Sulmuesi kuqezi vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Dytë në Zvicër

sadikuSadiku vulos fitoren e Luganos, goli i 13-të në Challange League

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, vazhdon të shfaqet protagonist në Ligën e Dytë në Zvicër. Në sfidën e sotme elbasanasi vulosi fitoren e pastër 2-0 të Luganos në fushën e vet me Chiasso-n. Da Silva i hapi rrugën e fitores Luganos në minutën e 65-të, ndërsa shqiptari e vulosi atë në të 87’.

Me këtë fitore, Lugano ngjitet në kuotën e 33 pikëve, teksa ndodhet në vend të 6-të në Challange League. Për Armando Sadikun ky ishte goli 13-të në kampionat, duke qenë në krye të renditjes së golashënuesve së bashku me Calla të Aarau-t.

Në sezonin e kaluar sulmuesi kuqezi arriti të fitojë “Këpucën e Artë” në Ligën e Dytë zvicerane, ku luante për Locarnon. Këtë sukses ai shpreson ta arrijë edhe këtë edicion me fanellën e Luganos. Ndërkohë, forma e mirë që po shfaq 22-vjeçari ka nxitur interesimin e disa klubeve evropiane, që kërkojnë ta blejnë atë në merkaton e verës. Por jo vetëm, pasi Sadiku kërkohet edhe në Brazil, ku Korinthians po interesohet për sulmuesin shqiptar. Nëse do të realizohet transferimi i bujshëm, Armando Sadiku do të jetë partner në sulm me Alesandre Paton.

Pjesa e errët e mendjes së një pedofili

Foto Ilustruese.
Foto Ilustruese.

Nga Aurora Allushaj

Pedofilia është një argument delikat, i dhimbshëm, i vështirë për tu trajtuar edhe pse për fat të keq shumë shpesh është lajmi kryesor i hapjes së medieve. Por çfarë dimë  për pedofilët? Kush janë mekanizmat me të cilat ata mbrojnë dhe justifikojnë krimet e tyre? Çfarë ndodh në mendjen e një pedofili?

Psikiatër dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur të zbulojnë detaje të reja të asaj që ata e konsiderojnë sëmundje mendore, pedofilisë. Nga ana mjekësore, konsiderohet si një sëmundje mendore e cila kthehet në krim në momentin që i sëmuri hyn në aksion. Sipas studimeve më të fundit amerikane, çelësi për të ndaluar dhe kuruar këtë problem mendor  është në detajet klinike. Edhe midis psikiatërve, në nivel botëror ka përçarje për pedofilinë: disa e përcaktojnë atë si një varësi, të tjerë si një orientim seksual  dhe të tjerë akoma e kërkojnë përgjigjen tek skanimet e trurit të pedofilëve.

Edhe pse me hipoteza të ndryshme, të gjithë psikiatrit kanë rënë në ujdi për një përkufizim të përbashkët se ç’është pedofilia.Sipas tyre, pedofilia është një kriter që përcakton dëshira erotike per fëmijët prepubertet, zakonisht nën 13 vjeç. Arsyeja është akoma për tu stabilizuar, por sipas studimeve të ndryshme të bëra në këtë fushë,  numri më i madh i pedofilëve është i gjinisë mashkullore, 94%. Studimi isëmundjes është shumë i komplikuar për vetë faktin se shumica e personave me tendenca të tilla nuk kërkojnë ndihmë dhe zbulohen vetëm (jo gjithmonë), në momentin kur hyjnë në aksion.

Pedofilët shpesh kalojnë muaj të tërë në kontakt me “viktimat”, luajnë me ta, ju dhurojnë lodra dhe dhurata të tjera për tu bërë pjesë e universit të fëmijës. Pedofilët nuk kërkojnë tek fëmija vetëm kënaqësinë seksuale, ata shumë shpesh identifikohen fuqishëm tek viktimat e tyre. Terapitë e ndryshme që bëhet kërkojnë që të afrojnë pedofilët me botën e të rriturve, pra shkëputjen nga bota e të miturve, rikrijimin e aftësive normale sociale të cilat shpesh ju mungojnë.

Shumë pedofilë nuk operojnë me qartësi  në lidhje me moralin e asaj që bëjnë, por ata krijojnë “shtrembërime konjitive”, shfajësojnë veten nga faji dhe përgjegjësia.  Për shembull, shpesh justifikojnë këtë duke thënë se “fëmija nuk ka thënë jo kur kam filluar”, apo “dikush e bëri për mua një veprim të tillë kur unë isha  fëmijë dhe kam menduar se ishte normale”, ose “Unë me të vërtetë i duan fëmijët. “

Në shumicën e rasteve, miq apo fqinjë të pedofilëve kanë treguar “dukej një person normal”, dhe se nuk do të kishin dyshuar kurrë për një gjë të tillë. Pra, një person normal por që në mendjen e tij formulon llojë – llojë skenarësh që më mbas mundohet ti vërë në jëtë sapo të gjejë prenë e radhës.

