Intervista/Naser Neziri,  mekaniku që u bë aktor në Belgjikë

Nga Aurora Allushaj

Shumëpak ose aspak është folur për të në median shqiptare. Ai është i qetë, symprehtë, fytyrën  e ka të rrahur me vaj e uthull, siç ndodh jo rrallë me ne shqiptarët. Naser Neziri, është një aktor shqiptar. I lindur në Kumanovë e i rritur në Belgjikë, ai ka një histori të rrallë.  Nga fëmijëria e tij mban mend fshatin, aromën e tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë. Në moshën 9 vjeçare mbërrin në Bruksel ku nis një jetë të re sëbashku me familjen. Gjuhën shqipe e ka kultivuar nga babai, ai nuk ka pranuar kurrë që ata të flisnin frëngjisht në sallën e ngrënies, ishin të autorizuar vetëm në dhomën e studimit. Dënoheshin nëse do të guxonin të flisnin frëngjisht në ambientet e tjera të shtëpisë. Në një bashkëbisedim të gjatë, Neziri ka folur për episodet më kulminante të jetës së tij. Studimet për mekanik, punën 11 vjeçare si agjent sigurimi e deri tek rolet si aktor. Në telefilmin më të fundit që po xhiron, ka rolin e një shqiptari.

Do të doja ta nisja këtë intervistë me ju me një pyetje prezantuese: Cili është Naser Neziri?

Jam lindur në Kumanovë më 17 prill 1963 e më pas kam ardhur në Belgjikë në vitin 1972. Jam fëmija i pestë i dy prinërve të mrekullueshëm shqiptarë. Im at ka qenë garazhist e më pas fotograf, ndërsa nëna rrobaqepse.  Kam studiuar për mekanik e kam punuar në garazhin e bababit tim. Kam ndërruar disa profesione derisa realizova ëndrrën time, aktrimin. Kam punuar si kameraman me Valerie Vanhutvinck, regjizore dhe drejtoreshë e grupit teatral ‘Les Rougisseur’. Kam qenë drejtor fotografie në parkun e njohur ‘Walibi’.

Mishi i përpunuar ka lidhje me kancerin e gjirit

Konsumimi i rregullt i biftekëve apo salçiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjnë të ditur studiuesit.

Studim ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë shpesh mish të përpunuar kanë 9% më shumë shanse për të rritur rrezikun e kancerit në gji sesa ata që konsumojnë më pak, shkruan BBC.

Studimi mbështet të njëjtat konkluzione që ka nxjerë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.

Ekspertët rekomandojnë kujdes përsa i takon këtyre studimeve.

Në Britaninë e Madhe 7 nga 100 gra mund të preken nga kanceri i gjirit.

Studiuesit rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 70 gr mish të kuq dhe mish të përpunuar në ditë.

Autori i studimit, Dr Maryam Farvid, e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard rekomandon reduktimin e konsumimit të këtij mishi por jo eliminimin e tij.

Instagram del jashtë funksionit

Rrjeti më i famshëm social Instagram ka dalë jashtë funksionit në të gjithë botën.

Media e sociale ka pësuar probleme dhe nuk dihen ende shkaqet.

Miliona përdorues nuk kanë akses në Instagram. Ata nuk mund të shikojnë fotografitë ose profilet e njerëzve, si edhe postimet më të fundit.

Versioni në internet i aplikacionit gjithashtu ka probleme dhe del “5xx Server Error”.

Problemet vijnë në një kohë të vështirë për Instagram. Dy themeluesit e kompanisë, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, u larguan ditët e fundit mes zërave se ka pasur tensione me Mark Zuckerbergun e Facebook mbi drejtimin e aplikacionit.

Dy rrjetet sociale kanë funksionuar së bashku që prej vitit 2012, por kohët e fundit ka patur tensione. Cdo gjë ka nisur që prej skandalit të Facebook ku dolën të dhënat personale.

Gjyqtari Ahmet Jangulli fshehu pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën dëgjimore ndaj Ahmet Jangullit, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trupi gjykues përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

I pranishëm në seancë është vetë gjyqtari, pa avokat.

Gjyqtari fshehu pasurinë

Relatorja Brunilda Bekteshi tha se gjyqtari Ahmet Jangulli ka në pronësi tokë bujqësore 2181 m2, apartament 61 m2 në Bulqizë.

Sipas relatores, ILDKPI ka konstatuar se gjyqtari ka kryer fshehje të pasurisë dhe mungesë të ligjshme financiare.

Për këtë KPK ka kryer një hetim të thelluar.

Relatorja Bekteshi tha se gjyqtari makinën e parë e bleu 570 mijë lekë dhe e shkëmbeu me një tjetër 1 milion lekë.

