra kërkojnë llogari për paratë, për mungesën e rregullave, për padrejtësinë sociale, nuk ka shans të mos ju dëgjohet zëri.

Ju nuk keni ç’humbisni po ngritët zërin. Por nuk keni ide sa humbisni , duke mos ngritur zërin.

Kërko të drejtën tënde, jo me inat se të takon, por me besim se ke për të dhënë.

Do japësh ëndrrat. Pa ëndrra nuk ka shpikje, nuk ka zhvillim, nuk ka ndryshim.

Unë e di, është e kotë ndonjëherë. Muri i sistemeve të ngritura pa pasur njeriun, në qendër, por paranë, është i padrejtë.

Unë vetë, shpeshherë, konformohem, nuk konfrontohem.

Edhe ti mund ta bësh një ditë. Por tani është koha jote, Nuk ke nevoje për mua dhe mesazhet e mia, ke nevojë për jehonën e zërit tënd. Kujton se je vetëm, ndërsa të tjerët mezi po presin të ikin?

Po bërtit njëherë, oeeeeee a ka si unë, të tjerë?

Dhe do ta shohësh sa ka si ti, që duan t’ia njohin vlerën kësaj diplome, kësaj jete, këtij vendi, që është yti.

Nuk ka lidhje a të do. Ti a e do vendin tënd?

Nuk ka lidhje sa të do jeta e fati yt. Ti a i do ato?

Mos pyet çfarë surprize do të të bëjë fati? Ti më thuaj si do e suprizosh fatin tënd, veten tënde, familjen tënde, të dashurën tënde dhe nesër fëmijën tënd.

Bëhu i marrë, jo i mjerë!

Nuk kanë asgjë më shumë se ty, ata që ia dalin, mjafton të vendosesh me veten, për çfarë ia dalin.

Poqe se t’ia dalësh për çunat këtu është të bëjnë paratë e shpejta e të ikin shpejt atje ku do shkojmë të gjithë, një ditë, kot më thirrët mua.

Unë nuk jam me shprehjen; Një ditë luan, më mirë se gjithë jetën dele.

Unë jam me besimin, bëhu njeri. Shijoje njeriun brenda teje, ndihmoje të dojë e ëndërrojë dhe jeta do jetë jotja, miqtë e mi, kudo ku e ndërtoni.

Unë dua vetëm t’ju lutem; bëjeni këtu! Këtu ku keni diplomën dhe rininë, familjen dhe fëmijërinë. Mos i braktisni se nuk janë pesha që ju ndalojnë fluturimin.

Këto janë krahë që ju ndihmojnë të fluturoni.

Ju dua shumë. Nuk ju njoh, por mezi po pres t’ju njohë gjithë bota.

Arrestohet për shpërdorim detyre punonjësja e Policisë Kufitare në Rinas

Arrestohet në flagrancë punonjësja e Policisë Kufitare në Rinas nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bënë arrestimin.

“Dyshohet për implikimin e punonjëses së policisë Brunilda Duda, me detyrë kontrollore në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit Rinas, lindën pas kapjes së 7 shtetasve turq, që tentuan të kalojnë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi, të cilët deklaruan se kishin hyrë nëpërmjet Rinasit në Shqipëri. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas janë lejuar të hyjnë në territor në mënyrë anti ligjore, nga punonjësja e policisë Duda, duke mos kryer regjistrimin në sistem.”

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Arta Marku liron nga detyra Sokol Stojanin

Kryeprokuroja Arta Marku liron nga detyra Sokol Stojanin me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ndihmës për subjektet e posaçme, mbrojtes së dëshmitarëve, inspektimit dhe burimeve njerëzore, studimeve, projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Nuk dihet nëse urdhri i Markut për lirimin nga detyra të Stojanit ka lidhje me 10 prokurorët e Krimeve të Rënda, për të cilët Marku kërkoi hetim disiplinor pasi ata refuzuan të përfaqësonin dosjen Shullazi.

Ndërkohë Ora News la siguruar dokumentin e lirimit nga detyra të drejtuesit në Prokurorinë e Përgjithshme Stojani që mban numrin 193, datë 19 shtator 2018.

Urdhëri për shkarkimin e tij ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ky lirim është bërë duke u mbështetur në ligjin Nr. 97/2016 ‘për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, neni 38, pika 2, gërma e’.

Për zbatimin e urdhërit është ngarkuar Sektori i Burimeve Njerëzore.

Ndërkohë dje Marku transferoi 3 prokurorë dhe vendosi në hetim disiplinor 7 të tjerë.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Me lëvizjen e këtij të fundit është larguar nga prokuroria e krimeve të renda njeri prej prokuroreve qe po hetonte dosjen e ish ministrit te Brendshëm.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Të mërkurën prokurorët braktisën mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela duke refuzuar të përfshiheshin në dosjen “Shullazi”.