Fiksimi erotik për fëmijët pre-pubertet është një zonë  e tmerrshme   për pedofilët të cilët pa këtë “fiksim” do të bënin një jetë normale. Dëshirat seksuale të këtyre personave janë si “copëza pellgjesh”. Por këto ide bien ndesh me rezultatet e kërkimeve më të fundit të bëra nga James Cantor,  prof. në Departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Torontos. Cantor është i vetmi mjek në botë që studion pedofilinë nga pikëpamja biologjike, diferencat fizike dhe cerebrale që dallojnë pedofilwt nga pjesa tjetër e popullsisë. Cantor ka zbuluar se, përgjithësisht pedofilwt kanë një kofiçent  intelekti 10 pikë më të ulët se e mesmja e pergjithshme e popullsisë. Ata janë 2.5 centimetra më të ulët dhe pjesa më ë madhe e tyre janë mëngjarash dhe gënjeshtarë. Mëngjarashët janë më të shumtë në numër edhe në rastet e autizmit dhe skizofrenisë, dy kushte psikiatrike me “bazë të qartë biologjike”. Nga skanime të ndryshme të trurit janë zbuluar dallime të shumta të lëndës së bardhë midis pedofilëve dhe jo pedofilëve, ose më saktë në substancën që lidh njërin rajon të trurit nga tjetri. Në grupin e pedofilëve të analizuar, është vënë re një deficit i theksuar i lidhjes së lëndës së bardhë në këto rajone. Kur nuk ka mjaftueshëm lëndë të bardhë, rrjeti cerebral identifikon se potencialet seksuale nuk funksionojnë mirë. Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm për ndalimin dhe më pas kurimin e këtij fenomeni që ende sot ngelet destinacion i kërkimeve të ndryshme mjekësore dhe shkencore. Personalisht e shikoj në një këndvështrim më të gjerë, besoj që nuk mund të mbyllet gjithçka vetëm në kuadrin klinik, por të studiohet dhe të nxirren përfundime shkencore me baza të forta.

Zgjedhjet 2013,Italia duhet të përballet me krizën politike

parlamenti italian

 Nga Mariola Guxho

Italia po kalon një periudhë tepër delikate politiko-institucionale. Pamundësia e arritjes së një marrëveshjeje politike për krijimin e qeverise së re, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve që nuk mundësoi një maxhorancë të  kualifikuar të PD-së në senat, ka vënë në provë soliditetin e insitucioneve italiane dhe mos akordimin e një koalicioni midis tyre.

Vendi ka nevojë për reforma të menjëhershme, të cilat mund të ndërmerren vetem nga klasa politike, për të arritur ndalimin e  krizës së rëndë financiare dhe ekonomike.  Inflacioni po përkeqëson komunitetet, duke ndikuar sidomos në rajonet më të varfëra. Shumë sipermarrje janë në prag të falimentimit.Politika duhet të rekuperojë ‘’besueshmërinë’’dhe të marrë masa në lidhje me punësimin, sidomos të të rinjve.Shifrat flasin se ka arritur në 37% papunësia nga mosha 25 deri në 34vjeç, ndërkohë papunësia e pergjithshme është 11.6%. Masat e marra nga qeveria teknike e drejtuar nga Mario Monti nuk sollën ndonjë përmirësim të situatës në këtë drejtim, çka po sjell dyshimin e besueshmërisë në “qeverinë e re”, kur tashmë edhe koha është majft e kufizuar.

Pier Luigi Bersani, sekretari kombëtar i PD-së, vijon të mbrojë tezën e një “qeverie të ndryshimit” dhe nuk e shikon këtë në koalicion të gjerë me PDL. Grillo, deri më sot ka refuzuar një aleancë të mundshme, duke i kërkuar Presidentit të Republikës që M5S (Lëvizja Pesë Yjet)  të marrë detyrën për formimin e qeverisë, si forca politike e parë në parlament. Nuk ka mbetur dhe shumë afat nga Presidenti Giorgio Napolitano, për  të propozuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës. Hipoteza e zgjedhjeve të parakoshme, e cila bëhet çdo ditë e më e dukshme, është konsideruar  “katastrofike”.