“Hetimet tregojnë se subjekti në atë kohë nuk i kishte burmiet financiare që ta blente automjetin”tha relatorja.

Breshka me dy koka shokon banorët e Kinës

Një breshkë e çuditshme me dy koka ka shokuar banorët e Kinës juglindore.

Breshka mutante ka lindur tre muaj më parë me deformim dhe jeton në qytetin Shangrao.

Ajo mbahet në një kuti plastike dhe ekspertëvt thonë se nuk mund ta lejojnë që të jetojnë në natyrë me gjallesat e tjera për shkak se nuk do të arrinte të mbijetonte.

Jiang Jianping, një studiues në Institutin e Biologjisë në Chengdu, tha oër Pekin Neës se mutacioni mund të jetë shkaktuar nga një anomali gjenetike ose faktorë të tjerë mjedisorë.

Breshkat me dy koka kanë lindur më parë, por ato konsiderohen të rralla dhe një numër i tyre mbahen në muze.

Topalli: Kush jane keta trimat që kanë kurajo ta gjykojnë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli reagon ashpër lidhur me rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.
Ajo shkruan se Xhisiela e tregon në fytyrën e saj dhunimin që i është bërë, duke humbur 12 kilogramë në pak kohë.
Topalli shkruan se askush prej nesh nuk e di sesa netë pa gjumë ka kaluar Xhisiela, në një fshat të dominuar nga bandat, ku nuk mund të hyjë as policia dhe kundërshton të gjithë ata ‘’trima” që i lejojnë vetes të gjykojnë Xhisielën, sa kohë ajo e bën për të mbrojtur jetën e nënës dhe të motrës së saj.

Postimi i plote
Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohe.
Ajo eshte nje vajze e bukur, e mençur , por me nje histori te tmerrshme. Fetyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj.Syte e fundosur tregojne te kunderten e fjaleve te saj.
Kush jemi ne qe te gjykojme vajzen nga fjalet.
Ajo eshte bere kocke e lekure, pa baba, pa vlla, dhe jeton ne nje fshat ku nuk hyn as policia. Ajo eshte e marre peng.
Kush jane keta trimat qe gjejne kurajo me e gjykue vajzen e re.
Ne fakt Xhiseila nuk ka frike per vehten. Ajo po kerkon te mbroje jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne te gjithe e kemi lene vetem vajzen.
Cfare beme ne per te, pervecse e perdorem per qellime politike.
Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika tegjejne nje tjeter teme.
Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”. Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti eshte me vajzen.
Ketu vajza eshte vetem,kundra shtetit e mafies bashke;Vetem perballe nje politike qe kerkon ta perdore; Vetem perballe disa mediave qe kerkojne ta perdorin per audience dhe nje shoqerie civile inekzistente. Vetem perballe nje drejtesie te kalbur …vetem e rrethuar nga frika e krimit qe i rrin ngjitur. Vetem … Ajo e ka kuptuar qe eshte vetem…

Bënte martesa mes emigrantëve dhe italianëve, arrestohet kryetari i komunës

Kryetari i një komune në rajonin e Kalabrisë është arrestuar sot me akuzën e favorizmit të emigracionit klandestin e abuzimit me fondet e Ministrisë së Brendshme italiane të destinuara për strehimin e azilkërkuesve.

Deri më sot ai konsiderohej në nivel botëror si simbol i administratorëve më të mirë lokalë në zgjidhjen e krizës së emigracionit.

Domenico Lucano, kryetar i komunës së vogël Riace në provincën e Rexhio Kabarias është arrestuar pas një operacioni të koduar “Xenia”, hetimet e të cilit kanë zbardhur se ai së bashku me të dashurën e tij Tesfahun Lemlem kishin ndërtuar një skemë të vërtetë kriminale që realizonte martesa të kombinuara mes emigrantëve e banorëve të komunës së Riace.

Martesat fiktive kishin si qëllim pajisjen me leje të rregullta qëndrimi të emigrantëve klandestinë.

Domenico Lucano deri më sot ishte shndërruar në simbolin e administratorit lokal, i aftë të mirëpriste mbi 480 emigrantë në komunën e vogël kalabreze Riace, e cila ka gjithsej vetëm 1800 banorë.

Në vitin 2010 ai ishte renditur në vendin e tretë në Word Mayor, konkursi botëror i kryetarëve të bashkisë më të mirë në botë e në vendin e 40 në listën e lidërve më influencë në botë, publikuar nga revista amerikane Fortune.

Aktiviteti i zgjeruar hetimor ka zbardhur dhe një aferë korruptive në abuzimin e menaxhimit të fondeve publike të destinuar për strehimin e emigrantëve, fatura të rreme, raportim jo i vërtetë i kritereve të përcaktuara për pranimin e emigrantëve, abuzim detyre e mashtrim financiar në dëm të shtetit e të Bashkimit Europian.