Prokurorë të Krimeve të Rënda ngrenë padi ndaj Donika Prelës dhe Arta Markut

Dhjetë prokurorë të Krimeve të Rënda do të ngrenë padi ndaj kreut të kësaj Prokurorie Donika Prela dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku për urdhrin e pezullimit nga detyra dhe ankim civil në gjykatë për pavfleshmëri absolute të urdhrit të nisjes së procedimit.

Bëhet fjalë për grupin e prokurorëve që refuzuan dosjen “Shullazi”.

Procedimi disiplinor ndaj dhjetë prokurorëve po ndiqet nga drejtoria e inspektimit në prokurorinë e përgjithshme.

Tensione tek Krimet e Rënda, çfarë ndodhi dje

Pasditen e së enjtes tek Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pasur tensione.

Prokurorët për të cilët kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetim disiplinor pasi refuzuan dosjen Shullazi kanë kërkuar sqarime nga Prela.

Ata kanë dashur ta takojnë në zyrë, por kur kjo e fundit ka refuzuar, ka pasur një tjetër rebelim në radhët e tyre. Tre prej tyre kanë hyrë me forcë në zyrën e Prelës, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Zyrtarisht nga Krimet e Rënda thuhet se nuk ka pasur tensione fizike mes prokurorëve, e njëjta gjë konfirmohet dhe nga prokuroria e përgjithshme.

Arta Marku transferoi 3 prokurorë, për 7 të tjerë hetim disiplinor

Prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Me lëvizjen e këtij të fundit është larguar nga prokuroria e krimeve të renda njeri prej prokuroreve qe po hetonte dosjen e ish ministrit te Brendshëm.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Të mërkurën prokurorët braktisën mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela duke refuzuar të përfshiheshin në dosjen “Shullazi”.

Rikthehet nv një duet me këngëtarin australian Elhaida Dani

Këngëtarja Elhaida Dani do të sjellë së shpejti një këngë të re.

Këtë herë ajo do të vijnë me një bashkëpunim.

Elhaida ka udhëtuar drejt Australisë për të realizuar këngën me Nathaniel.

Në një postim në Instagram ka plotësuar një pjesë të këngës ku Nathaniel këndon anglisht ndërsa Elhaida në gjuhën italiane.

Ajo ka paralajmëruar se kënga mund të jetë gati në muajin tetor ndërsa nuk e ka zbluar titullin e saj.

“Yayyyyy !!!! Kjo tregon qe tashme bota eshte kaq e vogel… Nga Kanadaja ne Australi krijuam një kenge qe e dua shume dhe mezi pres t’jua tregoj !

Ja nje paradhenje te ktij dueti me Nathaniel qe do jet publik ne tetor,”-shkruan këngëtarja.
Postimi

Publikohen emrat e prokurorëve që do të shkonjë para Emiljano Shullazit

Përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e cila përmes një njoftimi për mediat bën me dije se “në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi”.

Organi i akuzës bën me dije se emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës.

Zgjedhja dy ditë pasi Prokurorët braktisin mbledhjen me eproren Prela

Përzgjedhja e grupit të prokurorëve vjen dy ditë pasi Prokurorët braktisën mbledhjen me eproren Donika Prela.

Shkak ka qënë kërkesa e kreut të krimeve të rënda për përcaktimin e një prokurori për dosjen ku i pandehur eshtë Emiljano Shullazi.

Përfaqësuesit e akuzës nuk kanë pranuar që kjo dosje të shortohet pasi sipas tyre ajo e ka aktualisht një prokuror që është marrë me hetimet që në nisje të tyre, i cili është ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Në takim ata kanë pretenduar se shorti për këtë dosje është i paligjshmëm ndërsa nuk bëhet fjalë sipas tyre për frikë në hetimin e çështjes, pasi kanë qënë ata që edhe më parë kanë kerkuar dënim për Shullazin.

Refuzuan dosjen “Shullazi”, Marku transferon 3 prokurorë, 7 në hetim disiplinor

Nuk vonoi shumë reagimi i kryeprokurores Arta Marku ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Pasi është vënë në dijeni për situatën nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar dje transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Me lëvizjen e këtij të fundit është larguar nga prokuroria e krimeve të renda njeri prej prokuroreve qe po hetonte dosjen e ish ministrit te Brendshëm.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Emigrantë italian në Belgjikë duke dalë nga miniera

Emigrantë italian në Belgjikë duke dalë nga një minierë pas turnit 10 orë. Bois du Cazier, 1902.
Emigrantë italian në Belgjikë duke dalë nga një minierë pas turnit 10 orë.
Bois du Cazier, 1902.