Mandati i Presidentit Napolitano, përfundon më 15 maj 2013, të cilin ka gjasa, do e ushtrojë deri ditën e fundit. Ndërkohë, sipas deklarimeve të fundit, raundi i parë i votimit të përbashkët parlamentar do të zhvillohet në datën 18 prill 2013, për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Janë 1007 përfaqësuesit e popullit italian të thirrur për të zgjedhur Kreun e Shtetit, 630 deputetë, 319 senatorë dhe 58 delegatë të rajoneve. Ku rajonet përfaqësohen nga 3  përfaqësues ( përjashtim bën Vale D’Aosta që ka vetëm 1).

Mund të zgjidhet President i Republikes Italiane, çdo qytetar italian, që ka mbushur 50 vjeç dhe gëzon të drejta  civile dhe politike.  Sipas informacioneve të fundit një nga kandidatët e mundshëm është Romano Prodi (ish kryeministër, kandidat i së majtës). Edhe pse pasiguria politike ka arritur të bëjë të mundur mos arritjen e një kandidati të fortë që të gëzojë mbështetjen e mazhorancës.

Si të mos ofendohemi?

0
Filmi Ndarja
Filmi Ndarja

Ka një sekret të vjetër dhe të ruajtur mire për lumturinë, të cilin të Mëdhenjtë, e kanë ditur prej shekujsh. Ato shumë rrallë flasin për këtë, por ato e përdorin gjatë gjithë kohës, dhe është diçka thelbësore për shëndetin mendor. Ky sekret është quajtur ‘Arti fin i të mos u ndjerit i ofenduar’ . Në mënyrë që të jesh një zotërues perfekt i këtij arti, duhet që të jesh i aftë të shikosh, se, çdo deklarim, veprim dhe reagim i një qenie tjetër njerëzore, është shuma e të tërë rezultateve, të eksperiencave të tyre. Me fjalë të tjera, shumica e njerëzve thonë dhe bëjnë atë çfarë bëjnë, duke u nisur nga frikërat e tyre, nga përfundimet e tyre, nga tendenca mbrojtëse e tyre dhe përpjekjet për të mbijetuar. Shumica e njerëzve, edhe kur e kanë direkt me ne, kjo s’ka të bëjë fare me ne. Në përgjithësi, ka më shumë të bëjë me gjithë herët e tjera dhe në veçanti me eksperiencat e herëve të para, që ky person ka përjetuar në një situatë të ngjashme, kryesisht kur ka qenë shumë i ri.

Sigurisht që kjo është psikodinamike* por le të përballemi me të, sepse ne jetojmë në një botë ku psikodinamikat, janë pikërisht ato, që e sjellin botën vërdallë. Një individ, që dëshiron të jetojë në forma të suksesshme, në një botë si një person spiritual, duhet të kuptojë realisht, se, psikologjia është po aq shpirtërore, sa edhe procesi i lutjes. Në fakt, fjala psikologji fjalë për fjalë, do të thotë studim i shpirtit.

Gjithçka thuhet nga të tjerët, pothuajse nuk është aspak personale. Bile, edhe me të afërmit tanë të dashur, partnerët tanë, fëmijët dhe miqtë tanë. Ne jemi, duke notuar të tërë në projektimet dhe filtrat e eksperiencës së jetës së gjithkujt, dhe shpesh, ne jemi thjesht zëvendësuesit, pjesët e shahut, të jetës, ku të afërmit tanë, kanë të ndërtuar reagimet e tyre personale.

Kjo nuk do të thotë, të ç’humanizojmë jetën, apo të heqim kuptimin e marrëdhënieve tona, por kryesisht të kuptojmë, se, pothuajse çdo herë që ne ndjehemi të ofenduar, ndodhemi thjesht në një keqkuptim.

Një personifikim real i kësaj ideje, aktualisht lejon, për më shumë mirëkuptim dhe më pak vuajtje, ndaj gjithë marrëdhënieve tona. Kur ne e dimë, se, ne jemi thjesht ai person, që i qëllon të qëndrojë në vendin e duhur, në periudhën e duhur psikodinamike ndaj dikujt, që të thotë apo të bëjë atë, çka ata, janë duke bërë, ne s’kemi pse e marrim këtë personalisht, sepse nëse nuk do të ishim ne, do të ishte dikush tjetër, në vendin tonë.

