Caktohen relatorët dhe ekspertët për vetingun në politikë

16

Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve kanë nisur sot shqyrtimin e nismës së propozuar nga opozita për vetingun në politikë.

Mbledhja ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit thotë se mazhoranca kërkon që futë këtë amendament në kalendat greke.

Alibeaj: Kjo zgjatje, stërzgjatje që ju keni parashikuar si projekt kalendar nuk është gjë tjetër, veçse që në këtë moment keni filluar të vini në zbatim planin tuaj për ta futur në kalendat greke këtë amendament kushtetues. Ndërsa rregullorja përcakton qartë dy gjëra cfarë mund të bëjë ky komision. Caktimi i relatovrë dhe caktimi i ekspertëve.

Pas debateve, forcat politike kanë përcaktuar relatorët dhe ekspertët. Për PD relator do të jetë Oerd Bylykbashi dhe ekspert Gazmend Bardhi. Ndërsa nga mazhoranca relatore do të jetë Vasilika Hysi, ndërsa ekspertë do të jenë Artur Metani dhe Gledion Llatja.