Portali Albaniaplus fton të gjithë bashkatdhetarët që banojnë në Belgjikë me rastin e zgjedhjeve vendore në territorin belg, nesër në datën 14 tetor të votojnë kandidatët shqiptarë ne listat e partive të ndryshme. Këto zgjedhje në ndryshim nga vitet e kaluara veçojnë nga numri tepër i madh i kandidatëve me origjinë shqiptare.
Ky është një moment kulminant për komunitetin shqiptar në Belgjikë, ku me përfaqësimin e shumë kandidatëve dinjitozë tregon më së miri shkallën e lartë të integrimit në te gjitha fushat dhe nivelet e shoqërisë belge.
Kandidatët shqiptarë të shpërndarë në të gjitha forcat politike shprehin mënyrën liberale të konceptit të integrimit në shoqërinë e këtij vendi.
Albaniaplus ju uron suksese të gjithë kandidatëve shqiptarë dhe përfaqësim sa më dinjitoz në postet e ardhshme.
Albaniaplus uron të gjithë kandidatët me origjinë shqiptare në zgjedhjet e 14 tetorit në Belgjikë
Rama reagon për mbylljen e basteve
Edi Rama ka shumë skeptikë edhe në mediat e tij sociale në lidhje me vendimin për të mbyllur pikat e basteve. Pikërisht njërit prej tyre iu drejtua kryeministri, duke pranuar se më parë kishte qenë i detyruar të bënte një kompromis.
“Doja ta bëja më parë, siç premtova, por nuk munda dot. Ishte i pari dhe i fundit rast që pranova kundër vullnetit tim një kompromis të keq”, tha Rama.
Ata që kishte në koalicion më parë janë tani në opozitë, në fushën e të cilës Rama hedh tani topin: “Nuk e di çfarë do të bëjë opozita, por tani ne votat i kemi dhe kemi më asnjë alibi”.
Duke garantuar se më 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh në Shqipëri, Rama tha se ky vendim ishte pjesë edhe e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar krimin: “Ndonëse u munduam të vinim rregull, prapë mbeti shumë llum”.
Pa pritur 1 janarin, Rama tha se tatimet do të mbyllin që tani të gjitha pikat e basteve që kanë probleme me dokumentacionin.
Në BURGUN E Lezhës u tentuan të futeshin celularë nëpërmjet topit
Dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura janë gjetur të fshehura në në top futbolli në ambientet e burgut të Lezhës.
“Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë. Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura” informoi ministria e Drejtësisë.
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.
Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.
Asia Argento: Jam ngacmuar seksualisht 16 vjeç
Në harkun kohor të pak muajve kaloi nga një aktiviste e lëvizjes #metoo në një të dyshuar për ngacmim seksual ndaj aktorit Jimmy Bennet.
E në përfundim të një viti, për të shumë intensiv dhe të ngarkuar, Asia Argento, e ftuar në emisionin ‘Verissimo’ që pritet të transmetohet të shtunën e 13 tetorit, rrëfen: “Në moshën 16 vjeçare më kanë ngacmuar seksualisht në setin e një filmi.”
Në festivalin e Kanës, ajo ishte e para që u shpreh, me një fjalim të ashpër mbi skenë, kundër producentit kinematografik Harvey Weinstein.
Më pas ndodhi vetvrasja e të dashurit të saj, shef Anthony Bourdain, të cilin e kujton kështu: “Më ka lënë një boshllëk që asgjë dhe askush nuk mund ta mbushë. Kjo dhimbje nuk ikën kurrë”.
Weinstein, “bëra një gjest kamikaz” – Përsa i përket akuzave të bëra nga skena e Kanës, Asia thotë se nuk është penduar që i ka thënë ato fjalë kundër producentit hollivudian, por shton: “Bëra një gjest kamikaz. Besoj se i kam bezdisur njerëzit me pushtet dhe tani po e paguaj. Ishte një moment shumë i fortë për jetën time, por – pranon- nuk kam më forcë të ndihmoj të tjerët.”
Aktorja deklaron se është ende nga ana e lëvizjes #metoo, e cila lufton kundër ngacmimeve seksuale dhe dhunës në drejtim të grave, por beson se ‘e ka paguar më shtrenjtë se kushdo këtë luftë.”
