Publikohen emrat e prokurorëve që do të shkonjë para Emiljano Shullazit

73

Përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e cila përmes një njoftimi për mediat bën me dije se “në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi”.

Organi i akuzës bën me dije se emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës.

Zgjedhja dy ditë pasi Prokurorët braktisin mbledhjen me eproren Prela

Përzgjedhja e grupit të prokurorëve vjen dy ditë pasi Prokurorët braktisën mbledhjen me eproren Donika Prela.

Shkak ka qënë kërkesa e kreut të krimeve të rënda për përcaktimin e një prokurori për dosjen ku i pandehur eshtë Emiljano Shullazi.

Përfaqësuesit e akuzës nuk kanë pranuar që kjo dosje të shortohet pasi sipas tyre ajo e ka aktualisht një prokuror që është marrë me hetimet që në nisje të tyre, i cili është ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Në takim ata kanë pretenduar se shorti për këtë dosje është i paligjshmëm ndërsa nuk bëhet fjalë sipas tyre për frikë në hetimin e çështjes, pasi kanë qënë ata që edhe më parë kanë kerkuar dënim për Shullazin.

Refuzuan dosjen “Shullazi”, Marku transferon 3 prokurorë, 7 në hetim disiplinor

Nuk vonoi shumë reagimi i kryeprokurores Arta Marku ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Pasi është vënë në dijeni për situatën nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar dje transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Me lëvizjen e këtij të fundit është larguar nga prokuroria e krimeve të renda njeri prej prokuroreve qe po hetonte dosjen e ish ministrit te Brendshëm.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.