VOA: Rezultatet paraprake, e majta në avantazh të thellë

1360138580-228Në Shqipëri, ndërsa janë numëruar mbi 20 përqind e kutive të votimit, rezultatet paraprake për zgjedhjet e zhvilluara dje,  flasin për një fitore të thellë të koalicionit të majtë të drejtuar nga Edi Rama.
Në nivel kombëtar e majta llogaritet të jetë afër 16 pikë më shumë se koalicioni i djathtë i udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha. Opozita, sipas rezultateve deri në mesditë është në epërsi në 11 qarqe të vendit, me përjashtim të Kukësit.
Ajo që bie në sy, deri më tani, është fakti se e majta ndodhet në avantazh edhe në qarqe si Shkodra, Lezha e Dibra, të konsideruara historikisht si bastione të së djathtës. Të përkthyera në mandate, shifrat e deritanishme, do t’i jepnin opozitës mbi 80 nga 140 vende në parlament
Procesi i numërimit po ecën më ngadalësi. Ai nisi pak pas mesnatës por gjatë gjithë kohës, pothuajse në të gjithë qarqet e vendit është shoqëruar me ndërprerje të shpeshta. Deri në mesditë nuk ka patur asnjë deklaratë nga udhëheqësit e kampeve kryesore politike.

 

Rezultatet e përkohshme të numërimit

kuti-votimiNë rang vendi ka përfunduar numërimi për 44 vende numërimi nga 89 të tilla.

Tiranë

147 kuti nga 1422

E majta 26 500 vota

E djathta 18838 vota

 

Vlorë

78 kuti nga 432

E majta 14164

E djathta 6919

 

Elbasan

83 kuti nga 540

E majta 16555

E djathta 12 007

 

Lezhë

76 kuti nga 258

E majta 9957

E djathta 9015

 

Berat

84 kuti nga 302

E majta 19449

E djathta 7832

 

Gjirokastër

6 kuti nga 237

E majta 2685

E djathta 1106

 

Korçë

200 kuti nga 447

E majta 25447

E djathta 18021

 

Kukës

24 kuti nga 169

E majta 2336

E djathta 4013

 

Dibër

74 kuti nga 264

E majta 11018

E djathta 9350

 

Durrës

60 kuti nga 444

E majta 10533

E djathta 9350

 

Fier

106 kuti nga 574

E majta 26547

E djathta 13 020

 

 Shkodër

56 kuti nga 417

E majta 8343

E djathta 6008

 

(Update) KQZ: Pjesëmarrja e votuesve në shkallë kombëtare, rreth 53 për qind

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në shkallë kombëtare është rreth 53 për qind. Pjesëmarrjen më të madhe e kanë regjistruar Dibra 70 për qind, Berati e Kukësi 58 për qind, Elbasani dhe Korça 53 për qind, Tirana 55 për qind, apo Gjirokastra e Lezha 50 për qind, dhe më pak Durrësi e Fieri 48 për qind dhe Shkodra e Vlora rreth 44 për qind. KQZ po përpunon pa ndalim të dhënat e pjesshme që shkojnë aty nga secila zonë, ku vazhdon numërimi – thuhet ne nje njoftim te KQZ./ Dita/

 

Kukan: Berisha na tha se do ta pranojë rezultatin

kukanKryetar i delegacionit  të PE, Eduard Kukan, duke theksuar se zgjedhjet janë test i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërise, ka shtuar se liderët politikë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e tyre.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kryesocialistin Rama, Kukan u shpreh se zgjedhjet do të jenë fitorja e Shqipërisë dhe një hap përpara drejt Bashkimit Europian.

“PE po e ndjek me interes procesin zgjedhor. Është përgjegjësi e liderëve politikë për këtë mbarëvajtje të procesit zgjedhor, këto zgjedhje janë vendimtare për vendin, është fitore për gjithë vendin, për integrimin në BE dhe Evropë dhe të ardhmen evropiane” tha Kukan.

I pyetur nëse kryeministri Berisha do t`i pranojë rezultatet e zgjedhjeve Kukan u shpreh: “Berisha na tha se do ta pranojë rezultatin”

Duke iu refruar edhe njëherë ngjarjes së djeshme në Laç ku mbeti i vrarë simpatizanti i LSI-së dhe u plagos kandidati i PD-së, ai theksoi se ky ishte një akt kriminal për të cilin duhet të flasë drejtësia.

