Qeveria miraton truallin për ndërtimin e banesave për të pastrehët

52

May-15-14-47-154Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për Entin Kombëtar të Banesave, të sipërfaqes 10 mijë metra katror truall, pjesë e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky truall do të përdoret për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë, të sistemuar aktualisht në godinat e Institutit Bujqësor dhe në godinën e ish Institutit të Kërkimeve Biologjike, në Tiranë.

Përfituesit e këtyre banesave do të jenë qytetarët e pastrehë të sistemuar në këto godina dhe 10 përqind e banesave të ndërtuara, për ushtarakët e pastrehë të Ministrisë së Mbrojtjes./al.bl/