Kombëtarja ngjitjet e 38-ta në FIFA, përmirësohet rekordi

66

kombetarja38Kombëtarja shqiptare vazhdon ngjitjen në renditjen e FIFA-s. Për muajin qershor skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi është ngjitur në vendin e 38-të, nga vendi i 45-të që ishte në maj. Ky është një tjetër rekord për kuqezinjtë, të cilët të premten do të përballen me Norvegjinë në “Qemal Stafa”.

Sipas renditjes së re, Shqipëria ka fituar plot 50 pikë në krahasim me një muaj më parë dhe aktualisht numëron plot 690 të tilla.

Progresi i kuqezinjve gjatë muajve të fundit rrezikon dhe Norvegjinë, kundërshtaren direkte të sfidës së nesërme, e cila mban vendin e 29-të me 794 pikë. Nëse ekipi i drejtuar nga De Biasi do të arrijë të fitojë në “Qemal Stafa”, atëherë mund të parakalojë edhe norvegjezët.
Renditja e FIFA-s kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.