Kjo mënyrë, na çliron duke na bërë më të distancuar nga reagimi i njerëzve, që na rrethojnë. Sa shpesh, reagojmë ne përballë një tjetër personi, duke u ndjerë të ofenduar, në vend që ta shikojmë këtë, si një reagim të tjetrit, pasi ai mund të jetë prekur? Në fakt, sa herë që ne ofendohemi, kemi një mundësi për të shfaqur mirëkuptim ndaj dikujt, që mund të jetë prekur- edhe pse vetë ato, nuk duken të tillë në paraqitje. Çdo acarim, çdo veprim dramatik, çdo vrazhdësi, çdo kritik, është në të vërtetë një formë vuajtje. Kur ne, nuk kemi një mënyrë për ti bërë gjërat të qëndrojnë së bashku, diçka ndryshon në botë. Ne, përkundrazi, nuk kemi pse themi asgjë. Njerëzit, që vuajnë përbrenda, por nuk e tregojnë së jashtmi, nuk preferojnë tua konfirmosh, se, ato janë  pikërisht duke vuajtur. Ne, nuk kemi pse bëhemi terapistë të njerëzve, që duam. Ne kemi nevojë, thjesht të kuptojmë situatën, dhe të ecim më tej. Tek e fundit, ne arrijmë të përjetojmë më pak vuajtje dhe më e shumta që ndodh, ne kemi shansin ta bëjmë botën një vend më të mire për të jetuar.

Kjo është e rëndësishme, të mos ngatërrohet me faktin, se, duhet të lëmë vetveten të ofendohemi, të neglizhohemi apo të përfitojmë nga kjo situate. Dhembshuria e vërtetë nuk mund të na lejojë ti bëjmë dëm vetes. Por, kur ne arrijmë të kuptojmë, se, asgjë nuk është personale, diçka e magjishme ndodh. Shumë nga abuzuesit e dukshëm në këtë botë, fillojnë të largohen nga jeta jonë.

Në momentin, që ne jemi të ndërgjegjshëm, ky lloj abuzimi mund të ndodhë vetëm në rast, se, ne e besojmë, atë çka tjetri thotë kundër nesh. Kur ne e dimë, se, asgjë nuk është personale, ne nuk do të ndjehemi të abuzuar. Mund t’u themi thjesht: ‘Faleminderit për çka the’ dhe të ecim më tej. Ne nuk mund të peshkohemi, nga ajo çka thotë tjetri, që në momentin që jemi të ndërgjegjshëm që nuk ka lidhje aspak me ne. Kur ne e dimë, se, vlera jonë reale nuk është e përcaktuar nga ajo, se, çfarë të tjerët thonë, bëjnë apo besojnë, ne mund ta marrim botën më pak seriozisht. Dhe nëse është e nevojshme, ne thjesht mund të distancohemi, pa krijuar më tepër dëshpërim për vetveten, apo të bindim personin tjetër, se, ne jemi njerëz të mirë dhe se vlejmë.

Sfida madhore e botës sonë, është të jetojmë një jetë të kënaqshme, pavarësisht se çfarë njerëzit e tjerë bëjnë, thonë apo besojnë. Arti fin i të mos u ndjerit i ofenduar, është një nga aftësitë për të qenë një mistik praktikues. Edhe pse, mund të marrë një jetë të tëre, duke u praktikuar, ngelet një nga sekretet më të vërtetë, për të jetuar një jetë të lumtur.

* Psychodynamics, është teoria dhe studimi sistematik i forcave psikologjike që nënkupton sjellja njerëzore. Ajo është kryesisht e interesuar në marrëdhënien dinamike, ndërmjet motivimit të ndërgjegjshëm dhe motivimit të pandërgjegjshëm (shen.albaniaplus)

 

‘Arti fin i të mos u ndjerit të ofenduar’, nga Lightworks

 Dr. Jodi Prinzivalli 

 

Përgatiti:  Alban Blushi

 

