Në pranga juristi i Hipotekës në Shkodër

Policia e Shkodrës ndalon juristin e Hipotekës së këtij qyteti dhe tre persona të tjerë nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Siç njofton prokuroria e Shkodrës me urdhër të saj janë ndaluar Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2.

Po kështu janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2 dhe Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1.

“Këta shtetas janë arrestuar pasi më datë 20.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal”.

Zbulohen emrat e të zgjedhurve të Ramës për fluturimin e radhës me Air Albania

Pas provave me studentët e eskelencës, apo pensionistët, radha për pak ”përkëdhelje” me avionët e linjës më të fundit të fluturimeve është për gazetarë dhe njerëz të medias, po pse jo dhe artistë të afërt me qeverinë si Gaz Paja apo Ermal Mamaqi.
Duket se në mungesë të vetë kryeministrit shqiptar në këtë fluturim vendin e tij do e zërë aktori i Portokallisë Florian Binaj, i cili nuk dihet nëse ka menduar ndonjë pjeë humoristike për pasagjerët e tjerë në avion.

Faxweb.al zbardh më poshtë listën e plotë të personave që do të jenë pjesë e këtij udhëtimi, ku nuk mungon as Blendi Fervziu, Bleona Qerreti, Ermal Mamaqi, apo njerëz të tjerë të ekranit.

Lista e plotë:

Blendi Fevziu

Rudina Xhunga

Ermal Mamaqi

Mira Kazhani

Skender Minzhozi

Flogert Muca

Anri Bala

Alfred Peza

Anila Basha

Arban Hasani

Sokol Balla

Thimi Samarxhi

Elja Zotka

Lutfi Dervishi

Edi Frangaj

Muhamed Veliu

Esiona Konomi

Shpetim Nazarko

Dafina Cuca

Lorenc Vangjeli

Iva Tico

Qamil Xhani

Sonil Frasheri

Nertila Maho

Bledar Zaganjori

Mentor Kikia

Alket Braho

Vilma Kerciku

Fatjon Cuka

Enio Civici

Ed Manushi

Ola Xama

Monda Lajthia

Oljana Maloku

Esmeralda Cenollari

Dorina Azo

Elizabeta Dosku

Kristi Gongo

Erjola Lata

Geljano Fataj

Rezarta Delisula

Darina Tanushi

Almarin Gegvataj

Albiona Sulo

Denada Shkodrani

Gaz Paja

Albana Osmani

Bleona Qerreti

Roza Lati

Irida Lubani

Aleksander Furrxhi

Ani Ruci

Mirela Milori

Flor Binaj

Luana Vjollca

Anjeza Maja

Driçim Caka

Andi Qosja

Keti Banushi

Jul Kasapi

Brunilda Cami

Manjoha Hasa

Jonida Tashi

Bledi Lumani

Nertila Dosti

Ornela Joti

Xhirjeta Balla

Luela Myftari

Anila Jole

Endrit Aga
*FAXWEB.NET

Votohet ligji pvr teatrin, mungon Rama dhe Majko

Mazhoranca në Kuvend miratoi sot me 75 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Po kështu shumica miratoi me shumicë të thjeshtë edhe ndryshimet që vetë i bëri këtij ligji në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Rama ishte në Kuvend vetëm për një fjalim të shkurtër ku tha se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet.

Ndërsa Majko nuk ishte fare në Kuvend për shkak se merrte pjesë në një aktivitet në Drenicë , ku u përuruan shtatoret e heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, 20 vjet pas rënies së tyre në luftë.

Ligji parashikon një garë të hapur për këdo ka interes për të ndërtuar në këtë zonë me kushtin që të ndërtojë edhe Teatrin e ri Kombëtar.

Ligji i miratuar më ndryshime i ka lënë 30 ditë kohë kopmpanive të tjera për të hyrë në garë.

