Mazhoranca akuzon kryetarin e Partisë Demokratike për gjobëvënie

Socialistët nisën të tregojnë shembuj të atyre që Lulzim Basha i quan oligarkë, por që rezultojnë se bashkëpunojnë me kompanitë e kunatit të kryedemokratit.

Një praktikë kjo që mazhoranca e cilëson gjobëvënie të Bashës ndaj biznesit.

“Kompania “Gener 2”, në pronësi të Bashkim Ulaj, u akuzua disa ditë më parë nga Lulzim Basha si e inkriminuar, pasi pritet të ndërtojë rrugën e re “Tiranë-Thumanë- Vorë”. Por e njëjta kompani, në pronësi të të njëjtit individ, vetëm brenda një viti ka paguar plot 220 milionë lekë tek kompania e kunatit të Lulzim Bashës”, u shpreh Ervin Bushati.

Nga selia e Kuvendit, deputeti socialist Ervin Bushati iu drejtua me një pyetje kryedemokratit Basha. “Përse kur zoti Bashkim Ulaj paguan 220 milionë lekë për kunatin e Lulit ai është sipërmarrës i ndershëm; kurse kur kontraktohet nga shteti për të ndërtuar rrugë, duke hapur edhe vende pune, qenkërka i inkriminuar?”

Socialistët pohuan se do të vijojnë të tregojnë raste të tjera të atyre që i quajnë gjobëvënie të kryedemokratit Basha ndaj sipërmarrësve të mëdhenj në vend.

Rama i përgjigjet komentueses: Shifrat e ikjes nga Shqipëria janë propagandë

Kryeministri Edi Rama pati një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Alma nga Suedia shkruan se shqiptarët po largohen nga shqipëria pasi ai është diktator borxhez.

Rama përsëriti qëndrimin se ai nuk mund të ndalë largimin e shqiptarëve pasi “s’ka qeveri dhe s’ka fuqi në tokë që tja u bëjë Shqipërinë Gjermani sot

Edi Rama: Çështja e atyre që dalin ikin e vijnë është cështje kohe dhe lirisë ëpr të lëvizur nuk jemibunkeri i enver hoxhës. Nëse shqiptarët kërkojnë azil politik ndodh sepse ende nuk jemi anëtar të BE dhe nuk kemi askes në tergun e punës por sa për ikjet po të them që nga Kroacia kanë ikur në një vit ë shumë nga shqipëri

Shifrat e ikjes nga Shqipëria janë propagandë.

Kanë ikur më shuëm sesa kanë ardhur kjo është e vërtetë pro kjo është koha kur jetojmë. Ska qeveri dhe ska fuqi në tokë që tja u bëjë Shqipërinë Gjermani sot dhe ti japë mundësitë që Gjermani i jep sot por nga ana tjetër është e sigurtë që siç ka njerëz që ikin ka që vijnë.”

Caktohen relatorët dhe ekspertët për vetingun në politikë

Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve kanë nisur sot shqyrtimin e nismës së propozuar nga opozita për vetingun në politikë.

Mbledhja ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit thotë se mazhoranca kërkon që futë këtë amendament në kalendat greke.

Alibeaj: Kjo zgjatje, stërzgjatje që ju keni parashikuar si projekt kalendar nuk është gjë tjetër, veçse që në këtë moment keni filluar të vini në zbatim planin tuaj për ta futur në kalendat greke këtë amendament kushtetues. Ndërsa rregullorja përcakton qartë dy gjëra cfarë mund të bëjë ky komision. Caktimi i relatovrë dhe caktimi i ekspertëve.

Pas debateve, forcat politike kanë përcaktuar relatorët dhe ekspertët. Për PD relator do të jetë Oerd Bylykbashi dhe ekspert Gazmend Bardhi. Ndërsa nga mazhoranca relatore do të jetë Vasilika Hysi, ndërsa ekspertë do të jenë Artur Metani dhe Gledion Llatja.

Raporti, ndryshimi i kufijve nuk kalon pa dhunë

Çdo ndryshim kufijsh të Kosovës nuk ka gjasa të kalojë pa dhunë. Kështu shkruan “Koha Ditore”, duke cituar vlerësimin e disa ambasadorëve europianë në Prishtinë, në një raport konfidencial të hartuar për nevojat e Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR), një organizatë paneuropiane me ndikim të madh.

Raporti vlerëson se, edhe presidenti Thaçi ka nisur ta humbasë përkrahjen e vëzhguesve të huaj në Kosovë, ndërsa si kundërshtarë të idesë së tij për ndryshimin e kufijve dhe këmbimin e territoreve përmenden kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Të dyja palët në debatin rreth idesë së ‘korrigjimit të kufijve’ janë të përcaktuara qartë në vend: kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli dhe partia opozitare Vetëvendosje e kundërshtojnë idenë, ndërsa Thaçi është përkrahësi i saj kryesor”, thotë raporti.