Roma, qyteti i ëndrrave antike

0

colosseo

Për më shumë se një mijë vjet, madhështia dhe eleganca e Romës, janë treguar në filma të ndryshëm, libra historie dhe dokumentarë. Bukuria e saj, duket sikur shtohet dita-ditës. Ti kuptosh të gjitha bukuritë e Romës është një detyrë e vështirë, ju duhet të jetoni dhe shijoni jo vetëm qytetin e Romës, por një seri  të tërë historish dhe gjërash, që kanë lidhje edhe me rrethinat e saj. Historia e Romës jeton çdo ditë, në çdo rrugë apo lagje, monumente shumë të rëndësishme, skulptura dhe kalldrëme të trashëguara nga antikiteti. Kultura e këtij qyteti, është shenjë e qartë, që tregon madhështinë dhe rëndësinë e tij. Kur mendon, se, si u ndërtua Roma, të duket sikur  je në kinema, inteligjenca e atyre, që zgjodhën këtë vend duket në ato çka arritën të ndërtojnë më pas. Thuhet, se, të gjitha rrugët të çojnë në Romë , kjo për të rritur madhështinë e saj por pa shqetësuar buzëqeshjet e atyre që jetojnë çdo ditë dhe ngatërrohen nëpër rrugët labirinte të qytetit. Dëshironi të vizitoni Romën? Bëjeni, sepse unë mendoj, se, për çdo njeri është  e pamundur për të mos planifikuar  të paktën një herë në jetë një udhëtim në gërmadhat antike të Romës. Një zgjim në një ditë të bukur me diellin, që ngrihet mbi monumentet dhe duket sikur të thotë: bravo, keni zgjedhur skulpturat më të bukura të botës, shijojeni! Në Romë asnjëherë nuk do të arrini të thoni, se, diçka është më e bukur se diçka tjetër. Ka të ngjarë që aty të dashuroheni dhe të kuptoni, se, Roma ngelet një pjesë e pandarë e shpirtit tuaj. San Pietro, një ndërtesë që është e frikshme për nga madhështia e saj artistike, çdo ditë kthehet në një vend, ku mijëra vizitorë të ardhur nga çdo cep i botës shkrepin pafund foto. Aty ku Papa, çdo të diel, nis bekime për mijëra e mijëra besimtarë katolikë. Koloseu, më shumë se çdo objekt tjetër, përbën zemrën e perandorisë romake, krenarinë e të qenit roman. Kur dëgjojmë të flitet për Romën i pari objekt që na vjen në mendje, është Koloseu. Është një emocion i papërshkrueshëm të ecësh aty ku Jul Çezari, ka triumfuar me ushtrinë e tij. Për një moment, pranë kësaj strukture gjigante, ndjeheni si një gladiator dhe në hapat e ardhshëm, do të merrni me vete mjaftueshëm nga ndjesia dhe nga madhështia e tij.

fontana-di-trevi-rome

Duke ecur më tej, gjen Burimin e Trevit (Fontana di Trevi), një mrekulli  që shpreh gëzimin e jetesës, me delikatesën dhe pasionin e atyre që e ndërtuan këtë vend adhurimi për romakët, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për më të vjetrit. Ngelesh i mahnitur, kur shikon deri në orët më të vona të mbrëmjes, mijëra njerëz nga e gjithë bota. Piazza Navona, Pantheon, Piazza Del Popolo, Piazza Venezia, Piazza Repubblica, vende të tjera janë thjesht shumë të bukura, nuk ka nevojë të jesh një shkencëtar për të kuptuar bukurinë dhe kulturën, që ato shprehin. Roma të jep një gëzim, bukuri të çmendur dhe madhështi, jeta e romanëve ka një plus shumë të madh, gërshetimin e dy botëve paralele, asaj antike dhe asaj moderne.

Të ecësh në rrugët e qendrës, të provosh një kafe ose një briosh, shijet dhe aromat e lokaleve, duke përfshirë këtu edhe mijëra turistë, që bërtasin, edhe kjo është Roma. Nuk u ndala në Piazza di Spagna, në shkallët e saj,  ajo është një vend, ku ju mund të shihni turma të lëvizin në të gjitha drejtimet.  Mund të ndjeni gëzim për të qenë i pranishëm dhe të shijoni rrezet e diellit, ulur në shkallët e këtij sheshi. Njerëzit e Romës janë shumë miqësore, të gjallë, sanguin, ata kanë një mënyrë për të bërë shumë atmosferë dhe janë gjithmonë të gatshëm për shaka në çdo situatë. Në qoftë se, ju jeni në Romë dhe nuk keni buzëqeshje në fytyrën tuaj, atëherë ju duhet të ndryshoni qytet. Tashmë me epokën e rrjeteve sociale, kur të gjithë ne, për arsye të ndryshme mund të shkojmë në Romë, me fotot e postuara ndjellim zilinë e gjithë botës sepse Roma është ROMA………….. Caput Mundi

PS: OKB konfirmon trafikun qeveritar të armëve nga Shqipëria

balla1Partia Socialiste në një deklaratë për shtyp denoncoi Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si shkaktarët kryesorë të rrënimit të forcave të armatosura. Taulant Balla deputet i PS deklaroi, se, janë denoncuar pazaret dhe përfshirjet në trafikun ndërkombëtar të armëve të qeverisë. Bindjet dhe  dyshimet për këtë trafik, sipas PS-së, dolën qartë dhe u konfirmuan nga hetimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i bërë publik vetëm ditët e fundit. Ky raport, theksoi Balla, provon, se, vetëm në vitin 2011 autoritetet shqiptare, kanë shitur armë në mënyrë të paligjshme në Libi, duke thyer kështu embargon e vendosur nga Kombet e Bashkuara.

