Rama, 21 janari: Dora që vrau e truri që urdhëroi do të dalin para drejtësisë

18
Edi Rama në Top Channel.
Edi Rama në Top Channel.

Edi Rama, ndryshe nga çfarë pritej, pas vërshimit të sulmeve, qe shoqëruan aleancën e PS me LSI, u shfaq sot në Top Story të Top Channel, tepër i qetë dhe i sigurt në çështjet, që mbronte. Pyetjet, mbulonin pikat kryesore, të cilat kanë ngjallur debat kohët e fundit dhe që i përkasin aktualitetit parazgjedhor.

Aleanca me LSI

Ky bashkëpunim sipas Ramës, e ka zanafillën në linjat e komunikimit që u vendosën gjatë darkës së Gjirit të Lazlit, duke theksuar mbi të gjitha, vlerën e komunikimit njerëzor. Ai deklaroi, se, qevrisja me LSI, do të mbështetet mbi një kartë parimesh, që së shpejti do të bëjet publike. Ai theksoi, nevojën e rëndësishme për të larguar pengesën, që kanë përpara, Malin, që është pushteti i partisë familjare të kryeministrit dhe vetë kryeministrit, si edhe për ti dhënë mundësi të majtës për të qeverisur radikalisht ndryshe.

Rama, bëri dhe një analogji me raste të tjera bashkëpunimi europian, duke e vënë theksin më shumë, jo te krahasimet, se, sa tek teknikat e negocimit dhe kolaudimit, duke përmendur, rastin e Francës me Gjermaninë, që pavarësisht lumit të gjakut të derdhur mes tyre, kapërcyen të shkuarën në emër të së ardhmes, çka solli edhe Europën e bashkuar. Ai theksoi, se, pikërisht janë këto shembuj, që inspirojnë botën nga vendet më të mëdha, deri në fshatin më të humbur. Rama konfirmoi, se, nuk ka patur asnjë kusht për bashkëpunim dhe se, së shpejti do të publikojnë kartën e bashkëpunimit.

 21 Janari

Në lidhje me 21 Janarin, Rama deklaroi, se, kjo jo vetëm nuk është një çështje e mbyllur, por edhe se kush mendon, se, duke shkuar drejt një bashkimi, unë e kam harruar apo anashkaluar 21 Janarin gabon. Nuk është çështje e vështirë, është e thjeshtë, në kuptimin që 21 Janarin nuk mund ta zgjidhim në opozitë dhe një humbje nderi, nuk mund të na japë mundësi të zgjidhim 21 Janarin dhe na ekspozon para 21 Janarësh të tjerë dhe kush e di ç’katrahurash me këtë kryeministër, që e shikojnë të tërë si po shfaqet përditë, medemek, duke dëgjuar njerëzit, por që se ka haberin me ça jetojnë njerëzit dhe si jetojnë njerëzit, me shfaqje herezie propagande dhe ku Shqipëria do të ndahet pas 23 Qershorit.

Rama, theksoi gjithashtu, se, 8 Maji i Tiranës na tregoi, se, mund të marrim vota lumë, por gjendemi përballë një digë që e kthen ne zullum e llum, gjithë atë lumë votash. Bashkimi me LSI është guri i themelit, për të ngritur murin, që bllokon, murin e vjedhjeve dhe i hap rrugë një Rilindje Shqiptare.

Pyetjes, se pse, nuk i besuat votave të shqiptarëve po atyre të Ilir Metës, Rama iu përgjigj, se, i besoj një të vërtete të thjeshtë,se, duke u bashkuar me LSI, bashkojmë 100 mijë vota, të verifikuara, në atë që është vota e shumicës në Shqipëri. Rasti i KQZ-së, është një tjetër provë brutale, për të vendosur që shqiptarët të mos votojnë dot lirisht. Duhet të bashkohemi me çdo forcë dhe individ që kërkon rotacion. Ai theksoi gjithashtu,se, ky bashkim nuk e cenon në thelb frymën. Fryma e një Rilindje Shqiptare, nga ku bashkim, garanton, se, do të kthehet në një frymë qeverisëse. I mirëkuptoj të gjithë ato, që kanë dyshime, se, janë te shëndetshme, mbajini, dhe më gjykoni pas fitimit te zgjedhjeve, në mënyrë që të largojmë malin që na pengon.

Qëndrimi ndaj Aleancës Kuq e Zi.

Lideri i së Majtës Rama, deklaroi në lidhje me AK, se, s’kam asnjë presion ndaj AKZ-së dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga marrja vesh, se, çfarë është,AKZ. Diktaturat e korrupsionit, janë të njohura për prodhimin e forcave radikale ndaj vetes, për ti hedhur në fushë e për të shastisur popullin, që kanë kundër. Dua të them atë që ndjej. Nëse, FRD është PD-ja pa Saliun, kjo është e qartë dhe nuk ka ekuivok. Projekti të rilindim Shqipërinë, se, Shqipërinë as nuk e rilind e as nuk e qeverisim dot, ndërsa për AKZ, duhet të presim dhe ca ditë që të kuptojmë, është Saliu pa PD-në, apo është një forcë opozitare ? Një forcë, që do vendoset mes koalicionit dhe pushtetit  për te çoroditur popullin me spazma nacionaliste dhe moraliste, me spazma që shkojne deri ne ksenofobi, duke dizenjuar një profil nacionalist, që s’ka fare ç’të na duhet, apo është e gatshme ti qëndrojë, të gjithe atij boshti, për të cilin ka fituar edhe simpati mes shumë njerëzveqë është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor dhe ndëshkimi i atyre që janë përfshirë në projekte antikombëtare. Thenia e Spahiut, se, pas 23 Qershorit Rama është Trëndafil apo Karafil, i bie të jetë si ajo….., AK pas 23 Qershorit do të jetë Shqiponjë apo Sorrë. 

Pyetjes nga një qytetar nëse ka rrezik që Meta ta braktisë, kur të jetë në qeveri, siç bëri me Berishën sot, ai u përgjigj se, këtë pyetje ma kanë bërë shumë, por se predikojmë dot të ardhmen, në kuptimin e marrëdhënieve. Njerëzit shkojnë para altarit, para të dërguarit të perëndisë, priftit, dhe ndahen më pas, e jo, më në një marrëdhënie politike, por e shkuara mund të na ndihmojë për të kuptuar se nuk shumë bazë. Meta nuk ka prishur asnjë marrëveshje deri më sot, qe do të thotë njerëzit i referohen 2009 dhe kanë parasysh që votat majtas dhe vendosi të shkojë djathtas. Është një vendimmarrje autonome, në raport me elektoratin e LSI, por jo me PS, pasi ne atë kohë, ishin kundër PS dhe kundër PD, ato vota prapë i mori, është një raport……unë nuk e çmoj atë ikje djathtas, nga këndvështrimi ynë, por marrëveshjet mes palëve janë tjetër gjë.

 Al.plus