44 portale duhet të regjistrohen brenda 72 orësh në QKB ose mbyllen

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar sot listën me 44 portale online, të cilave u kërkon që të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kanë lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online:

Subjektet e regjistruara si portale online që duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt të faqes së tyre online janë:

1

24-ore.com
2

360grade.al
3

Albpress.org
4

Alpenews.al
5

Argjirolajm.net
6

Botasot.info
7

Diell-online.al
8

Durreslajm.al
9

ekskluzive.al
10

eperditshmja.com
11

Exit.al
12

Folshqip.al
13

gazetaimpakt.com
14

Hashtag.al
15

Ina-online.net
16

InfoElbasani.al
17

infopasqyra.com
18

Insajderi.com
19

Javanews.al
20

Korrieri.org
21

Lajme.net
22

Lajmeonline.al
23

Lajmi.net
24

Lajmifundit.al
25

Liberal.al
26

Noa.al
27

Opinion.al
28

Opozita.com
29

Orikuminews.com
30

Pacensure.com
31

perqasje.com
32

Politiko.al
33

Publik.live
34

Reporter.al
35

Respublica.al
36

Sarandaweb.net
37

Shqiperia.com
38

Skandal.al
39

Sovrani.info
40

Superligash.com
41

Tesheshi.com
42

Tiktak.al
43

Tpz.al
44

Zjarr.tv
AKEP, thotë se regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Drejt mbylljes hetimet përdosjen “Tahiri”

Grupi i prokurorëvë që kanë në hetim dosjen “Tahiri” do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur në lidhje  me fatin e kasaj dosje nesë do të dërgohet për gjykim apo do të zgjaten edhe me tre muaj të tjerë afatet. Pas zgjatjes së fundit afatet përfundojnë në 17 tetor.

Të hënën grupi i prokurorëve  do të mblidhet për të vendosur  për fatin e dosjes ku i akuzuar është edhe ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit  përfundon në 17 tetor kohë kur dosja ose duhet të dërgohet në gjykatë ose në të kundërtëtn duhet të kërkohet një zgjatje tjetër hetimore me tre muaj.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia  Italia dhe Mal të Zi por pritet që të vije edhe përgjigja e një një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të. Ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati një vit hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Ndërsa  për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria  ka  vendosur skuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe nje pike karburanti të dyshuara se të  krijuara nga veprimtaria kriminale.

Zgjedhjet komunale në Belgjikë, fitojnë 5 shqiptarë

Ditën e djeshme u mbajtën në Belgjikë  zgjedhjet komunale ku u paraqitën si kandidate edhe 32 shqiptarë. Deri tani rezultojnë me fitore 4 kandidatë në Bruksel, Amet Gjanaj në Molenbeek me 1128 vota, Habibe Duraki në Evere me 478 vota, Behar Sinani në Jette me 342 vota dhe Muhamet Begaj në Saint-Josse me 330 vota. Në qytetin e Namurit ka fituar Nermin Kumanova. Të gjithë kandidatët që rezultojnë fitues deri tani janë pjesë e Partisë Socialiste të Belgjikës.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë forcuar pozicionin e tyre në partitë me të cilat kanë kandiduar.

Albaniaplus ju uron suksese kandidatëve që kanë fituar  dhe gjithashtu të gjithë kandidatët të tjerë me origjinë shqiptare që garuan në zgjedhjet e 14 tetorit në Belgjikë.

Ismail Qemali, Bedri Spahiu dhe z. Babale – Albert Veliu

Artan Fuga

Cfarë lidhje kanë këta personazhe me njeri tjetrin? Sigurisht asnjë.

Ismail Qemali themeloi shtetin shqiptar. I përulemi babait tonë politik!
Bedri Spahiu, pas një lufte me okupatorin dhe tradhtarët e kuislingët, u bë xhelati në emër të diktaturës, dhe pastaj u dënua rëndë nga ajo duke bërë pendesën publike në vitet 90.
Zoti Albert Veliu – Babalja dihet se kush është, Nuk ka nevojë për t’a prezantuar sepse është personazhi më i pranishëm dhe më interesant (më i dashuri) në ekranet tuaja të televizionit. (Unë televizorin tim e mbaj në frigorifer – dihet tashmë).