Eksploziv makinës së dytë të Sekretarit të PS, Vlorë

tritol-makinesSekretari i PS-së në Vlorë Kreshnik Tepelena, është goditur sërish. Makina e dytë në zotërim të tij, është qëlluar me armë duke u shpërthyer më vonë me sasi eksplozivi.

Po në mëngjesin e ditës së sotme, një tjetër sasi eksplozivi, i është vënë makinës tjetër të Tepelenës, me të cilin ai deklaroi, se lëvizte deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.

Ndërkohë mësohet nga të dhënat paraprake se makina e dytë, tip Range Rover drejtohej nga disa anëtarë të PS-ë, dhe pasi kishte pasur një defekt, makina ishte lënë në fshatin Llakatund.

Nuk ka akoma ndonjë prononcim policor në lidhje me këtë ngjarje.

 

PD i kundërvihet Rames: Kemi fituar ne, Rama shënon humbjen e radhës

rama (1)Në një Deklaratë për shtyp menjëherë pas liderit opozitar Rama, Majlinda Bregu ka deklaruar se opozita shënoi humbjen e radhës.

Rama nuk bëri veç përsëriti veten, siç bëri në vitin 2009 dhe në vitin 2011.

“Sondazhet tona dhe trendi i votes se qytetareve sot konfirmojne fitoren tone. Rama ka pasur nje pritshmeri te mos humbiste ndoshta shume thelle, por ju siguroj se humbje spektakolare nuk kishte menduar »,- deklaroi Bregu.

***

 

Rama deklaron Fitoren e Rilindjes

Menjëherë pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit lideri opozitar Rama doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi Fitoren e koalicionit opozitar.

Rama i drejtoi një apel edhe forcave të policisë që të zbatojnë ligjin dhe të vihen në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral.

Fjala e Rames:

“Së pari, bazuar në të dhënat tona operative, Rilindja ka fituar mbi rrënimin. E dyta, Aleanca për Shqipërinë Europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve. E treta, komisionerët dhe KQZ-ja kanë përpara ligjin elektoral, që përcakton qartësisht modalitetet se si duhet të veprohet kur arrihet limiti kohor dhe ka ende zgjedhës që presin. Vetëm zgjedhësit që presin kanë të drejtën e votimit. Qendrat e hapura në pritje të të tjerëve, ligji nuk i parashikon.

E katërta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori, Agron Kuliçaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë, që janë identifikuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit, është ora që të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral dhe të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit. Që do të thotë se ndërkohë që populli sovran është shprehur me votë, administrimi i mëtejshëm i procesit duhet të garantohet nga e gjithë administrata zgjedhore dhe Policia e Shtetit duhet të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën.

Vullnetin e popullit sovran nuk ka asnjë forcë që e ndal.

Nga ana tjetër u bëj apel të gjithë atyre, që si sot paradite në Laç, ashtu edhe në pika të tjera të territorit të vendit, kanë livadhisur në kundërshtim me ligjin dhe mbrojtjen e policisë, që të tërhiqen në skutat e tyre dhe të mos guxojnë t’u afrohen qendrave të votimit. Vota e popullit sovran është në kuti. Vendimi i popullit sovran për t’i hapur rrugë Rilindjes, është në kuti”,- deklaroi lideri opozitar Rama

 