Raporti trifaqësh, një kopje të të cilit e posedon “Koha Ditore”, është hartuar nga Norbert Roettgen, kryesues aktual i Komisionit për Politikat e Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë “Bundestag” dhe Robert Cooper, ish-mbikëqyrës i dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, dhe trajton çështjen e referendumit për emrin e ri të Maqedonisë, si dhe debatin në Kosovë rreth ndryshimit të kufijve.

Roettgen dhe Cooper, që të dy anëtarë të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, gjatë shtatorit kanë vizituar rajonin dhe kanë biseduar me udhëheqës e personalitete të ndryshme, përfshirë presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj, përfaqësuesen e BE-së, Natalya Apostolova, si dhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në pjesën për Kosovën, ata nënvizojnë se nuk është e besueshme që një plan konkret për marrëveshjen Kosovë-Serbi është i gatshëm, e theksojnë se qeveritë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë “nuk duhet të ngazëllehen së tepërmi me idenë për ndryshimin e kufijve. Nëse kjo ndodh, gjasat janë se do të kalojë kohë para se të shfaqet një propozim funksional në tavolinë”.

Në raport ata vlerësojnë se ka shumë “konfuzion dhe mosdurim” në debatin politik rreth temës së kufijve në Prishtinë dhe kjo është e shoqëruar me “mesazhe kundërthënëse” nga aktorët ndërkombëtarë.

“Luftimet dhe konfrontimet politike mes partive, spekulimet dhe teoritë e konspiracionit e karakterizojnë debatin”, thuhet në raportin e titulluar “Një epokë e re në Ballkan?”, ku seksioni për Kosovën është emërtuar “Çështja e kufijve në Prishtinë”.

Shkarkohet gjyqtari, Fatmir Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Fatmir Hoxha.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Ina Ramën dhe anëtarë Luan Dacin, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Hoxha përmes avokatit të tij e kishte apeluar vendimin.

KPK konstatoi probleme në pasurinë e gjyqtarit. Bëhet fjalë për blerjen e një apartamenti 2+1 në Tiranë dhe arredimin e saj me vlerë 140.450 euro, për të cilën i ishte marrë borxh kunatit një shumë prej 28 mijë eurosh.

Shtohet me 36 persona stafi i Vettingut

Ndonëse këto organe kërkuan shtimin e personelit me 36 persona, deputetët e mazhorancës miratuan vetëm 24 prej tyre, gjë që u pranua edhe nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse.

Pjesa më e madhe e kërkesave kishte të bënte me nevojën për këshilltarë ekonomikë, si në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ashtu edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerin Publik.

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financës, kjo shtesë në personelin e organeve të Vetting-ut pritet t’i kushtojë arkës së shtetit rreth 40-50 milionë lekë.

Në mbyllje, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i sugjeroi komisionerëve të KPA-së një ritëm të shpejtë pune me qëllim që të mundësohet sa më shpejt ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendet ku u realizua ‘Game of Thrones’ do bvhen të vizitueshme

Disa prej vendeve ku u realizua filmi i famshëm ‘Game of Thrones’ do të hapen për publikun vitin e ardhshëm.

Disa nga vendet më të famshme, si Winterfell, ndodhen në Irlandën e Veriut.

Tani HBO po synon të festojë ‘trashëgiminë’ e filmit duke konvertuar disa nga vend-xhirimet në Irlandën e Veriut në atraksione turistike.

Ndërsa ‘Game of Thrones’ mbaroi xhirimet e sezonit të tij të fundit dhe pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Sezioni do të sjellë fundin e përrallës epike të familjeve që luftojnë për epërsi në botën imagjinare të Westeros.

Yjet e filmit, duke përfshirë Emilia Clarke, Kit Harington, Sophie Turner dhe Natalie Dormer, kanë xhiruar në vende dhe studio në Irlandën e Veriut për rreth 10 vjet.

Kompania amerikane e prodhimit dëshiron gjithashtu të hapë arkivat për ti ndarë me fansat.

Zjarr i madh në Piza, mbyllen shkollat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës malin Serra në provincën e Pizës duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra banorëve të territorit përreth.

Zjarri ka nisur rreth orës 22:00 të natës së shkuar dhe era e fortë që ndërron drejtim vaszhdimisht ka vështirësuar punën e skuadrave të zjarrëfikësve për shuarjen e flakëve të tij. Gjithashtu dhe 3 helikopterë Canada air nuk kanë mundur të ngrihen për shkak të erës së fortë.

Shumica e banorëve të komunës Calci janë larguar nga banesat e tyre duke u strehuar në palestrën komunale. Për momentin nuk ka persona të plagosur, por paniku e frika është mjaft i lartë. Shkollat janë të mbyllura e kryetari i komunës së Calci i ka bërë thirrje qytetarëve të tij të braktisin banesat e të grumbullohen në pikat e strehimit të ngritura nga bashkia.

Komadanti i zjarrifikësve të repartit të Pizës Ugo D’Anna shprehet i preokupuar dhe për skuadrat e tij që po punojnë në shuarjen e flakëve të zjarrit.