Sipas PS-së, janë shitur me vlera tërësisht qesharake, objekte dhe troje të divizioneve, brigadave, batalioneve, reparteve ushtarake, poligoneve, depove të armatimit, shtëpive të ushtarakëve, plot 10 milionë metra katrorë, objekte dhe troje, prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami, i ka tjetërsuar dhe po i tjetërson, nga pronësia e shtetit, në pronësi të pushtetit dhe të privatit të lidhur me pushtetin dhe oborrin qeveritar.

Gabimet e hetimit për vrasjen e komisarit

Foto, K
Foto, Dritan Lamaj

Natyrisht, në një vend të komplikuar dhe të vogël, si Shqipëria, disa ngjarje përfundojnë të bëhen pjesë e një sistemi, po aq të komplikuar dhe përdoren politikisht. Kjo faktikisht, duhet të mos ekzistonte, për të lënë të qeta organet dhe profesionistët përkatës, që merren me hetimin dhe analizimin e ngjarjeve të tilla. Kjo në Shqipëri nuk ndodh.

Por të kthehemi tek ngjarja. Tronditëse për publikun dhe shtetin, sepse u vra një person i lartë i policisë, një person i cili duke përfaqësuar shtetin, kishte detyrë mbrojtjen e rendit dhe të jetës së qytetarëve. Një analizim nga jashtë faktikisht është i pamundur, sepse nuk kemi elemente dhe prova, në të cilat mund të bazohemi, nuk mund të akuzojmë apo të bëjmë gosip sikurse bëhet rëndom në kafe apo gazeta. Natyrisht të vritet një person në Tiranë, me breshëri arme automatike, është një fakt, që tregon brutalitetin dhe vendosmërinë, për ta kryer një krim të tillë. Krim ky, që u bë me një logjistikë dhe përgatitje. Një makinë, që rezulton e vjedhur, por fatkeqësisht arrin të lëvizë lirshëm nëpër Durrës-Tiranë, për tre ditë, pa asnjë lloj problemi, apo kontrolli nga ana e forcave të rendit (makina rezulton e vjedhur me denoncim të rregullt në polici). Ajo që na jep dyshim është që janë studiuar lëvizjet dhe jeta e Lamaj, apo diheshin lëvizjet e sakta të tij?  Nuk mendoj që një drejtues i tillë, për shkak të punës, që bën, nuk do të arrinte të kuptonte, apo të reagonte nëse do kishte sadopak shkak, apo motiv. Sot me teknologjinë, që përdoret në vendin tonë, nuk është e vështirë të nxirren elemente dhe prova për verifikimin e dëshmive te dëshmitarëve okularë apo alibive të të dyshuarve. Pra ekzekutorët material, dinin dhe njihnin mirë personin, figurën dhe lëvizjet që bënte, nuk kishin problem praninë e dëshmitarëve, sepse zona ishte e banuar, kjo do të thotë që kishin planifikuar në detaj, çdo gjë. Të largohesh nga Tirana, pa arritur të kapesh, është vërtetë faktike e gjendjes në të cilën organet e policisë dhe strukturat përkatëse punojnë dhe veprojnë. Studimi dhe analizimi i vendit të ngjarjes, duhet bërë nga profesionistë dhe ekspertë, jashtë rrethit profesional (nuk duhet të futen aty kolegë ose të afërt, për arsye jo objektiviteti) të viktimës në këtë rast. Kjo, sepse vendi i ngjarjes është situata më e rëndësishme, për mbledhjen e provave, për ti kaluar në analizim të plote dhe pasur një drejtim apo rrugë të qartë hetimi. Mjafton një lëvizje e vogël, për të futur hetimin në një tunel pa fund. Megjithatë, ka prova me të cilat, mund të punohet nga vendngjarja: kalibri i armës/ve, ekspertiza e plotë, distanca, mënyra e ekzekutimit, përputhja e dëshmive okulare me provat e mbledhura dhe analizuara nga vendngjarja, si dhe përputhja e alibive të të dyshuarve, në një moment paraprak. Organet kompetente, duhet të krijojnë një punë operative për një kontroll të zonave, rrugëve, mjeteve edhe mbi baza paraprake, duke pasur parasysh figurën e komisarit dhe motivet për të cilat ai u vra. Nuk mendoj që askush nuk dinte gjë rreth tij, pra nëse ka dyshime behet verifikimi direkt dhe ndalimi i të dyshuarve, nëse nuk janë larguar në drejtim të paditur. Ekspertiza e telefonave lëvizja, përmbajtja e telefonatave dhe mesazheve si të të dyshuarve ashtu edhe viktimës, janë një tjetër element për analizim të menjëhershëm. Kalohet jeta private dhe profesionale në analize të detajuar. Në Shqipëri, ndodh që personi, që ka folur i fundit me viktimën të bëhet publik nëpër gazeta dhe media të tjera, kjo sepse ka shumë mosfunksionim të strukturave dhe joprofesionalizëm, si në organet hetimore ashtu edhe në ato përndjekëse, duke venë në rrezik jetën e tyre. Sigurimi i provave të vendngjarjes, dëshmitarëve, dëshmive, alibive, janë një proces delikat dhe që duhet të jenë të rezervuar dhe sekret, deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes. Mund të jenë në dijeni, vetëm palët e interesuara pa cënuar hetimin.