Votoni për një ndryshim historik

kuti-votimiNga Poli Hoxha

Sot është një ditë e madhe, e rëndësishme, delikate për gjithë Shqipërinë dhe mbarë kombin. Janë bërë shumë zgjedhje në këtë vend të shumëvuajtur, por këto të sotmet shënojnë një gur-kufi, për përpjekjet, luftërat dhe shpresën e shqiptarëve, që të mos jenë më një vend thjesht gjeopolitik, në Evropën e zhvilluar. Sot është ditë e diel, por të gjithë duhet të çohemi më herët, të veshim rrobat më të mira si për një dasmë a festë, të kontrollojmë portofolin dhe xhepat, jo për ato pak lekë që na kanë ngelur në këtë javë të fundit të këtij muaji, por për të verifikuar kartën e identitetit apo pasaportën. Gra e vajza, shtëpiake apo të punësuara, të dhunuara apo në karrierë, që kanë halle jetësore apo një jetë “normale” si në Shqipëri, votoni sot, për të hapur përfundimisht dyert e Evropës. Kur vijnë evropianet në “Shqipërinë evropiane”, habiten me ju…por kur shkoni në shtëpi e hiqni nga trupi veshjet evropiane, mendoni gjithë natën për ditën e vështirë që iu pret të nesërmen. Nuk ju takon.

Të rinj e të reja, që e keni parë me sytë tuaj Evropën e vërtetë, apo edhe kur jua kanë treguar, apo edhe në televizion, mendoni… Jeni të zgjuar po aq sa një bashkëmoshatarë gjerman apo danez, jeni të bukur po aq, në mos më shumë. Doni shkollë e dije po aq, doni punë aq shumë. Mendoni pra vetëm 30 sekonda, pse jeni ndryshe? Kush është shkaku? Cilët janë autorët? Çohuni pra nesër në mëngjes dhe votoni ndryshimin, votoni kundër shpresëprerit, votoni kundër atij që promovoi dhe mori flamurin e demokracisë, kur ju sapo kishit lindur dhe sot jeni me diploma që s’ju hyjnë në punë. Jeni duke vënë loto për Itali-Brazil, me shpresën se do fitoni ca kacidhe… ju e dini që nesër do t’i humbisni. Këtë iu ofron sot kjo qeveri, ky sistem gjysmë demokratik. Votoni nesër për Aleancën, votoni për LSI, ku “ligjin” e bëjnë të rinjtë.

Të varfër e të pasur, qytetarë e fshatarë, biznesmenë, të punësuar që nuk merrni dot rrogat në datën e caktuar, të papunë që iu premtojnë e shpresoni më kotë që do gjeni një punë në mëngjesin që vjen, ngrihuni nesër me të vetmin qëllim: Votoni LSI, votoni LSI! Kreditorë e kredidhënës, që s’do gjeni kurrë paqe mes vetit me këtë sistem gjysmëdemokratik e gjysmëkapitalist, që shton rrjepjen në kurriz të varfërisë, duke harruar se kështu shkatërrohen të gjithë, votoni NDRYSHIMIN. Zemra e tij është programi i LSI. Krijojini vetes një mundësi të fundit, për veten dhe për të gjithë. Vetëm 5 minuta kohë dhe lexojeni, apo të konsultoheni me të njohur, miq e të afërt, se çfarë ofron programi i LSI. Çfarë ofron? Punë, punë, punë. Por si? Me projekte reale, me këmbë në tokë, me vizion dhe humanizëm, duke zhvilluar e ndihmuar biznesin, jo me hile, por projekte reale, duke konsideruan bujqësinë dhe turizmin, si resurset më të rralla e më të pasura të këtij vendi. Natyra e Zoti i ka dhënë gjithçka, por politikanë, që ti menaxhojnë për të mirën e të gjithëve, jo.

Të moshuar, veteranë, “të luftës” a jo, ballistë a legalistë, të përndjekur apo të akuzuar për hir të punëve që keni kryer duke ju akuzuar si “persekutorë”, çohuni nesër që në mëngjes e votoni për fëmijët, nipërit e mbesat tuaja, pensionin tuaj, që është më i turpshmi në botë, pension që jua thith fatura e dritave dhe ujit. Ju që keni punuar gjithë jetën dhe “ju luteni” fëmijëve, t’ju ndihmojnë për pagesën e recetës së ilaçeve. Votoni ndryshimin, se vjen shpejt nëse ikën gangrena 23-vjeçare. Votoni LSI, jo sepse është më “e bukura”, por sepse jep zgjidhje.

Kemi që në kohën e Gjergj Kastriot Skënderbeut që trokasim të palodhur, pa humbur shpresën në portat e Evropës. Sot është dita për t’i hapur përgjithmonë, sinjalin na e kanë dhënë. Si gjithmonë, e kanë lënë në dorën tonë, sot. Por sot çdo votë për ndryshim, është votë që ndryshon historinë e këtij vendi!