Cfarë i lidh pra këta tre personazhe të njohur të historisë shqiptare?

Ja u them unë. Sa herë del z. Albert Veliu, alias Babalja, në ekrane, apo inçizime nga ai ose nga të tjerë që thonë se janë ai, më kujtohet Bedri Spahiu, i ndjerë.

Aty nga viti 50 e ca, në burgjet e rënda të monizmit, Bedri Spahiu i thirri mendjes dhe pati një ndriçim. Kuptoi se sistemi për të cilin ai kishte kontribuar duke gjakosur të tjerët do ta bënte mal pirgun e viktimave të tij.

Në burg ai kupton një të vërtetë të madhe. Të burgosurit e tjerë depononin në biruca dhe nën torturë ose me premtime lirimi, për hir të ndonjë privilegji të vogël, kundër njerëzve që ishin jashtë. Sa herë dikush me pushtet që ishte jashtë donte të lante hesapet me ndonjë konkurrentin e tij, e niste çështjen duke marrë ose krijuar deponime fallco ose të vërteta nga të burgosur në qeli. Kollaj të gjendej një njeri tashmë në hall dhe në duart e shtetit për t’a shkundur si batanije që të jepte deponime të vërteta apo të gënjeshtra kundër atij që ende në liri, po i përgatitej qelia apo skuadra e pushkatimit.

Duke kuptuar këtë Bedri Spahiu lëshon piskamën nga qelitë në një letër që i dërgon Mehmet Shehut, ku pak a shumë shkruante që nëse ata që janë jashtë burgut duan t’a gëzojnë lirinë, ka vetëm një fillesë : duhen mirëtrajtuar “armiqtë”, të burgosurit, qofshin këta politikë, ordinerë, si vjedhës të vegjël apo brigandë të mëdhenj. Vetëm kur ata që kanë rënë në hall me shtetin do të kenë të drejta, dhe do të trajtohen si njerëz, vetëm atëhere ata nuk do t’i përdori çdo gardian burgu sipas qefit të vet kundër njeri dhe tjetrit të atyre që ndodhen përkohësisht jashtë burgut.

Liria nis me të drejta për ata që kanë hall me shtetin, pra me ata që ndiqen nga policia, që janë në burg, apo që kanë probleme me ligjet.

Qytetari mund të ndihet i lirë vetëm kur i burgosuri të ketë të drejta. Ja përse qytetari është më i interesuar edhe sesa vetë njeriu që ka probleme me drejtësinë, që ky i fundit të mos merret nëpër këmbë, të mos dhunohet psikologjikisht, të mos shkelet me këmbë, të mos i nxirret boja nga hetuesit ose gazetarët e propagandistët.

Por, çfarë lidhje ka letra e Bedri Spahiut me Ismail Qemalin?

Sepse në mendjen time pas tekstit të dorëheqjes të Ismail Beut, një monument politik ku parathuhen të gjitha gjëmat e dramat e shtetit shqiptar në këto njëqind vjet, letra në fjalë e Bedri Spahiut është dokumenti politik i dytë më i rëndësishëm në mendimin politik shqiptar. Pastaj vijnë edhe dy a tre të tjerë sepse pjesa tjetër është ulurimë nëpër mitingje.

Ismail Beut mbeti për mua i famshëm jo aq me ngritjen e flamurit, por me dorëheqjen e vet. Na tregon se çfarë na ka ndodhur dhe çfarë na pret!

Bedri Spahiu nga qelia i thërret Mehmet Sehut : Liri dhe të drejta për “armiqtë” se përndryshe të gjithë do të përfundoni këtu te unë. Të drejtat për të burgosurit janë themeli i lirive qytetare.

Dhe ja së fundi, hallka ku mbahet sot ekuilibri i shtetit shqiptar, z. Albert Veliu – Babalja me miqtë e tij, që lëshon deklarata kontradiktore. Mirë bën. Ai do të shpëtojë nga belaja me shtetin. Sepse nuk ka të drejta të mjaftueshme.

