Dënohet me 1.5 vite burg Emiljano Shullazi

637

emiljano shullazi.Ka përfunduar sot seriali i shtyrjeve të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit . Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që dënon Emiljano Shullazin dhe Elidon Harizajn me 1.5 vite burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjyqi ndaj është shtyrë shtatë herë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, ndërkohë që sot gjykatësi Astrit Kalaja shqiptoi vendimin ndaj të pandehurve, duke lënë në fuqi dënimin e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Dy të pandehurit ishin të pranishëm në seancë.

Emiliano Shullazi dhe Elidon Harizaj janë arrestuar një vit më parë në kryqëzimin e Shëngjinit, në Lezhë me akuzën për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar disa herë, ndërsa është dënuar për trafik droge.