PS Apel: Votoni, sot duhet të vendosim për një gjeneratë

1360138580-228Partia Socialiste i është drejtuar me një apel shqiptarëve për të ushtruar të drejtën e votës përgjatë orëve që ngelen deri në mbylljen e afatit zyrtar.

“Edhe tre orë për të vepruar me votë në emër të popullit, edhe tre orë votoni pa pasur asnjë shqetësim, edhe tre orë për të mos humbur mundësinë që demokracia i jep njeriut për të vendosur për fatin e vendit, edhe tre orë për të nxitur të afërmit të bëjnë të njëjtën gjë.

Vota është respekt për ata që luftuan për liri, për fëmijët që nuk votojnë dot, votoni asnjë të mos mbetet pa votuar. Sot të vendosim për një gjeneratë”- mbaron deklarata e PS-së

 

Vrasja në Laç, prokuroria lëshon fletëarrestet për ngjarjen

Policia-incidentePolicia ka shpallur në kërkim personat e dyshuar si autorë të ngjarjes se Laçit, ku mbeti i vrarë përkrahësi i LSI-së, dhe u plagos kandidati i PD-së, i cili ka dalë tashmë nga spitali ushtarak.

Prokuroria ka shpallur në kërkim shtetasin Enver Curri, kunati i viktimës dhe shtetasin Kastriot Pufi, kushëri i kandidatit të PD-së Mëhill Pufi.

Më herët policia ka shoqëruar 7 persona, si dëshmitarë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lac, ku mbeti i vrarë simpatizanti i LSI-së, dhe u plagosën tre vetë, mes tyre edhe kandidati i PD-së.

 

 

PD: Rama-Meta kërkojnë përmbysjen me dhunë të qeverisë demokratike

Laura-Vorpsi-okPartia Demokratike ka reaguar në një deklaratë per shtyp ku akuzon Ramën dhe Metën  për përmbysje me dhunë të qeverisë demokratike.

Deklarata e plotë e e PD-së

Politikanet e nekro politikes vrapuan te nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike te Lacit, nje akt I paster terrorist ndaj kandidatit te Partise Demokratike, Mhill Fufi.

Politikanet e nekro politikes harruan te shprehin ngushellime publike per familjen e viktimes dhe te permendin plagosjen e kandidatit te PD dhe te afermit te tij nga persona, mbeshtetes dhe perkrahes te PS dhe aleateve te saj, disa prej te cileve  shkuan nga Tirana per motive te paqarta.

Keta persona, thirrjes te kandidatit tone, largohuni dhe mos ndani leke ketu i jane pergjigjur me arme, duke plagosur kandidatin e PD dhe te afermin e tij, Kastriot fufi.

Partia Demokratike denon cdo akt  dhune, fton qytetaret te votojne te qete, te marrin pjese te gjithe ne keto votime qe jane te nje rendesie jetike per zhvillimin dhe integrimin e shqiperise ne BE.

Partia Demokratike i shpreh ngushellimet familjes se viktimes dhe i uron sherim te shpejt kandidatit per deputet Mehill Fufit dhe te afermit te tij, Kastriot Fufi.

Partia Demokratike denon me ashpersi cinizmin, papergjegjeshmerine dhe thirrjen per dhune te çiftit Rama –Meta, qe te etur per pushtet shpallin se jane te gatshem me cdo mjet te permbysin qeverine demokratike.

Partia Demokratike ju kujton ketyre aventuriereve politike se vota e lire e shqiptareve do te respektohet me cdo cmim dhe se cdo mjet tjeter, perveç votes se lire, per te marre pushtetin, ka vetem nje pergjigje ligjore: deshtimin e plote dhe total te aventures  dhe aventuriereve te saj.

Duke perfunduar, Partia Demokratike falenderon perzemersisht te gjithe zgjedhesit shqiptare per pjesmarrjen e larte ne keto votime dhe fton cdo qytetar te permbushe detyrimin e tij politik dhe atdhetar, te vojne sot, te mos i mungojne shqiperise kete dite percaktuese per 4 vitet qe vijne