Mirëpo te të drejtat që duhet të gëzojë Babalja, Alizoti, etjj., qendron themeli i lirive qytetare – do të thoshte mendimtari politik me shumë të drejtë.

Prandaj kujdes kur i marrim nëpër këmbë, kur i keqpërdorim, kur nuk u respektojmë të drejtat që duhet t’i kenë me ligj, kur i ofendojmë a thua se veç deputetëve, gazetarëve, profesorëve dhe ca opinionistëve, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht ajo që ka probleme me me ligjin, nuk duhet trajtuar njerëzisht.

Ja pra sepse z. Albert Veliu – alias Babalja – më kujton Bedri Spahiun – alias bilbilin e Labërisë, dhe ky i fundit me letrën e tij nga burgu (perlat shkruhen gjithmonë në burg) më kujton Ismail Bej Vlorën, alias Ismail Qemalin.

Si duket më mirë, më shpejt, se ne, gjykatësi kosovar që e la në gjendje të lirë zotin Babale, e ka kuptuar edhe Ismail Qemalin dhe Bedri Spahiun.

Jemi pak si rrota ne!

Video, Xhisiela tërhoqi padinë në prani të djalit të deputetit

Zbardhet një pjesë e pamjeve të kamerave të stacionit të policisë së Fushë-Krujës mbrëmjen e 21 korrikut të këtij viti, kur ndodhi edhe tërheqja e kallëzimit të Xhisiela Malokut ndaj djalit të deputetit të PS Rrahman Rrahja.

Bazuar në kqyrjen e materialeve filmike, sipas burimeve të SHÇBA ka rezultuar se në datën 21 korrik 2018 rreth orës 21.40 oficeri Gentian Çitozi ka thirrur Xhisiela Malokun, të cilës i ka marrë me procesverbal tërheqjen e kallëzimit. Ky veprim bazuar në pamjet e kamerave është bërë në prani të shtetasit Rexhep Rraja, i cili ishte pikërisht personi që akuzohej nga Xhisiela Maloku.

Sipas akuzës, ky veprim i kryer nga oficeri Gentian Çitozi përbën shkelje ligjore e proceduriale pasi ai nuk duhej të kishte lejuar pyetjen e të dëmtuarës dhe të akuzuarit në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin ambient. Për këtë arësye, oficeri Gentian Çitozi është përjashtuar nga hetimi dhe tashmë po ndiqet penalisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më datë 21 korrik rreth orës 17.00 25-vjeçarja ishte paraqitur në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ku ka depozituar kallëzim ndaj shtetasit Rexhep Rraja për përndjekje dhe kanosje me mesazhe telefonike.

Për këtë akuzë, Prokuroria e Krujës ka dorëzuar tashmë në gjykatë dosjen penale ndaj shtetasit Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekje ndaj Xhisiela Malokut.

Në gjykatën e këtij qyteti pritet të fillojë tashmë procesi gjyqësor ndaj të riut që akuzohet sipas nenit 121 të kodit penal për veprën që dënohet nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.

Prokurorja Mirela Kapo në kërkesën për gjykim shprehet se Rexhep Rraja e ka përndjekur 25-vjeçaren për një kohë të gjatë duke i shaktuar asaj rëndim të gjendjes psikologjike dhe gjendje ankthi.

Ndërkohë që kjo çështje është dërguar tashmë në gjyq, prokuroria ka në hetim çështjen ndaj oficerit të policisë Gentian Çitozi, i cili ka marrë dëshminë e Xhisiela Malokut në të cilën ajo tërheq padinë për djalin e deputetit.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

Po luhet në “Turner Stadium” takimi i raundit të katërt në Grupin 1, të Ligës C, mes Izraelit dhe Shqipërisë. Me një grup totalisht të balancuar dy skuadrat do të tentojnë të dalin me pikë të plota nga ky takim. Momentalisht rezultati është 1-0 në favor të vendasve.

