PS: Berisha e trajton pasurinë kombëtare si plaçkë lufte

65

besnik-barePartia Socialiste në një Konferencë për Shtyp, përmes deputetit Besnik Bare, denoncoi situatën dramatike të keq shfrytëzimit të vlerave të Biodiveristetit. PS akuzoi Kryeministrin për dështimet e bujshme me mjedisin, duke e bërë atë përgjegjës për mosinvestim në këtë sektor dhe për keqinformim të publikut. PS akuzoi Berishën për shfrytëzim të paligjshëm të pasurive kombëtare dhe për degradimin e gjendjes së tyre.

’Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, ndërsa vitin 2013 si Viti Ndërkombëtar i Bashkëpunimit për Ujin. Edhe pse jemi vendi i dytw në Europë për nga pasuria ujore, edhe pse kemi patur një biodiversitet shumë të pasur, situata sot është dramatike për sa i përket keqshfrytëzimit dhe shkatërrimit të këtyre vlerave. Shqiptarët janë dëshmitarë të dështimit të bujshëm të kryeministrit, të 100 dështimeve me mjedisin, mbrojtjen e bio-diversitetit në kuadër të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm për ne sot e për fëmijët tanë nesër’’, – theksoi deputeti Bare.

Partia Socialiste ka denoncuar edhe shitjen e pasurive kombëtare dhe trajtimin e tyre si plaçkë lufte, nga Kryeministri Berisha.

’Verbëria e pushtetit dhe etja për përfitime ka vënë në rrezik si sasitë e ujërave por edhe larminë dhe pasuritë e shumta ujore të vendit tonë. Këto pasuri kombëtare janë shitur e plaçkitur si të ishin plaçkë lufte. As pushtuesit e huaj nuk janë sjellë kaq barbarisht me burimet natyrore shqiptare. Ne Krujën, Lurën, planet për diga tek kanionet Përmet – Skrapar i quajmë shkatërrim, Saliu i quan zhvillim. Ky është ndryshimi i madh midis nesh. Kjo qeveri në këto 8 vite ka dështuar në mbrojtjen e natyrës sepse asgjë nuk është bërë për të mbrojtur pyjet, ligatinat, burimet ujore, lumenjtë, liqenet, lagunat dhe mjedisin në përgjithësi’’,- denoncoi Bare.

Deputeti Bare denoncoi dhe situatën aktuale mbi shpyllëzimet dhe degradimet e lumenjëve, të cilët po shfrytëzohen barabarisht duke mos njohur ndalje.

’Ka vite që vihet re një shpyllëzim i egër, sepse druvarë politikë janë vënë të ruajnë mushkëritë e Shqipërisë. Sali Berisha premtoi rritjen e nivelit të  zonave të mbrojtura, mbrojtjen e pyjeve nga prerjet pa asnjë kriter. Ndërkohë sot që po flasim Lura dhe mjaft zona të mbrojtura janë në gjendje dramatike. Eksporti i druve të zjarrit e qymyrit të drurit lulëzon në kurriz të kësaj pasurie natyrore të rrënuar. Dhe pema që nuk pritet, digjet. Vetëm në vitet 2007  dhe 2012  janë djegur rreth 100 mijë ha pyje. Rritja e sipërfaqeve të zhveshura nga bimësia ka shtuar rrezikun e erozioneve. Sot kemi erozionin më të lartë në Europë, 20 deri 40 t/ha në vit dhe situata përkeqësohet nga dita në ditë.

‘’Lumenjtë, jo larg zyrës së kryeministrit pësojnë një shfrytëzim barbar. Po dëmtohen lagunat dhe liqenet. Rast simbolik është ai i Liqenit të Ohrid, nga më të vjetrit në botë dhe me shumë specie endemike. Një gjatësi prej 10 km e bregut të tij, është në rrezik nga  hedhja e inerteve të nxjerra gjatë punimeve për rrugën. Po ndërhyhet në habitatin natyral të liqenit pa asnjë kriter e pa asnjë masë mbrojtjeje, ndërkohë që Korani është drejt zhdukjes së plotë. Lidhur me faunën e egër, situata është alarmante. Gjuhet jashtë zezonit, pa kriter dhe ka specie të zhdukura apo në rrezik zhdukje’’– tha Bare./en.ko/