Faktikisht, është e qartë, se, ne na duhet të përforcojmë disa ligje, të rrisim kontrollet për vartësit e shtetit , të vihen në dispozicion ekspertë në fushat specifike, të rritet kapaciteti operativ dhe logjistik i policisë dhe më e rëndësishmja, të gjitha këto struktura të jenë të pavarura nga politika.

Kamerun: Gjueti shtrigash me ligjin kundër homoseksualizmit

Kamerun LGTB
Kamerun LGTB

Organizata e Ruajtjes së të Drejtave të Njeriut, HRW, ka publikuar një raport të katër organizatave të ndryshme, që kanë si subjekt profesional, ruajtjen dhe vëzhgimin e të drejtave të njeriut. Raporti prej 59 faqesh, prezanton 10 studime rastesh konkretë, që kanë të bëjnë me arrestime dhe përndjekje në bazë të nenit 347 bis të kodit penal të Kamerunit, i cili ndëshkon ‘raportet seksuale me person së të njëjtit seks’, me burgim deri në 5 vite. Raporti, ka konstatuar, se, shumica e personave të vënë nën akuzë për homoseksualitet,  janë dënuar mbi bazën e provave të dyshimta, thuajse ineksiztuese.

Raporti përmend shumë raste, ku ligji kundër marrëdhënieve homoseksuale, është përdorur për larje hesapesh, duke treguar se deri në ç’nivel, ligji shndërrohet në subjekt abuzimi. Një nga këto raste, citohet të jetë ai i një kamerunasi, i cili pasi ishte takuar me dy miq në hollin e një hoteli, u akuzua për praktika homoseksuale dhe ju refuzua mbrojtja ligjore nga një avokat, gjatë procesit gjyqësor. Rasti i tij, është një rast ilustrues, që nxjerr në pah problemet e procedurave juridike dhe dhunimeve njerëzore në Kamerun,  konkretisht përndjekjeve juridike penale për homoseksualitet.

LSI: ‘Podesta Group’ lobon ndërkombëtarisht për legjitimim të dhunës qeveritare ndaj KQZ-së

Ylli Manjani, LSI
Ylli Manjani, LSI

LSI në një konferencë për shtyp ka deklaruar, se, 7 anëtarët e KQZ-së : znj. Lefteri Lleshi, znj. Vera Shtjefni, znj. Albana Shtylla, z. Benar Biba, z. Hysen Osmanaj, z. Jani Jani dhe z. Ilirjan Muho, nuk kanë lidhje me asnjë parti politike në vend. Sipas LSI, asnjë parti politike nuk mund të pretendojë autorësinë apo, më keq akoma, pronësinë mbi anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ-ja dhe funksioni i tij apolitik nuk do të preket. Ky është Kodi Zgjedhor. Kjo është Kushtetuta. Kjo është ligjësia që kemi vendosur bashkërisht me konsensus kur miratuam Kodin Zgjedhor.

Sipas LSI, nëse ka një parti politike, që pretendon, se, ka anëtarë në KQZ dhe se në emër të kësaj, na u dashka të ndërtohen balanca, apo paritete, apo shtylla kurrizore, kjo nuk është gjë tjetër, veçse përpjekje, për të dhunuar politikisht KQZ-në. Kjo është arsyeja, e cila e ka detyruar LSI-në, opozitën në tërësi, partitë politike shqiptare, Komunitetin Ndërkombëtar që të reagojmë më shumë shqetësim. Në prag të zgjedhjeve kërkohet ndryshimi në mënyrë të paligjshme, pa asnjë lidhje me ligjin. Kjo është dhunë e hapur e një pseudomaxhorance, e cila edhe pak ditë qeveris Shqipërinë. Pavarësisht se vullneti politik në emërim ka qenë prezent, nuk mund të gjykojmë pafundësisht, politikisht mbi këtë çështje. Të shtatë anëtarët e KQZ-së funksionojnë njësoj siç funksionojnë 17 anëtarët e Gjykatës së Lartë, 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Presidenti i Republikës, të gjithë këta zyrtarë të lartë, nëpunës shteti, të emëruar nga Parlamenti i Shqipërisë.