Kuqezinjtë e Christian Panuccit vijnë pas një ecurie aspak pozitive në takimet e fundit, ndërkohë që dueli me izraelitët vjen në momentin e duhur, pasi Izreali është një kundërshtarëshumë i njohur për kombëtaren tonë, ku i ka mposhtur në dy raste dhe ka humbur një në takimet e dy viteve të fundit.

46′ Nis pjesa e dytë, Shqipëria tenton kthesën

45+2′ Mbyllet pjesa e pare: Është mbyllur pjesa e parë në “Turner Stadium” mes Izraelit vendas dhe Shqipërisë. Një 45 minutësh që i buzëqeshi vendasve, të cilët kaluan në avantazh pas 8 minutash lojë. Një shturje e mbrojtës sonë, nxori të vetëm përballë Strakoshës, Hemad, që nuk gaboi.

45′ Akordohet 1 minut shtese

22′ Balaj godet bukur me koke, por portieri vendas ben mrekulline

13’ Xhaka depërton në zonën e Izraelit, por mbrojtja izraelite mbyll rrezikun.

8′ Kuqezinjtë të shthurur në mbrojtje, Hemed perfiton dhe kalon në avantazh vendasit

Rama reagon në Twetter për lojrat e fatit

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar për mbylljen e lojërave të fatit. Në një status në tëitter, kreu i ekzekutivit thotë se bastet dhe monopoli online do të vdesin për Vit të Ri.

Edi Rama: Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X.

Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet vendore në Belgjikë

COUILLET, BELGIUM 13/06/2010 : Belgians going to the ballot boxes for the Elections of the Chamber and the Senate representatives in 2010. PICTURE NOT INCLUDED IN THE CONTRACT
COUILLET, BELGIUM 13/06/2010 : Belgians going to the ballot boxes for the Elections of the Chamber and the Senate representatives in 2010.
PICTURE NOT INCLUDED IN THE CONTRACT

U votua sot në 589 komunat e mbretërisë së Belgjikës. Më shumë se 8 milionë votues kanë kontribuar për rinovimin e 581 këshillat bashkiak si dhe 10 këshillat provinciale për ata që jetojnë në Flandër ose në Valloni.
Në Molenbeek Ps është në krye të listës. Një goditje për kryebashkiaken në largim, liberalen Françoise Schepmans, e cila favorizoi rizgjedhjen e shumicës së saj me ekologët dhe humanistët dhe shkoi nga 15 në 13 vende (23.96%),
Surpriza tjetër e madhe e mbrëmjes është pa dyshim përparimi i PTB që kalon nga 1 deri në 7 vende në komunë.
Ndërkohë që në komunat e tjera mbizotërojnë CDH, ECOLO dhe MR.
Në komunën qendër Bruksel duket se Filipe Klose do të rikonfirmohet në krye.

Drake armiqësine me Kanye West, zbuloi detaje për djalin e fshehtë

Drake ka folur hapur për armiqësine e tij me Kanye West. Dy reperat kanë qenë të përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë.

Muajin e kaluar West mohoi thashethemet se bashkëshortja e tij Kim Kardashian kishte pasur lidhje me Drake.

Ndërsa Drake u shfaq në premierën e mbrëmjes së të premes ‘The Shop’ ku foli për marrëdhënien me Kanye.

Reperi zbuloi se pu punonte me albumin e tij të fundit Scorpion kur West e ftoi në Wyoming dhe e bindi që ti jepte detaje mbi punën e tij të ardhshme.

Ylli i hitit ‘ In My Feelings’ u shpreh se Kanye i ofroi atij këngën ‘Lift Yourself’, që më vonë e publikoi vetë.

Drake pohoi se nuk ishte në dijeni se Kanye gjithashtu po punonte në një album dhe pretendoi se ishte përdorur nga rivali i tij, për të marrë ide për regjistrimin.

Drake gjithashtu i tha Kanye për djalin e tij të fshehtë.

“I dërgova atij një video të djalit tim,”-tha reperi. “I tregova që kisha probleme me nënën e fëmijës dhe biseduam bashkë.”

Rexhep Rraja kërkon lirinë në Apel

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë sërish në Gjykatë për dosjen “Xhisiela”, kësaj herë në gjykatën e Apelit Tiranë.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.