Drejt mbylljes hetimet përdosjen “Tahiri”

17

Grupi i prokurorëvë që kanë në hetim dosjen “Tahiri” do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur në lidhje  me fatin e kasaj dosje nesë do të dërgohet për gjykim apo do të zgjaten edhe me tre muaj të tjerë afatet. Pas zgjatjes së fundit afatet përfundojnë në 17 tetor.

Të hënën grupi i prokurorëve  do të mblidhet për të vendosur  për fatin e dosjes ku i akuzuar është edhe ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit  përfundon në 17 tetor kohë kur dosja ose duhet të dërgohet në gjykatë ose në të kundërtëtn duhet të kërkohet një zgjatje tjetër hetimore me tre muaj.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia  Italia dhe Mal të Zi por pritet që të vije edhe përgjigja e një një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të. Ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati një vit hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Ndërsa  për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria  ka  vendosur skuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe nje pike karburanti të dyshuara se të  krijuara nga veprimtaria kriminale.