Gjermani, policia arreston grupin e djathtë ekstrem

78

Prokuroria federale ka urdhëruar arrestimin e gjashtë pesonave të dyshuar për terrorizëm. Prokuroria po heton rastet e sulmeve në Chemnitz. Të dyshuar ka në disa lande.
Pas demonstratave të 14.09.2018 kanë lëvizur nëpër qytetin Chemnitz persona të cilët janë paraqitur si pjesëtarë të organizatës “Bürgerwehr” (“Mbrojtja e Qytetare”). Dyshohet se ata kanë krijuar një organizatë terroriste djathtiste, e cila ka ushtruar terror ndaj të huajve.

Prokuroria ka lëshuar urdhër për arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, të moshës 20 – 30 vjeç. Ata dyshohen se së bashku me 31-vjeçarin Christian K. kanë themeluar një organizatë me emrin “Revolucioni Chemnitz” dhe janë paraqitur si udhëheqës të kësaj organizate.

Christian K. është arrestuar më 14 shtator 2018, nën akuzën se ka cënuar rëndë rendin dhe qetësinë në Chemnitz. Prej atëherë, ai mbahet nën masa arresti, ndërsa tani janë arrestur edhe disa bashkëpunëtorë të tij.

Të dyshuarit sipas të dhënave të deritanishme i përkasin skenës së huliganëve, skinnheadsëve dhe noenazistëve në hapsirën e Chemnitz-it. Më parë kanë qenë të njohur edhe si udhëheqës të skenës së organizatave ekstremiste të djathta në Saksoni. Ata janë bashkuar më së voni më 11 shtator 2018 me grupin “Revolucioni Chemnitz”, ku mendohet se Christian K. ka pasur rolin udhëheqës.
Dyshohet se grupi është krijuar me qëllim që të kundërshtojë shtetin demokratik në Gjermani. Për këtë qëllim ka planifikuar sulme të armatosura kundër të huajve por edhe kundërshtarëve politikë, të cilët nuk mendojnë si ata. Hetuesia ka konstatuar se ata kanë bërë edhe hapat e parë për sigurimin e armëve gjysmë automatike.

Dyshohet se pesë të akuzuar më 14 shtator 2018, në kuadër të të ashtuquajturave “Mbrojtje Qytetare”, së bashku me simpatizantë të grupeve të tjera të esktremizmit të djathtë në Chemnitz kanë sulmuar shumë persona me origjinë të huaj dhe i kanë lënduar ata. Ata kanë qenë të armatosur me armë të ftohta.

Një nga viktimat është lënduar në kokë. Hetuesia pohon se ky sulm ka qenë vetëm parapërgatitje për sulme të tjera që do të duhej të pasonin më 3 tetor, dita e ribashkimit të Gjermanisë, por deri tani nuk janë dhënë hollësi lidhur me këto sulme të planifikuara.

Ministrja e Drejtësisë Katarina Barley tha, se këto arrestime janë një dëshmi tjetër për rreziqet që vijnë nga e djathta politike. “Nga terrorizimi i djathtë vjen një rrezik i madh real”, tha politikanja e SPD, për mediat e grupit Funke. “Huliganët, skinheadsët dhe neonzaistët po bashkohen në grupe të rezikshme, të gatshme për dhunë dhe përhapjen e urretjes. Rrjeti i cili gjendet tani nën hetime, nuk është i vetmi.”

Ministri i Brendshëm i Saksonisë Roland Wöller i ka quajtur këto arrestime një “goditje vendimtare ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit të djathtë”. Ato janë një sinjal i qartë për vendosmërinë në luftën kundër strukturave të djathta terriroste, tha politikani i CDU-së. Ndërsa politikani ekologjist Konstantin von Notz, tha se është tmerruese se sa i lartë është rreziku nga terroristë të tillë, edhe kaq shumë vite pas zbulimit të grupit terrorist NSU. /DW/