Shkencëtarët për shkrirjen e akullnajave: Mure në fund të detit

Ndërtimi i mureve në shtretërit e deteve mund të bëhet fronti i ri i shkencës së klimës pasi inxhinierët po kërkojnë mënyra të reja për të frenuar rritjen e nivelit të deteve që parashikohet të ndodhë si pasojë e ngrohjes globale.
Duke ngritur barriera shkëmbinjsh dhe rëre, kërkuesit besojnë se mund të ndalin rrëshqitjen e akullnajave të nënujshme që po shpërbëhen në thellësi.
DO të ishte një operacion drastik por mund të blinte kohë nëse ndryshimet e klimës do të vazhdojnë- mendon unioni gjeofizik evropian. Edhe pse nocioni mund të ngjasojë si fantashkencë, projekti është i realizueshëm.
Ne parashikojmë struktura shumë të thjeshta, grumbuj shkëmbinjsh dhe rëre në dyshemenë e oqeanit- thotë Michael Wolovick, kërkues në departamentin e gjeoshkencës në universitetin e princetonit në SHBA.
Strukturat, jo thjeshtë do të frenonin shkrirjen e akullnajave, por do të parandalonin edhe ujin e ngrohtë të arrinte në bazën e tyre nën det. Shkrirja e akullnajave, si pasojë e temperaturave në rritje në pole, ka potencialin për të shkarkuar sasi të jashtëzakonshme uji në oqeane, duke rritur nivelin e tyre. Vetëm akullnaja Thwaites, një strukturë akulli me përmasat e Britanisë së Madhe, nëse do të shkrihej, do të rriste nivelin e deteve me tre metra.
Sidoqoftë, zgjidhje gjeo-inxhinierike si kjo, nuk duhet të tërheqin vëmendjen nga reduktimi i emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë – paralajmërojnë studiuesit.

Kthehen në Kosovë eshtrat e babait të Leonora Jakupit

Rreth 20 vite pas vdekjes së Qazim Jakupit më në fund trupi i tij po prehet në vendlindje.

Eshtrat e babait të këngëtares së famshme Leonora Jakupi janë kthyer të enjten (20 shtator) në Kosovë ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot.

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe në Kosovën e lirë heroi im,”-shkruan Leonora në videon ku shihet makinat me trupin e të atit.

Së bashku me Qazim Jakupin do të prehet edhe bashkëluftëtari i tij, Kolonelit Ahmet Krasniqi.

Homazhet do të zhvillohen në Kuvedin e Kosovës rreth orës 12:00.

Kosova pranoi dje ka pranuar dje nga Shqipëria eshtrat e kolonelit Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Le Pen refuzon gjykatvn për tv kryer vizitë psikiatrike

Drejtësia franceze vë në dyshim gjendjen mendore të lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Një gjykatë franceze ka urdhëruar të enjten Le Pen t’i nënshtrohet testeve psikiatrike, si pjesë e një hetimi mbi imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të Shtetit Islamik.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Presidentja e Frontit Nacional ka reaguar ashpër, duke deklaruar se po i cënohet e drejta e lirisë së shprehjes.

“Është për t’u shokuar, tashmë jetojmë në një regjim që ka nisur të na fusë frikën! Mendoja se kisha të drejtën e lirisë së shprehjes, por jo! Drejtësia do të më nënshtrojë në teste psikiatrie, sepse në postimet e mia në Twitter kam denoncuar horroret e ISIS-it”.

“Sigurisht nuk do të shkoj,” shtoi ajo në korridoret e Asamblesë Kombëtare.

Akuza

Më 16 dhjetor të vitit 2015, Le Pen kishte postuar në Twitter foto ekzekutimesh makabër të kryera nga islamistë të ISIS. Kjo, vetëm për t’iu përgjigjur gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i akuzuar nga Le Pen për paralelizmin që bën gazetari mes fondamentalizmit të ISIS-it dhe Frontit Nacional.

Asokohe, gjykata e Nanterre menjëherë hapi një kërkesë me akuzën e shpërndarjeve të imazheve të dhunshme nga Le Pen.

Rast i përsëritur

Në mars të vitit 2018, Marine “Marion” Le Pen u akuzua për “shpërndarjen e mesazheve të dhunshme, pornografike ose në kundërshtim me dinjitetin që mund të shihet apo perceptohet nga një i mitur “, një vepër e dënueshme me tre vjet burg dhe një gjobë prej 75,000 euro.