Ngacmimet 16 vjeç – Ngacmimet e pësuara nga Weinstein i kanë lënë një lëndim të thellë përgjatë viteve.
“Shkoj tek analisti prej vitesh,- rrëfen Asia.- Kam pasoja në raport me meshkujt, kam vuajtur nga ankthi dhe shqetësime post traumatike.”.
Por ngacmimet nga producenti amerikan kinematografik nuk kanë qenë të parat dhe as të vetmet për Argento-n.
“Në moshën 16 vjeçare më kanë ngacmuar në një set- rrëfen Asia për Silvia Toffaninin-, shkoja vetëm për të punuar dhe isha një pre’ më e lehtë”.
Akuzat e Bennet – Prej disa javësh Asia ka kaluar nga akuzuese në të akuzuar, pasi aktori Jimmy Bennett ka rrëfyer se ka pësuar dhunë nga ajo kur ai ishte ende një minoren.
“Vetëm një njeri i dëshpëruar mund të bëjë një gjest aq të shpifur sa të shkruajë një letër kërcënuese, thotë ajo,- një gjë e sajuar për t’i marrë para të dashurit tim”.
Zija për Anthony – Një vit i tmerrshëm për aktoren që i është dashur të përballojë vetvrasjen e të dashurit të saj Bourdain.
“Nuk kisha pasur kurrë pranë vetes një njeri si ai. Kujdesej për mua dhe fëmijët e mi.”
Asia thotë se kurrë nuk kishte kuptuar gjë për gjendjen e keqe shpirtërore të ish partnerit të saj: “Mendoja se isha unë ajo që ishte në depresion. Ai nuk mendoi për askënd në ato momente sepse dhimbja e tij ishte shumë e madhe, por fakteqësisht nuk e kisha vënë re.”
Ditën para se të vetëvritej, aktorja dhe shefi kishin folur për herë të fundit.
“Në telefon kishte një zë të çuditshëm, rrëfen Asia-, por më tha se kishte ngrënë dhe pirë ca si shumë. Kishte shkruar dhe kishte thënë diçka për vetvrasjen në televizion, por mendoja se ishte vetëm një mendim romantik.”
Kur i tha ‘Jo’ X Factor-it – Pas shumë momenteve të vështira, rrëfen se nuk arrin dot të flejë dhe se ndihet e vetmuar natën.
Mbase Asia do kishte mundur të gjente një mënyrë për t’u ‘shfryrë’ në konkursin muzikor “X Factor”.
Për zgjedhjen e saj për t’i thënë ‘Jo’ propozimit për të qenë pjesmarrëse, ajo sqaron: “Ishte një vendim miqësor dhe me dakordësim. Nuk doja të dëmtoja programin, por nuk doja të ikja”.
Flet një prej të mbijeturavë nga vrasja në Mat
Astrit Hani, një prej personave të mbijetuar nga konflikti i një dite më parë në Shëlli të Matit, ku tre persona humbën jetën ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarje.
Nga spitali, ku ai po mjekohet pasi ka marrë dy plumba në këmbë thotë se kishte dëgjuar që autorit ti thoshtë kolegëve të tij “do ta mësoni shpejt se kush jam”.
Ai tregon se ishte duke riparuar një defekt të makinës në kohën kur kishte dëgjuar konfliktin.
“Tre orë para ngjarjes Kujtim Koxha ishte në lokal me Hamit Buçin. Kur ndodhi konflikti verbal isha duke rregulluar makinën, nuk e mësova arsyen”, është shprehur ai.
“Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik tek të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti lart automatikun. Në tentativë për t’ia larguar automatikun nga duart, plumbat prekën tavanin”, ka thënë ndër të tjera Astrit Hani.
Salianji kallëzim të rremë për çështjen “Babalja”
Deputeti i PD, Ervin Salianji ndodhet në Prokurori ku po pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja. Po ashtu ai do të pyetet dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për çështjen, “Babalja”.
Në 12:00 është thirrur Basha
Sot është ftuar për tu paraqitur në Prokurori për dy çështje të ndryshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Ervin Saljanji.
Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës në orën 12, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “Xhisiela”. Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.
Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje. Por ndërkohë në të njëjtën ditë por jo në të njëjtin orar, deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen Babalja.
Drogë dhe armë në makinë, kapen tre persona
Tre persona janë arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në makinë u kapën me një sasi prej 1 kg kanabis, armë zjarri dhe municion luftarak.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”u arrestuan:
– Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
– Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.
– Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :
– E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.
“Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak”, sqaron policia.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”
– armë zjarri automatik
– 3 krehëra metalik arme zjarri
– 442 fishekë arme zjarri Model 56
– 129 fishekë arme zjarri Model 54
– automjet Mercedez Benz
– 3 aparat celular
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
Prokuroria: Ervin Mata u acarua pasi takimit me Elvana Gjatën
Prokuroria ka zbardhur detaje të reja nga mekanizmi i përplasjes me armë të ndodhur në zonën e bllokut në Tiranë javën e kaluar. Sipas dosjes te organit të akuzës dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila ditën e ngjarjes ndodhej në një dyqan pranë lokalit “Monopol” ku ndodhi krimi.
Partneri i saj Ervin Mataj, i cili ka qenë në lokal rreth orës 18:30 ka dalë jashtë ku besohet se është takuar me këngëtaren dhe më pas është rikthyer i acaruar në lokal. Dyshohet se në këtë kohë ai ka kërkuar të bisedonte me Ervis Martinaj me pretendimin se personi që kishte ngacmuar këngëtaren ishte i njohuri, i tridhjetë e gjashtë vjecarit që më pas mbeti i plagosur me një plumbë në qafë.
Në lokal me Ervis Martinaj ka qenë dhe i plagosuri tjetër Erion Hati i cili ka nisur të debatoje me ushtarakun Mariol Bilo të cilit i ka thënë disa herë: “Pse më sheh? Cfarë ke që shikon? ”
Në këtë kohë në lokal ka hyrë edhe Fabiol Gaxha, i cili sipas prokurorisë është drejtuar te ushtaraku Marviol Bilo dhe e ka sulmuar fizikisht madje e ka goditur edhe me tytën e armës. Si pasojë pistoleta ka kryer qitje të pavullnetshme dhe për pasojë një predhë është gjetur në tavanin e lokalit.
Në këtë moment Ervis Martinaj që ndodhej pranë banakut ka hyrë për të ndarë përleshjen fizike, por efektivi i forcave komando ka nxjerr amrët dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur Fabiol Gaxhën e duke qëllluar me tetë plumba Elion Hatën.
Si pasojë e të shtënave Ervis Martinaj ka marrë një plumbë një qafë. I pyetur pas ngjarjes ka mohuar të ishte thirrur në takim nga Ervis Mata.
Gjatë dëshmisë së tij Martinaj ka thënë se ka qenë në një ambient tjetër të zonës dhe rastësisht ka shkuar te lokali “Monopol” pasi ishte ftuar nga pronari për një gotë verë.
Gurët që bëjnë lëvizje zigzage
Në këtë vend, që është në Death Valley (Lugina e Vdekjes) ndodh një dukuri e çuditshme që i bën këto shkëmbinj të rëndë, që peshojnë qindra kilogramë, të ecin në një trajektore të parregullt përgjatë rrugëve duke lënë pas një gjurmë të gjatë si dëshmi e udhëtimit të tyre. Lugina është formuar nga një liqen që në pjesën më të madhe të vitit është i tharë. Disa gurë lëvizin vetëm disa metra, të tjerë lëvizin rreth e qark, të tjerë ecin drejt dhe pas disa qindra metrash ndryshojnë drejtimin papritmas. Ajo që është më e çuditshëm në lidhje me këtë fenomen nuk është aq shumë fakti se gurët lëvizin, por pse më shumë se dy gurë njëri pranë tjetrit me të njëjtën madhësi lëvizin në drejtime të ndryshme, disa të tjerë udhëtojnë disa hapa dhe të tjerë qindra metra, apo disa gurë të mëdhenj lëvizin dhe ato më të vegjlit pranë nuk lëvizin, e ato më të palëvizshmit vihen në lëvizje. E nëse i shtyn era si ja bën të kthehet prapa dhe të bëjë lëvizje zigzage?







