Berisha, Ramës: Shqipërinë do e bëjmë Amerikë

63

berisha beratPartia Demokratike ka çelur fushatën elektorale në Librazhd, ku prezantoi dhe kandidatin e saj për deputet për këtë rreth, Eduart Selamin. Berisha u bëri thirrje banorë të kësaj zone të të gjitha bindjeve politike të bashkohen për integrimin. Shefi i qeverisë ndërkaq i ka kthyer përgjigje edhe rivalit të tij politik lidhur me deklaratën e bërë gjatë takimit me banorë të Kombinatit se qeveria është investuar e tëra në infrastrukturë.

“E dëgjuat vetë mbrëmë, zoti Rama në një bisedë me qyetarët e Tiranës u tha atyre se cfarëdo ti kërkosh Kryeministrit, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhur dhe i ke të lodhur shumë nga rrugët. Jo zotëri, puna dhe punësimi janë qëndrimet e mia më madhore, fakti që në këtë rreth bizneset janë dyfishuar dëshmon se kemi nxitur dhe inkurajuar biznesin dhe zhvillimin e tij. Para se të flasësh të ftoj të ngjitesh me autobusin mavi deri në Cerbenikë, sipër do gjesh një lokal të madh ku festojnë dhe bëjnë dasmat si vend panomarik që është, qyetarët e Librazhdit. Pronari do të thotë se e bëra investimin se më erdhi rruga . Tani që deklaruam se do marrim vizat për SHBA dje deklaroi se të gjithë do shkojnë në Amerikë. Jo zotëri do shkojmë për vizitë, do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë. Të bashkohemi për punësim, mirëqënie dhe integrim. Alternativa tjetër e shpalli Shqipërinë karrocë për invalidin, Shqipëria është anëtare e NATO-s, meritoi statusin dhe do ta marrë, ti rri në autobus me xhamat e zi.  Të bashkohemi të gjithë pavarësisht nga bindjet” tha Berisha.