Pas arrestimit sot të kryetarit të komunës së Riace, Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini publikon fotografi të tij në shoqërinë me ish-kryetaren e Parlamentit Laura Boldrini e shkrimtarin antimafia Roberto Saviano.

“Çfarë kanë për të thënë sot Saviano e të gjithë “të mirët”që duan të mbushin Italinë me emigrantë”shkruan Ministri italian.

Aleksandër Vuçiç në Serbi për të folur për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të qëndrojë sot për një vizitë pune në Moskë, bëri të ditur kabineti i tij.

Në komunikatën që transmetojnë mediat serbe, thuhet se Vuçiç do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në delegacionin e Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Vuçiç ka thënë më herët se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

“Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, tha Vuçiç të shtunën.

Gjermani, policia arreston grupin e djathtë ekstrem

Prokuroria federale ka urdhëruar arrestimin e gjashtë pesonave të dyshuar për terrorizëm. Prokuroria po heton rastet e sulmeve në Chemnitz. Të dyshuar ka në disa lande.
Pas demonstratave të 14.09.2018 kanë lëvizur nëpër qytetin Chemnitz persona të cilët janë paraqitur si pjesëtarë të organizatës “Bürgerwehr” (“Mbrojtja e Qytetare”). Dyshohet se ata kanë krijuar një organizatë terroriste djathtiste, e cila ka ushtruar terror ndaj të huajve.

Prokuroria ka lëshuar urdhër për arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, të moshës 20 – 30 vjeç. Ata dyshohen se së bashku me 31-vjeçarin Christian K. kanë themeluar një organizatë me emrin “Revolucioni Chemnitz” dhe janë paraqitur si udhëheqës të kësaj organizate.

Christian K. është arrestuar më 14 shtator 2018, nën akuzën se ka cënuar rëndë rendin dhe qetësinë në Chemnitz. Prej atëherë, ai mbahet nën masa arresti, ndërsa tani janë arrestur edhe disa bashkëpunëtorë të tij.

Të dyshuarit sipas të dhënave të deritanishme i përkasin skenës së huliganëve, skinnheadsëve dhe noenazistëve në hapsirën e Chemnitz-it. Më parë kanë qenë të njohur edhe si udhëheqës të skenës së organizatave ekstremiste të djathta në Saksoni. Ata janë bashkuar më së voni më 11 shtator 2018 me grupin “Revolucioni Chemnitz”, ku mendohet se Christian K. ka pasur rolin udhëheqës.
Dyshohet se grupi është krijuar me qëllim që të kundërshtojë shtetin demokratik në Gjermani. Për këtë qëllim ka planifikuar sulme të armatosura kundër të huajve por edhe kundërshtarëve politikë, të cilët nuk mendojnë si ata. Hetuesia ka konstatuar se ata kanë bërë edhe hapat e parë për sigurimin e armëve gjysmë automatike.

Dyshohet se pesë të akuzuar më 14 shtator 2018, në kuadër të të ashtuquajturave “Mbrojtje Qytetare”, së bashku me simpatizantë të grupeve të tjera të esktremizmit të djathtë në Chemnitz kanë sulmuar shumë persona me origjinë të huaj dhe i kanë lënduar ata. Ata kanë qenë të armatosur me armë të ftohta.

Një nga viktimat është lënduar në kokë. Hetuesia pohon se ky sulm ka qenë vetëm parapërgatitje për sulme të tjera që do të duhej të pasonin më 3 tetor, dita e ribashkimit të Gjermanisë, por deri tani nuk janë dhënë hollësi lidhur me këto sulme të planifikuara.

Ministrja e Drejtësisë Katarina Barley tha, se këto arrestime janë një dëshmi tjetër për rreziqet që vijnë nga e djathta politike. “Nga terrorizimi i djathtë vjen një rrezik i madh real”, tha politikanja e SPD, për mediat e grupit Funke. “Huliganët, skinheadsët dhe neonzaistët po bashkohen në grupe të rezikshme, të gatshme për dhunë dhe përhapjen e urretjes. Rrjeti i cili gjendet tani nën hetime, nuk është i vetmi.”

Ministri i Brendshëm i Saksonisë Roland Wöller i ka quajtur këto arrestime një “goditje vendimtare ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit të djathtë”. Ato janë një sinjal i qartë për vendosmërinë në luftën kundër strukturave të djathta terriroste, tha politikani i CDU-së. Ndërsa politikani ekologjist Konstantin von Notz, tha se është tmerruese se sa i lartë është rreziku nga terroristë të tillë, edhe kaq shumë vite pas zbulimit të grupit terrorist NSU. /DW/