“Aktualisht janë 80 trupa zjarëfikësisht në zonë, e rreziku për jetën e tyre është konnkret e i lartë”, ka deklaruar ai

Mediat italiane raportojnë se dyshohet që zjarri është i qëllimshëm.

A don misér zotni?

Elona Gjata
A don misér zotni?
Kjo pyetje shoqnon gjith’ mbrâmjen e buelvardit t’qytetit tém. A don miser zotni? Pyetje e cila duel prej buznve t’thame t’njí vocrraku, veshûn me rrecka e pecka t’sevapit.
Ai âsht Luli. Luli i qytetit tém. T’ gjith’ e njohîn si vôci i misrave t’pjekûn t’buelvardit. Mos e ngatrrueni me Lulin e vocerr t’ Milloshit, ky âsht Lul tjetén, ky âsht Luli i qytetit tém t’kalbûn!
Lulin e shikon aty, gjithmon’ n’ t’njâjtin vênd, me babén, tue e ndihmue. Njâni pjek e tjetni bzân “A don misér zotni”? Kté pûn bân Luli pasditeve, pasi mbaruen shkuollen. Ndihmôn baben e vet tue pjekûn misra. Se ai duhet me punue, âsht djali i math i shpîs. Luli kâ dhe njí muotèr mâ t’vogél, Lurén, e cila duhet mbathûn, duhet ushqye e duhet çue n’kopsht. I bân Luli kto se âsht djali i math i familjes, “âsht burr”, âsht mjaft i rritûn, plot nând vjed. Âsht burr i pjekûn. Até kâ baba t’pârin, me até qân hâllin, me até bân llogarîn e muejit e tâna gjânat t’familjes.
Por, pér mue ai âsht Lul i vocèrr, e tepén i vocèrr!
I shkreti Lul, mbâthun me rroba t’dhânuna e shpeshaherés dhe me rroba pér mâ t’rritûn (ndoshta kto si pér ironi t’fatit ia rrisin dhe mâ burrnin n’kté rol qeshanak). Por, kjo nuk âsht zgjedhnia e tij, por jân ato ç’kâ i japin tjerét, çka i japin kojshijt. Iu rrit ndera dhe atyne! Kshtu thot’ Luli sa her’ i japin gjâkafsh’ pér t’u mbâth.
– T’u rrit ndera zotni!
Çdo mngjes prej dritares seme shohi Lulin tue ik n’shkuell me t’muotrén, zânun dore. Ai del mâ heret se shokt e vèt. I duhet me çue Lurén n’kôpsht, bân detyrén familjare e mpas shkuen n’shkuoll pér vedi. E pas shkuolle muerr serish muotrén e shkojn’ ke baba pér me n’ndihmue.
Dreka?, – Nji miser i pjekun!
Aty prân, ku u shérbejn’ zotnive ndodhet dhe njî park fmijsh, e ndonjîher’ Luli i pércelluen duert pasi njânin sy e mban kah misrat e njânin kah parku, kah vjen gumzhimave e moshatarve t’tija. Por, me siguri âsht tue ruejt pér muotrén, e jo pér vedi, se ato jân lojna pér fmîj e jo pér bûrra si âsht Luli. E veç njî zâ e pérmênd, zâni i babés.
-Lul, kujdes muotrén, se mos kaluen xhaden, pér me shkue andej.
(ajo “andej” âsht muolla e ndalueme pér ata vocrrak).
E njî pérgjigje vjen bûrrnueshém.
-Mos ki merak, bâb!
E pér t’tregue qí mendjen e kâ veç ke pûna, ndigjohet serish njâ ajo britma, a refren si ta doni.
A don misér zotni?

* * *
Ky âsht refrêni qí shoqnon shétitjen teme darkavet. Por, Luli s’e din qí ky refrên âsht thîk n’zemrén teme. E kah ta dij i gjori Lul, me mijra halle qí i rândojn shpinén.
E ti zotni, nése don me e njojtûn Lulin tem, kalo mbrâmjevet n’ buelvard e mso si ngûlen thîkat n’zemér.
E ndersa ti lexues i dashtûn, gjej pakz koh’ e kalo kah ai buelvard pér me ble njî miser ke i gjori Lul.
I duhen ato qindarka pér me sigurue bukn’ e gôjés.
P. S E sa pér kureshtîn tânde nâna e Lulit ka tri vjed qí dergjet n’shtrât. Âsht shendetlig.

Shtyhet për të nëntën herë pretenca për Emiljano Shullazin

Shtyhet për herë të nëntë pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, e përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Shkak është bërë mungesa e avokatit të këtij të fundit.

Në seancën që nisi pak pas orës 09:00 ishin të pranishëm katër prokurorët e çështjes, Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini dhe Gentian Osmani.

Të pandehurit nuk ishin të pranishëm, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, me përjashtim të avokatit të Blerim Shullazit, i cili u bë shkak për shtyrjen e seancës.

Pretenca për grupin “Shullazi” është shtyrë për në datën 2 tetor.