Tre burgime të përjetshme “gjinekologut të vdekjes”

58

abc_kermit_gosnell_mi_130513_mnKermit Gosnell gjinekolog  dënua me tre burgime të përjetshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vrau te paktën tre foshnje menjëherë pas lindjes. Foshnjat ishin të padëshiruara nga prindrit të cilët kishin kërkuar ndihmën e gjinekologut.

72-vjeçari Gosnell pranoi fajin, në një marrëveshje që i kurseu dënimin me vdekje.

Ai u dënua me dënim të përjetshëm për secilën prej tre vrasjeve të vërtetuara, ndonëse dyshohet se mund të jetë përgjegjës edhe për të tjera vrasje.

Ndërkohë ai u dënua edhe me pesë vjet shtesë, për vrasjen nëpërmjet mbidozës së një pacienteje.

Gosnell ka realizuar me mijëra aborte gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, shumë prej të cilëve në shkelje ligjore, përtej kufirit prej 24 javësh pas ngjizjes, në të cilën lejohet aborti në Pensilvani.

Shkalla e vërtetë e aktivitetit kriminal të “gjinekologut të vdekjes” është e panjohur plotësisht.

Gjatë gjykimit, u provua se si ai kishte asistuar në lindjen e gjallë të foshnjeve, të cilat i vriste duke përdodur një palë gërshërë, për të prerë shtyllën e tyre kurrizore.

Katër akuza të tjera për vrasje foshnjesh ranë, për shkak të mungesës së provave.