Adnan Rexhepi: Së bashku për një Komunitet Shqiptar të fortë

Shqiptarët janë integruar më së miri në Belgjikë. Iku koha kur komuniteti ynë shihej thjeshtë si një grup emigrantësh që nuk premtonin asgjë. Tashmë janë bërë 26 vite nga koha kur grupi i parë i shqiptarëve që thyen embargon komuniste mbërritën në Belgjikë. Në fakt, këta ishin gjenerata e tretë e emigracionit tonë në Beneluks. Edhe pse më të fundit të mbërritur këtu, komuniteti ynë e themi me plot gojën ka marrë stafetën e më të integruarit. Këtë e tregon më së miri pjesëmarrja e dhjetëra shqiptarëve si kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 tetorit.
Artikullin e sotëm albaniaplus ja kushton 45 vjeçarit, Adnan Rexhepi. I lindur në Preshevë dhe i rritur mes vendlindjes, Prishtinës dhe Brukselit. Pikërisht në kryeqytetin kosovar ku ka kaluar rininë e hershme, Rexhepi është diplomuar për Pedagogji. Por jeta do i vinte e tille saqë nuk do qëndronte gjatë në Prishtinë. Pak vite më vonë do gjendej në Belgjikë ku do të vendosej në qytetin e Namurit ku edhe është punësuar si indipendent në drejtimin e një ndërmarrje biznesi. Njëkohësisht 45-vjeçari shqiptar është angazhuar si bashkëpunëtor në Kabinetin e Ministrit Maxime Prevot. Por ajo që vlen të përmendet është angazhimi i tij me komunitetin tonë. Për vite me radhë preokupimet e tij në ndihmë të komunitetit shqiptar janë të shumta. Vlen të theksohen drejtimi i shoqatës “Nënë Tereza” Namur, si dhe mundësimi i rihapjes dhe funksionimit normal të shkollës plotësuese shqipe “Faik Konica”, po në të njëjtin qytet. Po kështu si vlerë primare është organizimi dhe drejtimi i një zyrë konsulencë për bashkatdhetarët. “Kam të hapur dhe funksionale, një zyrë për ndihmë dhe asistencë teknike ose juridike, për gjithë bashkatdhetarët tanë, në raport me institucionet lokale këtu”, pohon vetë Rexhepi gjatë një prononcimi për Albaniaplus. Ndërsa duke prezantuar vetën, vazhdon më tej: “Jam i martuar me tre fëmijë, dhe banoj në Vedrin, Namur”. Në fund Rexhepi nuk harron të falënderoj medien Albaniaplus për mundësimin e këtij artikulli: “Duke ju falënderuar përzemërsisht, për rolin dhe ndihmën që po u jepni secilit kandidat, për të shpalosur idetë dhe programet e tyre, Albaniaplus, ju lutem pranoni falënderimet dhe përshëndetjet e mija të përzemërta.
Dhe për ta mbyllur këtë shkrim, mendojmë se vlen të botojmë të plotë një status elektoral nga profili i tij në facebook, të cilin nuk po e censurojmë aspak, ku mes të tjerash, roli patriotik i Rexhepit përbën thelbin e gjithçkaje. “Të nderuar bashkatdhetarë. Siç e shihni fushata elektorale në Namur, po merr përmasat e veta dhe secila parti shpalos idetë dhe programet e saj. Ashtu si edhe unë, besoj se keni konstatuar se në radhët e shumë partive të ndryshme, ka shumë kandidatë me origjinë shqiptare. Me sinqeritetin më të madh i uroj çdo kandidati sukses dhe fitore, megjithëse kjo lojë dinakërie e disa partive, kërkon të na përçajë si komunitet duke shpërndarë votat mes kandidatëve, e rrjedhimisht dështimin e të gjithëve në zgjedhje.
I siguroj se te unë, nuk do kenë kundërshtarin tipik partiak që rëndom shohim në fushata elektorale. Përkundrazi një bashkatdhetar që gëzohet për suksesin e çdo bashkëkombësi, pavarësisht ngjyrës partiake. Personalisht më intereson më shumë se asgjë, ndihma dhe mbështetja pa kufi e gjithë komunitetit Shqiptar të Namurit. Prandaj jam i vendosur dhe i gjithëpërfshirë mes jush gjatë gjithë kohës, e jo vetëm në fushatë elektorale. Mbetem më i vendosur se kurrë, ta mbrojmë dhe ta çojmë më përpara kauzën tonë. Ju ftoj të nderuar bashkëkombës të votoni masivisht, për të bërë të mundur të kemi një fitues dinjitoz, përfaqësues të komunitetit tonë në zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë së bashku për një Komunitet Shqiptar të fortë! Me respekt Adnan Rexhepi”.

Rama: Në tetë muaj kemi arritur shifra rekord punësimi

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot duke publikuar disa shifra nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit lidhur me numrin e të punësuarve në qarqet kryesore në vend.

Sipas shifrave, 20.764 është numri i të punësuarve në të gjitha qytetet, përgjatë periudhës 8 mujore, janar-gusht të këtij viti.

“Mirëmëngjes, dhe duke u thënë paraprakisht të tërë atyre këtu, që do shajnë e do përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin) se çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Video Rama Facebook

Kontrabandë cigaresh me ambulancë, doktori dhe shoferi në pranga

Një mjek dhe një shofer janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Policia thotë se pas një hetimui 2 mujor u finalizua operacioni “Cigarettes”, duke vënë në pranga shtetasin Artan Dhima 49 vjeç, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

Këta dy persona duke shpërdoruar detyrën tregtonin dhe transportonin me ambulancë cigare kontrabandë.

“Specialistët kanë dokumentuar me prova shkencore se disa shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës transportonin mallra kontrabandë, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim u’a shisnin personave të ndryshëm”, sqaron policia.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 300 paketa të markave të ndryshme;

• 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit;

• 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm;

• 2 aparate celularë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm

nga detyrimet doganore ose të akcizës” ,” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim parashikuar në nenet 172, 178 248, 25 të Kodit Penal.

Rita Ora provokon me bikini nga Dubai

Rita Ora shënoi vitin e saj më të madh në muzikë duke publikuar titullin e albumit të saj më të ri Phoenix të martën.

Dhe këngëtarja shqiptare festoi momentin duke u relaksuar në Dubai.

Ylli i muzikës ka vendosur në pah format e saj trupore me bikini ngjyrë nude.

Bukuroshja ndau pozën provokuese me fansat para performancës së saj në Lindjen e Mesme.

Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpall të pafajshëm ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto.

Në maj të këtij viti, ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg.

Zoto u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me prokurorinë.

Ky i fundit tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të bindim të gjithë ata që janë skeptikë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh:
Maas: Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta.
Duhet të ekzistojë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë.

Refuzon puthjen e burrit në altar për shkak të mentalitetit

Vea Laulu sapo është martuar dhe bashkëshorti i saj qëndron përballë teksa prifi i deklaron burrë e grua.
Ai niset të puthë 21-vjeçare por në çastin e fundi Vea kthen kokën anash.
Laulu kishte turp ta puthte pasi mes të ftuarve ishte babi i saj.
“Është pa etike,”-u shpreh nusja e re. “Është pa respek. Unë jam një Tongan dhe në kulturën time nuk është respekt të tregosh dashurinë para familjes apo miqve, por personi kryesor për të cilin mendova ishte babai im. Është qesharake për mua, kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë para syve të tij dhe nuk doja ta bëjë këtë as në dasmën time. ”
21-vjeçarja i përket popullit polinezian, Tonga që është një mbretëri me gjithsej 172 ishuj në Paqësor, nga të cilët 36 janë të populluar.