LSI, ka bërë thirrje për arsye dhe logjikë, në mënyrë që të lihen institucionet dhe KQZ të punojë, në mënyrë që zgjedhjet të përgatiten siç duhet. Sipas LSI-së, KQZ është i paprekshëm. Ky është standardi. Opinioni publik gjithmonë e më shumë, ngulet si propagandë e qeverisë që është anëtari i LSI-së, që po hiqet. Nuk është anëtari i LSI-së, që po hiqet. LSI-ja dhe gjithë partitë e tjera kanë përfaqësues zyrtarë në KQZ. Manjani theksoi, se, është ai përfaqësuesi zyrtar i LSI-së në KQZ, dhe jo Ilirjan Muho. Ashtu sikurse është z. Kosovrasti përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ dhe jo Lefteri Lleshi, apo ndonjë tjetër. Sipas LSI-së, ky është fakt juridik, fakt publik dhe i emetuar qartësisht, i transmetuar nëpërmjet kamerave dhe nuk ka pse të spekulohet. Ky spekulim vjen nga propaganda e qeverisë për të krijuar idenë, se, partitë politike po i krijuakan një komplot PD-së. Por, sipas Manjanit, kjo nuk është e vërtetë.

LSI denoncoi gjithashtu faktin, se, ‘Podesta Group’, që paguhet dhe lobon për qeverinë shqiptare, me paratë e shqiptarëve, ka lobuar sërish duke u çuar një e-mail përfaqësuesve të medieve ndërkombëtare, ku jo vetëm mbron qëndrimin e PD-së në lidhje me KQZ-në, por ka paralajmëruar edhe për një krizë politike në vendin tonë, të cilën e ka metaforizuar me fjalën, ‘shpërthim fishekzjarrësh’.

PD: Rama, nekrofilist elektoral kërkon asgjësimin e zgjedhjeve

PD Laura Vorpsi
PD Laura Vorpsi

Partia Demokratike, ka reaguar pas daljes së liderit opozitar Edi Rama, nëpërmjet zëdhënëses së selisë blu, Laura Vorpsi. PD, theksoi, se, Rama tashmë është i trembur për 21 janarin, dhe nuk dëshiron të flasë për këtë histori. Top Story i tij, sipas PD është koalicioni i ngjalave.

PD, akuzoi liderin Rama, se, 21 janari, ka qenë për të, një strategji për të marrë pushtetin me dhunë dhe më pas, të realizonte një asgjësim elektoral ose e thënë ndryshe një nekrofili elektorale. PD nënvizoi, se, pasi Rama dështoi të vijë në pushtet me tentativën për puç shteti, që sipas PD, për fat të keq, solli viktima, dhe pasi 21 janari nuk e realizoi ëndrrën e tij kryeministrore, tani Rama duke iu gëzuar martesës së re të ngjalave, kërkon ta fshijë këtë ngjarje.

Selia blu, deklaroi gjithashtu, se, Rama po bën çdo gjë për ti shpëtuar drejtësisë. Pasi manipuloi videon, që përdori si pretekst për 21 janarin, si organizator kryesor i përpjekjes për të ardhur në pushtet me dhunë, si ‘kameleon’ që u përpoq për dhimbjen e familjarëve të viktimave,  si mburojë për krimin e tij të shëmtuar, për atë çka meritoi shaminë në fytyrën e tij, po bën çdo gjë për ti shpëtuar drejtësisë. Sipas PD-së, këtë e kuptuan më mirë se kushdo vetë socialistët, të cilët treguan një pakënaqësi të paparë në adresat e tij në rrjetet sociale. Revolta e socialistëve ndaj Ramës, në facebook-un e twitterin e tij, vazhdon edhe sot, dhe ai nuk e ndal dot me shpjegimet e tij nga salloni mavi.

Partia Demokratike, i bëri thirrje drejtësisë, të mos ndikohet nga lojërat politike, dhe garantoi shqiptarët, se, ajo do të bëj gjithçka për të vendosur drejtësi dhe për të vënë përpara përgjegjësisë, organizatorët dhe nxitësit e dhunës së pashembullt ndaj institucioneve, që solli 4 të vrarë.

Reagimi i selisë blu, vjen pas daljes së liderit Rama në Top Story të Sokol Ballës, i cili konfirmoi publikisht për 21 janarin, se ‘’ Dora që vrau dhe truri që e urdhëroi, do të dalin para drejtësisë.’’